Zëvendëskryeministri Niko Peleshi u takua sot me fermerë të qarkut Korçë.
Në qendër të takimit ishte nisma e qeverisë për formalizimin e sektorit bujqësor.
Rajoni i Korçës është shumë i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, pasi përbën fushën e dytë bujqësore më të madhe në Shqipëri, pas Myzeqesë.
Sipas Peleshit, pajisja me NIPT, nuk ngarkon me asnjë kosto shtesë fermerin, por rrit mundësitë e daljes lirshëm në treg.
“Është për të ardhur keq të shikosh ish ministrin e Financave, tetë vjet në detyrë të dalë kundër nismës sonë për formalizimin e bujqësisë. Është për të ardhur keq kur spekulohet me shitjen e prodhimeve, ndërkohë që këtë vit, ne kemi shifrat këtu, pothuaj është dyfishuar eksporti i shumë prej prodhimeve tona, duke filluar nga molla, nga kumbulla që është shitur plotësisht. Eksportet janë dyfishuar, gjë që tregon se jemi në një vit të mirë” – thotë zv.kryeministri ish, kryetar bashkie i Korcës.

Mos u merrni shume me fshatarin nga Rakicke e Korces, nga breke-grisur u be mliarder. Te gjithe mbajme mend kur ky toc i qeverise se Sales do te tatonte Kazanet e Rakise, kur kishte lene pa leje mijera bisnese te vegjel dhe te medhenj qe punon ne te zeze qeverise. Ky ishte nje cope financieri sektori ne nje kooperative bujqesore bujqesie ne Prenjas dhe ne tete vite i besuan financat e vendit qe e coi Shqiperine ne humnere dhe la 1 miliard euro borxhe, prokuroria rri e ben sehir kete mega-hadut dhe shume te tjere hajdute te SHQUP-it..
Nuk ua ka fajin fshatari nga Rakicka por ky lloj formalizimi Pe leshi qe po e mbyt ekonomine. Ik degjoji fermeret se cfare mendojne. Pastaj perse kapet me Boden kur kete reforme po ia kundershtojne te vetet si Arben Malaj pervecse te gjithe studimeve ekonomike mbi formalizimin e ekonomise. Keshtu eshte kur te rrembyer nga arroganca dhe injoranca doni te sillni ekonomine formale pa ia pasur idene se si duhen hedhur themelet e punes. Shkoni shfletoni ndonje liber ekonomie mbi kete teme se jeni analfabete.