Legjenda e Brazilit, Pele, ka kritikuar yllin e Barcelonës, Neymar, për tendencën e tij të vazhdueshme për t’u rrëzuar në fushë lehtësisht.
22 vjeçari është kritikuar shumë nga trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, pas takimit të parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve dhe Pele ndjen se pohimet e argjentinasit për bashkëkombasin e tij janë të drejta.
“Mendoj se Neymar kërkon të krijojë faula dhe situata që nuk ekzistojnë. Ai të njëjtin problem e ka pasur te Santosi”.
“Ai është përmirësuar në shumë aspekte edhe pse futbolli është më i vështirë në Evropë. Eshtë më fizik dhe kjo do ta ndihmojë atë që të përmirësohet”, tha Pele për ESPN.
