Peleshi: Ftesa e Ramës, 24 orë para emërimit

anazapta

Nga kryetar i Bashkisë së Korçës, në postin e numrit dy të qeverisë së re. Niko Peleshi thotë se propozimin e Ramës për detyrën e zëvendëskryeministrit e ka marrë vetëm 24 orë para publikimit të emrave të qeverisë së re. Në një intervistë për GSH, Peleshi thotë se kabineti i ri do të ketë prioritet zbatimin e programit qeverisës dhe jo sulmin ndaj kundërshtarëve.

“Ftesën e kam marrë diçka më shumë se 24 orë para se emrat e qeverisë së re të deklaroheshin nga kryeministri i ardhshëm, Edi Rama. Por nuk jam vetëm unë i zgjedhuri i minutës së fundit. Për herë të parë, qeveria nuk ka qenë një produkt i konsultimeve apo produkt i ruajtjes së ekuilibrave politikë brenda partisë (duke përjashtuar këtu padyshim partnerin tonë strategjik që është LSI), por “Humbja në 2005 i ka bërë mirë Partisë Socialiste” duke pasur si prioritet ndërtimin e një ekipi të ri, të një ekipi pune. Më vjen mirë të konstatoj se ky ekip ka rrezatuar vullnetin e kryeministrit të ri, por edhe të aleancës sonë, për të punuar fort në bërjen realitet të Rilindjes, për të mos e lënë atë vetëm një slogan. Unë natyrisht që e përshëndes dhe jam shumë i lumtur që kjo qeveri është pritur shumë mirë nga të gjithë shqiptarët, gjë të cilën e vërej nga mesazhet, por edhe nga kontaktet e drejtpërdrejta me shumë njerëz, të cilët kanë marrë pikërisht këtë ndjesi kur kanë dëgjuar emrat e qeverisë se re, ndjesinë që premtimet tona dhe puna e madhe që na pret për ta ndryshuar Shqipërinë janë marrë seriozisht. Vota masive e shqiptarëve është lexuar ashtu siç duhet. Shqiptarët votuan në një përqindje shumë të madhe për ndryshimin. Kjo tregon se nuk është votuar thjesht për rotacionin, por është votuar për ndryshimin e Shqipërisë. Nuk do të kemi më ministra të cilët debatojnë apo kanë si funksion të parë spekulimin politik dhe sulmin apo mbrojtjen ndaj kundërshtarëve, por kanë si prioritet, punë të parë dhe të fundit, zbatimin e programit tonë qeverisës”, thotë ai për GSH.

Share This Article
3 Comments
  • Mire ju qe pranuat pa hezitim,po Mimi Kolelli kur Rama i beri thirrje per te qene ne drejtim te bashkis,fillimisht nuk pranoj,po kur Rama i tha po se beme bashk kush do ta bej.Kto fjal e preken ne seder dhe pranoj,sot do bejn edhe Shqiperin.

  • Ju pershendes dhe ju uroj suksese ne postin e zv/kryeministrit, Juve dhe gjithe ekipit qeveritar z. Peleshi !
    Eshte nje ekip i perzgjedhur midis me te mireve nga ana e Edi Rames.
    Perzgjedhja ishte bere qe kur u caktuan kandidaturat per deputet.Fitorja e ekipit ishte e thelle.
    Nga ky ekip fitues Edi Rama numd te caktonte cilindo ne keto poste qeveritare,por , juve u takoi fati te qeverisni te paret dhe te nisni rrugen e madhe te Shqiperise nen Edin K/Minister.
    Kjo eshte Nder dhe Pergjegjesi per juve ! Ne votuesit kemi besim te plote se do te punoni me perkushtim dhe ndjenje te larte atdhetare per zbatimin e programit .
    Fillimi i mbare gjysma e punes- thote populli.

    Ne intervisten tuaj per Gazeten Shqiptare thoni :

    1. …” nuk është votuar thjesht për rotacionin, por është votuar për ndryshimin e Shqipërisë ”. Keshtu eshte ! Por Ndryshimi ka prioritet te pare Ndryshimin dhe vendosjen ne binar te sistemit te drejtesise. Vota e popullit ka kerkese te pare venien para drejtesise te vrasesve,hajduteve qe vazhdojne te vjedhin ende , qe nga Sali Berisha. Ne se kjo nuk ndodh te tjerat do te jene anemike dhe nuk do ta sjellin dot ndryshimin ose do ta zbehin.
    Most e thuhet si Berisha nga juve se : “ I tham premtimet k/korrupsionit per fushate elektorale “.

    2. “ Nuk do të kemi më ministra të cilët debatojnë apo kanë si funksion të parë spekulimin politik dhe sulmin apo mbrojtjen ndaj kundërshtarëve, por kanë si prioritet, punë të parë dhe të fundit, zbatimin e programit tonë qeverisës”

    Ministrat duhet te punojne, te jene korrekt me detyren dhe me ligjin. Te jene transparent ne public per punet qe bejne. Te kontrollojne dhe te vene para pergjegjesise administrative apo edhe ligjore penale vartesit e linjes qe abuzojne dhe mund te vjedhin.
    Opozite qeveria duhet te kete popullin dhe Jo Saliun ! Te krijojne mundesira dhe realitete punesimi dhe rritje te mireqenies te popullit dhe njerezve hallexhinj.
    Llogari qeveria dhe Ministrat duhet te japin ne Kuvendin e Shqiperise. Dhe dita e gjykimit per ta do te jete fundi i mandatit. Gjykim do t’jua beje ky popull qe ju çoi aty si deputet dhe si ministra.

    3. “Humbja në 2005 i ka bërë mirë Partisë Socialiste”

    – Humbja ne 2005 nuk i beri vetem mire , por e transformoi PS-ne nga mentalitetet e vjetra. Kjo merite i takon pa dyshim Edi Rames dhe juve te rinjve si pjese e ekipit te tij ne nje PS te reformuar me nje vision te ri !
    Nuk duhet studiuar vetem “ Libri i gabimeve te Saliut “ ne qeverisje , Por edhe “ Libri i Gabimeve te PS deri ne 2005 “ Edhe libri i gabimeve te LSI-se

    Te perzgjidhen ne postet drejtuese Z/ministra e deri tek drejtoret ne rrethe njerez me integritet te plote. Jo te jene drejtor thjeshte e vetem Partiak ( militant te semure qe humbasin toruan per bindjet partiake), por njerez te afte profesionalisht, te komunikushem me njerzit, te njofin e zbatojne ligjeshmerine dhe te dine te punojne me ekipet qe do te kene ne vartesi, Tu thuhet dhe Ta mbledhin mendjen Top nga idea se do te vene aty vetem per te vjedhur siç bene drejtoret e Saliut apo edhe te Nanos due Metes qe humbi pushtetin me ta. Te hiqet dore nga riciklimi i disave qe kane qene drejtora apo zv/ministra me Nanon e te tjere dhe kapardisen e janë bere gati per te vajtur aty me çdo mjet. Disa te tjere qe janë drejtora aktualisht ose te punesuar kerkojne te vene drejtora aty ku duan ata.

    Dhe se fundi z. zv/ Kryeminister Qeveria e re duhet te prishij lidhjet e krushkut e krushkes,te vjerrit e dhenderrit, te babait e djalit, te kunatit e kunates te fisit e sorrollopit .Te njerezve qe marrin rrogen ne ndermarrje te ndryshme locale dhe nuk vene ne pune fare por i bejne hizmet biznesit te tyre ,apo janë ne pension dhe mbahen te punesuar. Ky fenomen ekziston edhe poshte ne pushtetin vendor , prandaj te verifikohet dhe te rregullohet duke punesuar mundesisht nevojtaret qe kane ngritur koken perpjete e luten tek Zoti.
    Besoj se diçka do ju vleje nga sa thashe me larte ne se do t’ju vijne ne vesh .

  • Natyrisht, edhe pse jam ne anen e PD nuk po ri pa te uruar suksese ne punen tende te re ne cilesine e ZV Kryeministrit te qeverise Shqiptare.
    Por gjate 4 vjeteve te ardheshme eshte e mira te kesh parasysh:
    1. Te mos besh punime apo vepra si kalldremet e Korces, ne te cilet guret e palatuar kane boshllek me njeri tjeterin dhe jane mbushur me rere. Gje kjo e papare ndokund. Po ashtu jo dhe si kalldret e rrugeve mbi Mitropoline ne drejtim te Shen Thanasit, ku majat edhe cepat e gureve, qe mos te te shpojne kembet duhet qe tabanin e kepuceve ta kesh prej hekuri.
    Duan te thone se , po e perseris, duan te thone se dikush ka paguar me shume se sa eshte bere pune dhe pjesen e mbetur te lekeve e ka bere nje shtepi mbi 500 mije euro.
    2. Dua qe te mos besh punime apo vepra si puna e te shemtuares pedonale te Korces, qe jo vetem eshte asimetrike, jo vetem eshte e cuditeshme por nderpritet nga nje rrugekalim per automjete midis sheshit para kishes qendrore te Korces dhe asaj pjese te pedonales, sepse rreziku u aksidenteve dhe mish mashi qe krijohet aty eshte i pamerituar per qytetaret e Korces.
    3. Mos ler vende ne qytete e Shqiperise si hyrja e qytetit te Korces(kur vjen nga Tirana) qe eshte e mbushur me plehra dhe objekte pislleqesh sa te vjen turp ta shikosh apo akoma me keq t’ja tregosh ndonje te huaji.
    4. Mos ler ne qytetet e tjera te Shqiperise trotuar si ai poshte bankes e deri ne ish trrikotazhi sepse ai nuk eshte trotuar por eshte i njejte me ato rruge ku behen gara makinash me rrezikshmeri te larte per jeten e drejtuesave te makinave.
    E mira eshte te mos besh ne deytren e re , per te cilen edhe njehere te uroj, pra te mos besh ato ynere qe bere ne Korce. Kjo sepse aty ke pergjegjesine per gjith Shqiperine dhe jo vetem per nje qytet qe e ktheve ne me provincialin e qyteteve te Shqiperise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *