Pele: Ja kush janë futbollistët më të mirë në botë

DITA Online

Legjenda e futbollit brazilian, Edson Arantes do Nascimento, i njohur shkurt me emrin Pelé, deklaroi se Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë lojtarët më të mirë në botë për momentin.

“Meqë jam një njeri me tre zemra, do të qëndroj te Messi, Ronaldo dhe Neymar”. Më i miri i të gjithë kohërave? “Atëherë do të them Pele”, – u shpreh mes të qeshurave 77-vjeçari, duke shtuar më tej se 1283 golat që ka shënuar gjatë karrierës së tij e bëjnë të pakrahasueshëm me të tjerët.

100 ditë para nisjes së Kupës së Botës, “Rusi 2018”, legjendës Peles iu kërkua edhe një mendim për skuadrën favorite.

“Do të organizoj një festë nëse Brazili shpallet kampion për herë të gjashtë në histori. E vetmja gjë që nuk mund të premtoj, – vijoi me humor Pele, – është pjesëmarrja ime në Rusi. Kanë mbetur vetëm 3 muaj…”

Pele shpjegoi më tej se ka menduar të bëhej futbollist që në moshën 3-4-vjeçare, sepse dëshironte t’i ngjante babait.

“Ishte ëndrra ime dhe Zoti më ndihmoi shumë për gjithçka që i kam dhënë futbollit”.

Pele ka arritur ta fitojë tri herë Kupën e Botës: në Suedi (1958), Kili (1962) dhe Meksikë (1970).

a.s/dita

Share This Article
2 Comments
  • Pele vertet asht legjenda e futbollit Brazilian.Por Messi qendron mbi Pele-n.Pele kishte rreflekse per tu admirue,por Messi i ka ma te sukseseshme,ma te shpejta ngacmimet,reagimet dhe shendosh e bukur me topin ne zotnim ne kambet e veta.Kjo vertetohet shume lehte.Messi driblon dhe nuk vritet.Pele driblonte po dilte me tegez jasht fushe.C’ka don te thote se Pele kishte nen nivel rrefleksin te krahasueshem me Messin.

    • Ore ti fanatik i mbarum enverist,

      PO KU E KE PARE TI MBRETIN E FUTBOLLIT, PELE MORE MAVRI FANATIKE?

      Me televizoret bardh e zi te Partise se Punes apo me antenat e Sigurimit te Shtetit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *