Me ndarjen e re territoriale, bashkitë do të jenë më të fuqishme, çka do të thotë më shumë para dhe fonde nga qeveria. Kështu u shpreh zëvendëskryeministri Niko Peleshi gjatë inaugurimit të përfundimit të punimeve të rrugës Balëz-Letan, në komunën Bradashesh, Elbasan.
“Sot jemi një ditë pas një ngjarjeje shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, që është reforma territoriale Administrative. Tani do të kemi bashki më të mëdha, më të fuqishme, kapacitete të shtuara, por edhe më shumë para dhe fonde edhe nga qeveria, por edhe më shuam fonde që çlirohen nga kursimet e reformës”, tha Peleshi.
