Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, policia njofton masat e marra

Dita

Nga data 18 gusht deri në 25 gusht do të zhvillohet peligrinazhi i përvitshëm në malin e Tomorrit për kremtimin e festës bektashiane të Abaz Aliut.

Ndërsa mijëra pelegrinë do të vizitojnë malin e Tomorrit në festën rituale të përvitshme, Drejtoria Vendore e Policisë Berat në një njoftim për shtyp ka bërë të qarta masat e marra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të pelegrinazhit.

Gjatë 8 ditëve, do të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore në akset kryesore, për përballimin e fluksit të automjeteve, orientimin dhe marrjen e masave ndaj drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor si dhe parandalimin e aksidenteve automobilistike.

Këto masa janë shtuar për krijimin e një mjedisi sa më të sigurtë për të gjithë shtetasit vendas e të huaj që do të marrin pjesë në këtë pelegrinazh, ndërsa janë përcaktuar edhe vendqëndrimet të automjeteve të Personaliteteve të Larta Shtetërore.

Gjithashtu bëhet e ditur se është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë që transportojnë pllaka guri nga mali në qytet, për të mos kufizuar lëvizjen e automjeteve ndërsa mjetet të Transportit Publik duhet të ndalojnë qarkullimin nga aksi nacional për në Teqen e Kulmakut.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *