Qeveria shqiptare siguron mbështetjen e Gjermanisë në lidhje me integrimin. Ambasadori gjerman Helmut Hoffman në një takim me zëvendëskryeministrin, Niko Peleshi, tha se vendi i tij do të vijojë të investojë në Shqipëri, ndërsa vlerësoi programin e qeverisë dhe projektet e parashikuara. “Gjermani ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e vet Integrimit në strukturat e Bashkimit Europian dhe jo më pak për këtë arsye vazhdojmë të angazhohemi në Shqipëri. Vendi juaj posedon një potencial të madh edhe për këtë arsye në do të vazhdojmë ta ndihmojmë”, tha Hoffman. Peleshi ftoi Gjermaninë të jetë pjesë e bashkëpunimit në të ardhmen me Shqipërinë në dy projekte prioritare të qeverisë Rama, atë të menaxhimit të integruar të ujërave dhe të mbetjeve. “Republika federale e Gjermanisë është donatori i dytë i madh për Shqipërinë për periudhën 2000- 2012 me një vlerë angazhimi prej 715 milion euro dhe çka është më domethënëse është donatori parë dypalësh. Tregues i rëndësishëm është angazhimi i qeverisë Gjermane gjatë dy protokolleve të fundit 2010- 2012 me një fond prej 117 milion euro,” tha Peleshi.
