Peleshi: Tani do ndjeni shijen e Vettingut. PD e mundim në fushë, jo në stol

DITA Online

 

Teksa ka zhvilluar një takim me fermerët e Pojanit në Bashkinë Maliq, Niko Peleshi duke krahasuar këndvështrimin e PS dhe PD sa i takon qeverisjes së vendit ka komentuar marrëveshjen e arritur mes palëve.

Sipas tij arritja e saj si rezultat i përpjekjeve të PS dhe ndërkombëtarëve, bëri të mundur përfshirjen e PD në zgjedhjet e qershorit dhe shënoi një hap demokratik.

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Korçës duke rikthyer në vëmendje protestën e opozitës, thirrjet për mosbindjen civile dhe gjithë situatën e krijuar nga momenti i ngritjes së çadrës nuk ka hezituar ta konsiderojë këtë si një arritje e cila bëri realitet vetingun dhe që hapi fushën e lojës mes dy kundërshtarëve.

Duke e konsideruar vetingun një betejë të fituar Peleshi e ka konsideruar atë si një triumf që do të pasohet edhe nga betejat e punësimit dhe mirëqenies. Tani do ndjeni shijen e Vetingut. PD e mundim në fushe, jo në stol”, tha ai.

Share This Article
5 Comments
  • Pe -leshi apo Pe-lini, nuk e dime ke quan mundje zotrote, ato qe ti (PS) i merr ne fushe dhe me vrap i dorzon ne tavoline tek Sali-Lulushi, apo po shikojme ndonje ender me sy hapur dhe nuk ka “asnje” minister ne Qeveri qe jane pjese e Shqu-pisave.

  • Une kam bindjen qe z.Peleshi asht nder nji nga drejtuesit ma te ndershem qe permban politika dhe qeverit.Dhe mos u cuditni.Kjo qeveri e PS permbante njerez me karakter dhe cilesi ne kryerjen me kompetence detyrat.
    Megjitheketo:Vota ime asht ma shume per Vettingun se per PS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *