Pedofili në Shqipëri kërcënonte vajzat italiane

Dita

Policia italiane ka esktraduar nga Shqipëria drejt Italisë shqiptarin Dedej Hamet Suleiman, 68 vjec.

Denoncimi ndaj tij është bërë nga nëna e një vajze 14 vjecare, rezidente në provincën e Salernos, e cila prej dy vitesh nën kërcënimin me forcë ishte e detyruar të dërgonte me anë të rrjetit socal facebook, video erotike të realzuar me webcam.

Ndaj refuzimit të vajzës për t’i dërguar video erotike , 68 vjecari shqiptar kërcënonte duke bërë publik për të gjithë miqtë e tij në facebook filmime të mëparshme të saj.

Është ky rasti i parë në Itali, por dhe në Europë që një nënshtetas i huaj, pa shkelur në vendin e personit të dëmtuar nga akti i tij, arrestohet me krimin e dhunës me qëllim seksual i konsumuar me anë të internetit në dëm të një minorene 14-vjecare.

Hetimet e policisë italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare të qytetet të Tiranës kanë mundur të identifikojnë Dedej Hamet Suleiman me anë të linjës telefonike në të cilën ishte lidhur kompjuteri i tij. Në hard disk janë gjetur 52 filmime pedopornografike, imazhe të shumta vajzash të marra me webcam, imazhe të shumta të mbesës së tij minorene, si dhe fotografi të shumta të vajzës së tij mazhorene të marra ndërsa ajo kryente marrëdhënie intime me bashkëshortin e saj.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *