Pele alarmon Brazilin, sërish në spital

redaktor

Legjenda e futbollit, Pele i është nënshtruar të enjten një ndërhyrje kirurgjikale në prostatë pasi është shtruar në spital për herë të dytë brenda 6 muajve.

Tre herë fituesi i Kupës së Botës, tashmë në moshën 74 vjeçare, u shtrua në spital në nëntor 2014 për një infeksion urinar, pas heqjes së gurëve në veshka.

Zyrtarë të spitalit “Albert Einstein” në Sao Paoulo konfirmuan se Pele ndodhej i shtruar në spital, por nuk dhanë hollësi në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Ish-ylli i Santos ka shënuar 77 gola në 91 paraqitje me Brazilin.

Share This Article
1 Comment
  • Cfare ka per alarm ketu?74 vjec,te ze prostata,zemra,tensioni..Moshatari i tij Garinca vdiq ne mjeriim 40 vjet me pare dhe ky fatlumi e braktisi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *