Sfida jonë, pritshmëritë e larta për vende pune (INTERVISTË)

redaktor

Më shumë se katër vite në krye të Bashkisë së Korçës i mjaftuan për të bërë ndryshimin, duke rënë në sy si një administrator i mirë qyteti. Kjo gjë duket se e bindi edhe kryeministrin aktual t’i ofronte postin e Zëvendëskryeministrit. Sot, Niko Peleshi është krahu i djathtë i Edi Ramës. Në zyrën e tij, hyjnë e dalin njerëz, “pritshmëritë e popullit janë të mëdha dhe duhet t’u përgjigjemi, në mos me zgjidhje konkrete, të paktën t’i begenisim”, shprehet Peleshi, në fillim të bisedës. Nga ana tjetër, atij i është ngarkuar edhe detyra e drejtuesit të Task-Forcës për energjinë elektrike, teksa na tregon se më shumë se gjysma e energjisë vidhet, detyra e tij është ta përgjysmojë këtë fakt. Dhe ajo ç’ka na garanton është se nuk e ka menduar rritjen e çmimit të energjisë për qytetarët. Në një bisedë për “Dita”,  Peleshi tregon projektet brenda mureve të Kryeministrisë dhe ato ç’ka kanë dalë e do të dalin jashtë saj.

Zoti Peleshi, jemi në prag feste, ku do i festoni Pashkët këtë herë?

Do të iki në Korçë së bashku me kryeministrin Rama, ku përveç Pashkëve, kemi edhe një aktivitet tjetër për legalizimet. Do të qëndrojmë atje gjithë natën, me pak fjalë edhe punë, edhe festë.

Më mirë të jetosh e punosh në Korçë, apo në Tiranë?

Unë e kam herën e dytë që vij në Tiranë. Kam kaluar pesë vite të studimeve këtu. Kuptohet, ajo është shumë e ndryshme nga e ardhura e tanishme, pasi ka qenë një jetë studentore dhe e ngarkuar. Unë kam studiuar për elektronikë, ka qenë një degë e vështirë, që më merrte shumë kohë të ditës.

Çfarë kujtoni ju nga jeta studentore në kryeqytet?

Jeta studentore ka pasur bukurinë e vet, duke pasur parasysh që unë kam qenë student në brezin e ndërrimeve të sistemeve. Kështu që ajo periudhë është shoqëruar me Lëvizjen e Studentëve të Dhjetorit, është një periudhë që nuk harrohet në historinë time jetësore. Këto gjashtë muaj që kam filluar jetën dhe punën në Tiranë, mund të them se 99 për qind të kohës e merr puna, kështu që Tirana është një vend pune për mua. Kam shumë pak kohë për familjen, ndonëse kam tre fëmijë dhe në moshë të vogël, që kanë nevojë për t’u qëndruar pranë. Por ma kompenson gruaja këtë pjesë.

Kjo është një kosto që do e paguani për shkak të pozicionit që keni…

Çdo arritje në karrierë apo në profesion, sigurisht që ka koston e vet, që për fat të keq e paguan familja. Unë shpresoj që pjesa tjetër e familjes, pra gruaja, ta kompensoj edhe pse ajo punon në një kompani private që ka nevojë për kohën e saj, vazhdon dhe doktoraturën që i merr një pjesë të mirë të fundjavës. Këtë kosto jemi duke e paguar, megjithatë mundohem të paktën të dielave të qëndroj me fëmijët.

E keni ushtruar ndonjë herë profesionin e inxhinierit?

E kam ushtruar, por në sektorin privat. Pasi kam përfunduar studimet, kam pasur një biznesin tim. Unë kam qenë jashtë politikës deri në fund të vitit 2004. Kam pasur një kompani që merren me teknologjinë e informacionit, harduere, softuere etj. Në vitin 2000, si pjesë e komunitetit të biznesit të qytetit të Korçës, jam zgjedhur kryetar i Dhomës së Tregtisë. Këtu është dhe fillimi i jetës sime publike, por jashtë politikës. U angazhova në këtë institucion për katër vjet dhe më pas vendosa të hyj në politikë pas një oferte të qeverisë së asaj kohe, për qenë Prefekt i Qarkut Korçë.

Kemi parë shpesh që biznesmenët në një moment të caktuar i futen politikës. Për ju erdhi si një nevojë e brendshme, apo e patë politikën si një mundësi për të zgjidhur hallet e biznesit?

Është e vërtet që politika ka koston e vetë. Në fakt mendoj që është edhe e brendshme për çdo njeri. Ka njerëz që kanë ambicie që të mos ndryshojnë vetëm jetën e tyre, por dhe jetën e të tjerëve. Unë për çdo kohë kam menduar se jo vetëm politika është instrumenti që të ndihmon për t’u ndier i realizuar edhe në këtë dimension. Por mbas katër vitesh pune intensive si kryetar i Dhomës së Tregtisë, kuptova që instrumenti më i fuqishëm vendimmarrës sidomos në Shqipëri, ku dhe presioni apo influenca e shoqërisë civile nuk ka qenë në nivelin që të imponoj politikat dhe vendimmarrjen, është politika. Aty mund të realizosh idetë e tua dhe ambicien, ku mund të lësh një gjurmë me punën tënde, se sa në forma të tjera.

Më konkretisht, pse një biznesmen futet në politikë?

Një biznesmen (edhe pse unë nuk kam qenë një biznesmen i madh), duhet të hyj në politikë, mendoj se nuk është kaq paradoksale përgjigjja, sepse në fund të fundit njeriu përpiqet të jetë sa më i kënaqur edhe i lumtur, edhe jo domosdoshmërisht lumturia dhe kënaqësia lidhet me sasinë e parave që ke. Së fundi kam lexuar një studim, sipas të cilit përqindja e lumturisë në radhët e miliarderëve ishte më e vogël se përqindja e lumturisë në radhët e shtresës së mesme.

Në fakt, ju arritët të lini një gjurmë, sidomos në qytetin e Korçës, ku e administruat për më shumë se katër vite…Po tani çfarë pretendoni nga posti i zëvendëskryeministrit?

Unë mendoj se nuk ka kënaqësi më të madhe nëse njeriu realisht me punën që bën arrin t’u shkaktojë kënaqësi të tjerëve. Mendoj se përmes punës që unë bëj, arrij të marr kënaqësi sa herë realizoj apo kam një arritje. Jam ndarë nga qyteti i Korçës me këtë kënaqësi me vete, sepse të paktën sot dëgjoj jo vetëm nga qytetarë, por dhe nga të tjerë që Korça ka arritur të jetë një nga qytetet më të mbrojtura në Shqipëri. Pra, i ka shpëtuar dallgës së masakrave urbane, ka arritur të ruaj fizionominë e vetë si qytet dhe të përmirësohet dhe përshtatet me kërkesat e kohës, siç është rikonstruksioni i qendrës së qytetit, si një vlerë e shtuar për qytetin.

Zoti Niko, nga pozicioni i mëparshëm besojmë se duhet t’ju kenë trokitur shumë njerëz në derë për të zgjidhur hallet dhe problemet e tyre. Nga ana tjetër qeveria ka diçka më shumë se 6 muaj që ka ardhur në pushtet dhe shumë njerëz kanë kërkesa. Si i përballoni ju këto?

Në Shqipëri apo ne vende të një standardi jo të lartë ekonomik, politika lidhet gjithnjë e më tepër me jetën e përditshme të çdo njeriu. Ndaj dhe ne jemi një nga shoqëritë më të politizuara në këndvështrimin tim. Njerëzit presin që politika t’u zgjidh gjithçka, duke filluar nga puna, nga buka e përditshme dhe deri te kërkesat e tjera. Sfida më e madhe që ne kemi si qeveri që do ta shoqëroj vazhdimisht, është pritshmëria e madhe e qytetarëve shqiptarë. Shteti në perceptimin publik është punëdhënësi më i sigurt që të garanton një vend pune të paktën për një mandat politik, pasi fillon pasiguria e rotacionit politik që vjen me vete edhe nga ndryshimet politike ndaj të cilave ne nuk jemi shëruar akoma, por jemi duke u përmirësuar. Duke qenë një pritshmëri kaq e lartë, natyrisht që kjo na i bën punën pak më të vështirë, sepse nuk është kollaj t’i thuash një qytetari mos prit punë nga ne sepse t’i duhet ta gjesh vetë atë. Po ashtu nuk është e lehtë që t’i shpjegosh se qeveria natyrisht mund të hap një vend pune, po jo detyrimisht duke të dhënë ty një vend pune në administratë, por duke ndihmuar dhe kontribuar që ekonomia të rritet në mënyrë të tillë që të krijohen vende të reja pune. Njerëzit nuk janë kaq racionalë dhe kanë të drejtë, pasi kanë votuar masivisht për këtë qeveri, të presë sukseset që lidhen me përmirësimin e jetës së tij. Nga ana tjetër, ai që është lajm i mirë sot, është fakti se kemi arritur të ndërtojmë një marrëdhënie begenisje ta themi në gjuhë popullore, dhe qarje halli me qytetarët, mendoj se dhe nëse nuk arrin dot të plotësosh nevojën, ndihen mirë. Po t’i referohemi shprehjes së popullit, së paku tanimë thotë “punën nuk ma zgjidhi, po hallin ma qau”.

Mos po begenisni shumë këto kohë dhe keni më pak vepra?

Mundohemi të begenisim sa më tepër në kuptimin e mirë të fjalës, jo në kuptimin që t’i ngopim me lugën bosh. Natyrisht edhe nëse nuk e plotëson dot një kërkesë sot, të paktën qytetarët kanë nevojë të sqarohen se kush do jetë pritshmëria e tyre, si po shkojnë punët dhe çfarë duhet të bëj qeveria. Unë mendoj se këto 6 muaj nuk kemi mundur të fusim në punë të gjithë qytetarët e papunë, por nga ana tjetër kemi hedhur disa baza shumë të shëndosha për ekonominë dhe për biznesin që të jetë punëdhënësi më i madh në vend. Buxheti i këtij i viti ishte një sukses, marrëveshja me FMN dhe BB ishte një tjetër sukses, siç besoj e keni ndjekur edhe nga ekspertë ndërkombëtarë. Kjo ishte një arritje dhe për Fondin Monetar, sepse ka hyrë në një marrëveshje të orientuar jo nga masat shtrënguese, por nga rritja. Dhe ky nuk është një lajm i mirë vetëm për qeverinë, por për të gjithë vendin, sepse një ekonomi e orientuar nga rritja, premton hapjen e vendeve të reja të punës.

Zoti Peleshi, në tetë vitet e Partisë Demokratike, posti i Zëvendëskryeministrit ka qenë më shumë një post honorifik. Këtë herë kemi një Zëvendëskryeministër që mban vetëm këtë post. Në këto kushte, sa i lirë jeni ju për të bërë detyrën e numri dy të qeverisë? Ju krijon Kryeministri mundësinë të bëni punën tuaj?

Është e vërtetë që pozicioni i Zëvendëskryeministrit në të kaluarën ka qenë një post honorifik, pasi ka mbajtur edhe një tjetër portofol. Të kesh një portofol tjetër nuk e di se sa kohë mund t’i kushtosh postit të Zëvendëskryeministrit. Mendoj se është bërë një lëvizje e duhur, sepse unë sot që s’kam tjetër portofol vështirësish, arrij të përfshij në axhendën ditore gjithçka që më duhet brenda një dite. Unë kam disa drejtime që i ndjek në mënyrë specifike, siç janë investimet e huaja dhe koordinimi i ndihmës së huaj. Është një departament që ka ekzistuar brenda Kryeministrisë, por tani e kemi fuqizuar, ku kemi 28 nëpunës tashmë nga tetë që ishin më parë. Investimet e huaja janë sfida kryesore për ne si qeveri. Është një faktor shumë i rëndësishëm, sepse është ndaluar kredimarrja, dhe remitancat janë në rënie. I vetmi stimulim i rritjes ekonomike është shtimi i investimeve të huaja private në vend.

Që do të thotë?

Do të thotë se kemi një Zëvendëskryeministër që i ndjek posaçërisht punët. Kemi një njësi të investimeve të huaja që merret me nxitjen. Jemi duke punuar për një ligj të ri për investimet e huaja në Shqipëri, që do të jetë një evolucion në bërjen e vendit tonë atraktiv për investitorët e huaj. Eksperienca e këtyre viteve nuk është aq e mirë dhe ne nuk mund të kënaqemi me aq investime të huaja sa janë bërë në Shqipëri. Nuk kemi histori suksesi që të nxisim investitorë të tjerë, por në të kundërt të kësaj kemi prodhuar histori dështimi me investitorë të cilët kanë shfaqur interes për të investuar në Shqipëri, por më pas janë përballur me një rrjet burokratik madje dhe korruptiv që i kanë stepur. Këta kanë hapur një imazh negativ që ka ndaluar dhe investitorë të tjerë të vijnë në vend. Jemi me mundësi të mëdha zhvillimi, dhe po marr si shembull sektorin e turizmit.

A duhet të kemi ne vërtetë pritshmëri të mëdha nga turizmi?

Sigurisht. Vetëm po të përmend bregdetin që është rreth 400 kilometra, është ende i vetmi bregdet i pazhvilluar në Mesdhe, ç’ka do të thotë një mundësi për investitorët e huaj për të investuar. Rreth 70 për qind e këtij bregdeti është i virgjër. Në 23 vjet s’kemi tërhequr dot asnjë investitor të madh në këtë sektor. Pa folur më pas për sektorin energjetik dhe hidrik. Ne përdorin vetëm një të tretën e mundësive, duke lënë pa përdorur dy të tretat. Për të vazhduar më tej me bujqësinë dhe sektorë të tjerë.

Zoti Peleshi, ju jeni dhe drejtuesi i Task-Forcës për energjinë elektrike. Jemi në një situatë shumë të komplikuar sa i përket këtij sektori. Përveç mosmarrëveshjes me kompaninë çeke, CEZ, kemi dhe humbje të mëdha në rrjet që vijnë nga mos pagesa e faturave dhe nga vjedhjet…

Ne kemi një humbje në nivele të turpshme. E kemi trashëguar në nivele rreth 50 për qind. Sot, jo vetëm si efekt i punës së Task-Forcës, por dhe si mobilizim i CEZ-it në vetvete dhe bashkëpunimi me institucioneve të tjera, është ulur me katër për qind humbja dhe janë rritur arkëtimet me rreth 22 milionë dollarë. Por, rezerva është ende shumë e madhe. Ne humbasim në vit rreth 200 milionë dollarë nga humbja e energjisë. Mendoni kjo shumë është afërisht sa fondi që ne marrim nga FMN dhe BB dhe që e quajmë si një arritje shumë të madhe. Ndërkohë, kemi një rezervë të brendshme që po të menaxhohet me sukses do të shtojë buxhetit tonë së paku 200 milionë dollarë. Task-Forca po bën punën e vet, por nuk është shpëtimi.

Gjithmonë kemi pasur një histori të komplikuar me energjinë, a do të marrë ndonjëherë fund?

Historia komplikohet edhe më tepër me marrëdhënien që ne trashëguam me kompaninë çeke. Qeveria e shkuar e kishte lënë në rënie të lirë këtë marrëdhënie. Nuk kishte tentuar të kryesonte negociata para arbitrazhit që të arrinte një marrëveshje të mundshme. Ne, në të kundërt të saj, dhe pse çështja kishte shkuar në arbitrazh, konsuamuam një hapësirë ligjore për të ngritur grupin e ndërmjetësimit për zgjidhje me marrëveshje të kësaj mosmarrëveshje dhe mund të themi se jemi në rrugë të mbarë. Jemi pranë fundit të negociatave dhe shpresoj që të gjendet një zgjidhje pa e çuar në arbitrazh, që na merr shumë kohë, por dhe shumë para nëse nuk e fitojmë.

Është energjia sfida juaj nga e cila duhet të dilni me një zgjidhje?

Energjia nuk është vetëm sfida e qeverisë, por është sfida e gjithë shoqërisë. Vjedhja e energjisë nuk është një çështje që zgjidhet duke qenë më i ashpër në raport me ata që nuk paguajnë detyrimet apo që e vjedhin energjinë. Kjo është një çështje edhe kulturore, sepse është kthyer në një normalitet, vjedhja e shtetit. Madje dikush e thotë edhe pa drojë. Nëse vjedh një mall në supermarket nuk e tregon se turpërohesh, ndërsa kur vjedhin CEZ-in e kanë për nder. Ky është një proces që kërkon edhe ndërgjegjësim. Qeveria duhet të bëj punën e vetë si përgjegjëse kryesore, por dhe shoqëria civile duhet të përfshihet në këtë proces. Është e papranueshme kjo situatë në të cilën ndodhet sektori energjetik ku 50 për qind vidhet.

A do të rritet çmimi i energjisë?

Pa u minimizuar humbja apo vjedhja dhe të rritet buxheti i CEZ, nuk mund të zgjedhim rrugën e shkurtër që të rrisim çmimin e energjisë. Kjo, sepse kemi rezerva madje dhe arritje që i shpjegova me shifra për të rritur të ardhurat. Pra, me forcimin e ligjit, dhe investimet në CEZ që do të ulin humbjet teknike, por dhe jo teknike që të krijojnë mundësinë të kesh një kontroll më të mirë dhe të ulësh humbjet në rrjet. Kjo është rruga jonë për të reformuar dhe shëndoshur buxhetin e CEZ dhe për ta nxjerr nga një gjendje falimenti, ku kishte rreth 1 miliardë dollarë borxh ndaj KESH-it, ndërsa vetë KESH ka më shumë se 500 milionë dollarë borxh. Po ndjekim rrugën e gjatë, por të sigurt dhe kemi refuzuar të konsiderojmë rrugën e shkurtër të rritjes së çmimit si një zgjidhje.

Po diskutohet në qeverinë shqiptare një riprivatizim i kompanisë CEZ?

Për sa kohë që nuk kemi zgjidhur marrëdhënien me kompaninë çeke, kjo gjë nuk mund të jetë një opsion. Në momentin që do të pastrohet marrëdhënia ligjore do konsiderojmë të gjitha opsionet.

Për të folur pak për reformën territoriale. Në seancën e fundit morët një vendim si mazhorancë për të mbledhur konferencën e kryetarëve për të miratuar ndryshimet, për të shtuar një anëtar të shumicës në Komision dhe për t’i hequr të drejtën e vetos opozitës. Tashmë do të kemi miratimin e kësaj reforme vetëm nga mazhoranca. A është e besueshme kjo si reformë, kur mungon opozita dhe nëse është, pse u prit kaq gjatë opozita?

Opozita u prit dhe do vazhdoj të pritet. Ndryshimi i formulës në komision në fakt nuk është mbyllja e derës për opozitën. Ata janë të pritur në çdo moment dhe formula kur të kthehet opozita do të shkoj sërish në gjendjen e mëparshme. Ne nuk duam të bëjmë një reformë që të jetë vetëm iniciative e qeverisë, sepse nuk i shërben vetëm qeverisë, por është një reformë që i shtrinë efektet përtej kësaj qeverie. Është në përfitim të vendit, të lokaliteteve tona, të rajoneve tona. Shqetësimi i opozitës se do ketë përfitim politik nga ne nuk qëndron. Për këtë arsye ne e kemi pritur kaq gjatë dhe do vazhdojmë ta presim. Ndoshta ata pas qershorit do të ndryshojnë, sepse me sa duket kanë ndërtuar një kurs radikal politik deri në marrjen e Statusit. Unë s’dua të shigjetoj opozitën si shkaktare të mosecurisë dhe mosmarrjes së Statusit. Ne jemi të vendosur ndërkohë që të ecim përpara. Nuk mund të presim dot më një mandat më të fuqishëm se ai që na u dha në 23 qershor. Do ta dëshironim kontributin e opozitës për të mos pasur asnjë paragjykim. Ngelemi me besimin se ata do na bashkohen.

Së fundi, ju kemi parë të angazhoheni edhe me projektin për zhvillimin rajonal. Çfarë është ky projekt dhe cilat janë zonat që prek dhe që përfitojnë?

Zhvillimi rajonal nuk është një inovacion në vetvete, pasi ka ekzistuar më parë. Por inovativ mund të konsiderohet vizioni i qeverisë shqiptare në alokimin e këtij burimi, që shkon në dobi të qyteteve dhe rajoneve shqiptare. Në fuqizuam këtë instrument mbështetës, duke e rritur në vlerë financiare, duke e çuar në 100 milionë dollarë. Imagjinoni që jemi në vitin më të vështirë të këtij mandati. E zhveshëm nga detyrimet që ky fond mbante mbi kurriz. Inovacioni tjetër është se ne e përdorëm me strategji zhvillimore këtë fond. Ndryshe nga herët e tjera, që thërrmohej dhe pa bërë një studim për impaktin. Përdorej si qokë elektorale dhe ka qenë në kufijtë e banalitetit mënyra se si janë shpërndarë këto fonde.

Botuar sot në DITA – Intervistuan: Entela Resuli/ Erion Habilaj

Share This Article
14 Comments
  • pyete nje here po ragamin pse e mori me vete nga korca ky ropshi dhe ku i gjeti gjithe ato leka qe pas nje viti kryetar keshilli beri nje vile qe dhe ne holliwud ja kane zili..pyete pyete

  • hahahaha Kur lexon kete Peleshin, eshte te shkukesh leshte e kokes….me menyren teper te varfer dhe stereotipe te te folurit te tij prej koperativisti te devotshem…

    Po te vesh re, te gjithe popujt kane nje nivel , jane te gjithe njerezit e thjeshte koqe kandari dhe plot ligesi, si ne Shqiperi dhe ne Amerike, Itali ,Angli etj, etj…..

    Por ndryshimi eshte se ne keto vende vendosin ne krye njerez inteligjente, mbi bazen e Meritoktacise
    , dhe keta e dtejtojne shoqerine drejt progresit, mireqenies e prosperitetit…
    Ndersa ne Shqiperi vendosen ne krye budallenjte ,mbi bazen e miqesive, shoaerive ,
    dhe me keq akoma mbi bazen e udhezimeve nga Greqia,
    ndaj dhe punet tona shkojne keq e me keq
    Sepse , nqs nje drejtues e rethon veten me budallenj ai i pregatit deshtimin vetes, partise tij dhe vete vendit

    Pastaj ka dhe nje te keqe te madhe tjeter kur emeron deficente dhe njerez me mungese luajaliteti ndaj kombit,sepse mbyt frymen e konkurences
    dhe kjo ben qe mediokrit e degicentet te behen agresive ne tentativat e tyre per te kap pushtetin dhe nga ana tjeter e edukon popullin me kete menyre zgjedhje duke krijuar nje kolaps moral ne ndergjegjen e popullit e cila mbyt cdo shprese per nje te ardhme me te mire…..

    Shume keq, shume keq qe vendosen ne krye njerez qe vuajne nga …Inkopetenca, dhe gjynaf qe te aftet lihen rugeve e pa pune per shkak te ketyre njerezve…”te lshte”

    • Vete e shpike apo lexove ndonje koment te A.Manos perpara se te hante derrin apo humbte zgjedhjet.Shoku ti vetem vlonjat nuk je ose cam i pd

      • A. Mano , ca esht ky ? Ndonje tip peleshi ?

        Eshte mbush politika jone me Pelesher ne cdo cep. .

        Kemi 23 vjet qe na drejtojne Peleshet ndaj dhe kemi shkuar …..per lesh

      • Nuk eshte i Vlores,eshte i nahijes brekedhjere,ne mision te perditshem per te felliqur cdo njeri te mire ,qe le emer te nderuar tek njerzit.
        Testi i vetem per vlerat e Nikos eshte vota e qyetareve korcare.rajmond-trapi eshte aq i mete sa nuk druhet te felliqe edhe vullnetin e nje qyteti si Korca.
        Tash ka marre edhe flamurin e brekedhjerit per simulimin e konflikteve religjoze ne Shqiperi.Duket qe paska mbetur vetem ne meshiren e kockave te nahijes brekedhjere,saqe shkel cdo standart logjike normale dhe trashegimie historike te Popullit Shqiptar.
        Pershendetje “m.m”.

      • Po ti bythen e Peleshit vezhgon cdo menjges..?

        Ikni ore kaure te piste se ju jeni krijesa te poshteruara nga natyra se ju ka dhene tru me pake se ky imi , dhe karakter reptili

        –Jeni te gjithe njerez superfical, mendje varfer
        dhe si akrepe te pabese qe helmoni kombin tuaj duke ju sherbyer armiqve ….

  • Ne pergjithesi jam dakort me ty vlora po dua te shtoj se nuk duket njeri i keq, ka deshiren per te punuar, per te bere nje impakt (nga fjalet te pakten) etc. Pavareshisht se nuk me duket kandidati i pershtatshem per zv.kryeminister, gjykuar nga menyra e te folurit, vizioni etc, duhet ti urojme sukses.

  • Raimondi flet nga eksperienca pasi ai jetoi dhe punoi per 23 vjet me injorante e idiote ku ky kerpac dukej si me i zgjuari mes budallenjve.Kelyshet e Saleshit tashti po shikojne se si punet behen me mire kur vepron llogjika dhe urtesia pasi ishin mesuar me sokellima dhe sharje karakteristika keto te njerezve pa kapacitet ku injoranca shperthen ne britma e shpifje.Urime Raimind qe ke filluar te reflektosh dhe ke mundesi qe me ne fund edhe ti te dalesh nga kopeja e zagareve dhe ti bashkohesh normalitetit.

    • Kaur more!

      Ajo qe me cudit mua me shume me kombin tim,
      eshte se ju kauret keni nje defekt gjenetik qe jeni njerez te ceket ne arsyetim,
      servil te te huajve,
      dhe
      qe me ardhjen e Janullatosit ju jeni shnferuat ye gjithe ne sherbetore te politikes greke

      Pa asnje perjashtim gjithe politikanet tuaj jane
      antishqiptare dhe i sherbejne politikes greke.. si ky deficenti qe u katapultua zv/kryeminister pa asnje loj merite…
      qe lejoi shkaterimin ne mes te dites te Shtepise se Gramenos
      Dhe e meta kryesore e ketyre spiuneve kaure ne PS dhe LSI
      eshte se zhvillojne nje lufte te heshtur dhe te ndyre religjoze ne emerimet ne qeveri dhe ne parti…

      Socialistet duhet ti thone gjerat hapur.

      Perderisa keta soji juaj kane kete politike a-morale ndaj shumices dermuse te popullsise
      eshte mire qe keta te largohen nga PS dhe te shkojne ne Partine e Dules

      se ne e kemi ligjeruar partine e grekeve, atehere
      keta te shkojne atje ne ate parti,se ajo eshte parti e tyre
      dhe te shikojne sa vota do marin…

      Se nuk ka kuptim qe ndersa keta jane spiune te grekut,
      na marin votat e vlonjatve, korcareve, fierakeve tiranseve etj ….

  • Edhe socialisti me i thekur apo dhe fallxhorja me largpamese nuk e ka patur parashikuar Niko Peleshin si zv. Kryeminister para zgjedhjeve. Por nejse, per kete ceshtjen e punesimeve e ka mire qe thote se ka pritshmeri te madhe, por nuk sqaron se e ka fjalen per punesime apo per zevendesime te atyre qe jane ne pune me militante partie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *