Pelegrini: Stili i lojës na solli titullin

redaktor

Manuel Pelegrini ka thënë se Mançester Siti tani mund të fillojë të flas për titullin e kampionit në Premierligë. Ai u shpreh i lumtur me triumfin e fundit ndaj Aston Villës, duke lavdëruar lojtarët e tij. Trajneri kilian i Mançester Sitit, Manuel Pellegrini, është shprehur tejet i kënaqur me fitoren 4:0 të Mançester Sitit ndaj Aston Vilës. Duke folur pas takimit, Pellegrini theksoi se tani skuadra e tij mund të flas për titullin e kampionit në Premierligë. “Unë isha shumë i sigurt se nëse do të vazhdonim të luanim ashtu, do të gjenin hapësirë për të shënuar një gol”, u shpreh Pellegrini. “Tani ne mund të flasim për titullin. Ne duhet ta fitojmë edhe ndeshjen e fundit kundër Uest Hemit”, shtoi tutje kiliani. Ky i fundit lavdëroi edhe futbollistët e tij, veçmas Yaya Touren, i cili arriti shifrën e 100 golave në Premierligë me golin e shënuar ndaj Villës. “Fuqia e Yayas është e pabesueshme. 100 gola në Premierligë është një numër i konsiderueshëm golash”, u shpreh Pellegrini. Me një fitore ose edhe barazim në ndeshjen ndaj Uest Hemit, City do të shpallej kampion në Premierligë, për të dytën herë brenda tri vjetësh.

Martinez

Pas Barcelonës dhe Mançester Siti dhe Arsenal kanë shfaqur interesim për Javi Martinezin. Ky i fundit pritet të largohet nga Bayern Mynih në fund të sezonin pasi është i pakënaqur me mos aktivizimin. Javi Martinez ka gjasa të mëdha t’i thotë lamtumirë Bayern Munich në fund të këtij sezoni. Reprezentuesi spanjoll nuk është i kënaqur te klubi gjerman me mos aktivizimin e rregullt, derisa po kërkon një skuadër të re. Pas Barcelonës interesim për ish anëtarin e Atletiko Madridit kanë shfaqur edh dy skuadrat angleze, Mançester Siti dhe Arsenal, raporton e përditshmja sportive katalunase, Mundo Deportivo. 25 vjeçari ishte transferuar në Bayern Mynih në verën e vitit 2012 nga Atletiko Madrid për rreth 40 milionë euro.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *