Peleshi për Ramën: Apeli për të votuar vetëm kandidatët e mazhorancës, sjellje normale politike

Dita

Numri dy i qeverisë, Niko Peleshi u jep përgjigje kritikave të ardhura pas thirrjes së kryeministrit për të mbështetur me votë vetëm kandidatët e mazhorancës, me qëllim që pas 21 qershorit kryebashkiakët e rinj të mund të bashkëpunojne me qeverinë qendrore.

I ftuar në studion e Adi Krastës, Peleshi tha se eksperienca ka dëshmuar se kryebashkiakët e opozitës nuk kanë aplikuar për projekte dhe se kanë qasje refuzuese ndaj qeverisë, me qëllim që të krijohet zhgënjim.

Sa i përket deklaratës së kryeministrit, Peleshi e konsideroi atë si një sjellje normale politike.

“Ju besoni se Merkel bën thirrje për të votuar socialdemokratët?! Është sjellje normale politike. Në këto zgjedhje, po shkojmë me dy qasje; një qasje është ajo e kandidatëve tanë me projekte dhe qasja tjetër, e opozitës, që flet për mungesë shprese”tha Peleshi.

Sa i përket komunikimit publik në fushatë, Peleshi tha se qëllimi kryesor i mazhorancës është evidentimi i asaj çfarë është realizuar deri më tani.

“Në këtë fushatë jemi për të treguar se cfarë mundëm të bënim në kaq pak kohë. Do vazhdojmë të tregojmë se mund të bënim më tepër nëse nuk do kishim fatura për të paguar. Tani që shlyerja e borxheve po shkon drejt fundit, burimet e financimit për pushtetin lokal janë më të mëdha. Ne shkojmë për t’u treguar shqiptarëve se ka shpresë, se ka mundësi” tha Peleshi.

Share This Article
11 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *