Shfuqizohen vendimet e mëparshme të qeverisë për miratimin e bonuseve për 5 HEC-e dhe anulohen procedurat e koncesionit për tre prej tyre – njofton keshilltari per media i ministrit te energjetikes, Dardan Malaj.
Me propozim të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar vendimet e mëparshme të Këshillit të Ministrave për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkuruese për dhënien me koncesion të hidrocentraleve sa më poshtë.
- Shfuqizim i vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.691, datë 16.08.2013 “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkuruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Selca 2 dhe Mesmal”.
- Shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.754, datë 05.09.2013 “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkuruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Gjergjovinë”.
- Shfuqizim i vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.606, datë 24.07.2013 “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkuruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Viliq”.
- Shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.607, datë 24.07.2013 “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkuruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Kolosjan”.
- Shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.608, datë 24.07.2013 “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkuruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Kalivar”.
Ndërkaq, bazuar në “Kodin e Procedurave Administrative”, ligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik-privat”, ashtu sikurse edhe shkresave të Agjencisë së Prokurimit Publik në të cilat janë evidentuar një tërësi shkeljesh materiale dhe proceduriale nga ana e Autoritetit Kontraktor gjatë realizimit të procedurave, Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri ka urdhëruar:
1 – Anulimin e procedurës së koncesionit me objekt “Ndërtimi i hidrocentralit Viliq”, e hapur me urdhërin Nr.655, datë 02.08.2013.
2 – Anulimin e procedurës së koncesionit me objekt “Ndërtimi i Hidrocentralit Kolosjan”, e hapur me urdhërin Nr.655, datë 02.08.2013.
3 – Anulimin e procedurës së koncesionit me objekt “Ndërtimi i Hidrocentralit Kalivar”, e hapur me urdhërin Nr.655, datë 02.08.2013.
Anulimet e procedurave të këtyre koncesioneve janë kryer, për shkak të aplikimit të gabuar të bazës ligjore, mosrespektimit të afatit kohor për dorëzimin e ofertave dhe mos respektimin e afatit të ankimimit të operatorëve të pakënaqur.
Për tre rastet e mësipërme, Ministri Gjiknuri ka urdhëruar analizimin e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore ndaj personave përgjegjës.
S’keni pse t’i shikoni nje per nje koncesionet e berishes.! Me 23 qershor populli e shfuqizoi berishen me gjithe koncesionet pas kesaj date.
Zhberja e koncesioneve duhet bere me logjiken ekonomike.Pra cka humbim apo cka fitojme financiarisht nga nje vendim i marre.Shqiperia ka nevoje te ndertohet.Mbi germadha nuk rrohet.Ish-ministri z.Mima eshte qytetar(jo ushtar) e specialist i mire.E kjo do te thote qe mundesia e gabimit te tij eshte e vogel.Mgjth edhe koncesionet e dhena nga ai duhen rikontrolluar,por jo me llogjiken e fitimtarit dhe humbesit.Pasi po dominoje kjo llogjike ai qe do te humbe jemi te gjithe Ne,te angazhuarit per nje rimekembje te “Nanes Shqiperi”.
pse vetem besimin e investitoreve vendas?dmth blerja e HEC TE BISTRICES,koncesionet ne porte minierat.dmth te huajt nuk preken.varja.
kam respekt per ju qe kini ardhur ne pushtet se kam parasysh Edin kur erdhi ne Bashkine e Tiranes Por eshte shpejt per te folur
Ne disa emrime me duket se po ja fusni kot por le te presim ndoshta jam i gabuar
nese prishni koncesionet , mesazhi eshte i qarte : kush do te investoje ne Shqiperi
eshte i pasigurte kur nderron qeverija.
Mbeshtesni ata qe kane ardhur, me kompromis mund te ndryshohet kontrata
ne pikat problematike. Asnje s’ ka ardhur per syte e bukur te Berishes por per te fituar.
Kjo vlen dhe per ju. Kapitalisti nuk eshte shoqate bamirese.
Ne se filloni me prishje e mendoni qe do gjeni te tjere gaboheni. Ata qe kane fuqi investuese
jane si pjestare te nje fshati. Lajmi do marri dhene e sdo afrohet njeri.
Mos humbisni kohe me inate e jo profesionalizem, qetesoni keta qe jane qe te vijne te rinjte.
Jepni siguri te kete vazhdimesi.
Shqiperija nuk eshte top destinacion sido qe ta enderroni ju.
Nuk po rrifen investoret per te ardhur tek ne , kete mos e harro.
Po ju kujtoj qe hidroenergjitiken dhe minierat ishin nen dominion e zotit meta
Problemi me i madh eshte per HEC-et Ulez, Shkopet e Bistrica 1 e Bistica 2 per te cilat eshte investuar dhe kryer rehabilitim pothuasje i pote i tyre dhe i eshte e dhene Kurumit me vler qesharake dhe qe nuk dihet as ajo vler ku ka shkuar.Fitimi i eshte vetem nje numer i madh punonjesish pa pune dhe fitimi i tyre ne dobi te te huajve.si do behet me keto HEC-e