Zëvendëskryeministri Niko Peleshi zhvilloi një vizitë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork ku morri pjesë në Debatin e Nivelit të Lartë mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Duke folur për Shqipërinë, numri 2 i qeverisë shqiptare tha se axhenda e re për vitin 2030 është forcimi i vlerave demokratike , forcimi i ligji dhe rritja ekonomike.
“Axhenda e re për vitin 2030 është e zbatueshme në mënyrë universale dhe ka të bëjë me të gjithë ne, të gjitha vendet, me gjithë ndryshimet tona dhe realitetet kombëtare të largëta me njëra tjetrën. Ka të bëjë sigurisht, edhe me vendin tim, Shqipërinë. Më lejoni të shpjegoj shkurt se çfarë domethënie ka qëndrueshmëria për ne, për të tashmen dhe vitet që vijnë; Do të thotë përforcim i zotërimit të ligjit, forcim i vlerave demokratike të shoqërisë sonë, rritje të performancës ekonomike, mirëqenie për njerëzit, duke thelluar harmoninë tonë shoqërore me bazë të gjerë. Si themele të rrugës sonë të zhvillimit, kohezioni social, bashkjetesa fetare dhe bashkëpunimi janë asetet kryesore të shqiptareve, kudo ku ata jetojnë” deklaroi Peleshi.
“Reforma e sistemit gjyqësor, punësimi i të rinjve, gjithëpërfshirja për personat me aftësi të kufizuar kontribuojnë në zhvillim” u shpreh zv/kryeministri.
Ndërsa theksoi se fuqizimi i grave dhe vajzave, elemente kyç të përparimit tonë.
Niko Peleshi nënshkroi në emër të Shqipërisë, Marrëveshjen e Parisit për Ndryshimet Klimatike. Ceremoni e zhvilluar me praninë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon. Marrëveshja u nënshkrua nga më shumë se 170 liderë botërorë.
