Prishja e njëanshme e kontratës nga ish-qeveria Berisha me kompaninë “CEZ”, që i shkakton Shqipërisë një dëm prej 200 milionë eurosh, konsiderohet nga Qeveria Rama si shifër e lartë për shpatullat financiare të vendit.
Në një intervistë për “A1 Report”, zv. kryeministri Niko Peleshi, i pyetur për këtë çështje u shpreh se, Qeveria po negocion me seriozitet për të arritur një marrëveshje të mirë me kompaninë çeke “CEZ” në mënyrë që të shmanget arbitrazhi. Sipas Peleshit, kjo marrëveshje nëse do të realizohet do të sillte mjaft lehtësi.
“Mos më kërkoni të them këtë, natyrisht që po ta krahasojmë me buxhetin tonë, kjo është një shifër shumë shumë e rëndë për shpatullat financiare të këtij vendi, është e lartë, por kjo është një çështje e trashëguar e papërgjegjshme, ne po bëjmë maksimumin që të arrijmë një marrëveshje që do të ishte shumë më e mirë dhe shumë më e lehtë se sa rezultati i arbitrazhit që asnjëherë nuk dihet se në ç’favor shkon”, tha zv/kryeministri Niko Peleshi.
Numri dy i qeverisë ka paralajmëruar se nëse është shkelur ligji nga ish-qeveria Berisha në marrëdhënie me ketë kompani, do të mbahet përgjegjësi penale.
“Natyrisht nëse do të gjenden momente të konsumimit të veprës penal përgjatë kësaj marrëdhënie me CEZ , natyrisht që duhet të shkojnë për ndjekje penale , pastaj janë institucionet e drejtësisë e prokurorisë që do të bëjnë punën e tyre për ta hetuar”, u shpreh Zv/kryeministri Peleshi.
Zyrtarët e kompanisë energjetike çeke “CEZ AS”, kanë deklaruar më parë se janë të hapur për bisedime me palën shqiptare për të shmangur Arbitrazhin Ndërkombëtar, pasi Enti Rregullator iu hoqi licencën dhe konfiskoi asetet 1 vit më parë. Kompania çeke ka sqaruar se do merret në konsideratë tërheqja nga Arbitrazhi, nëse të dy palët arrijnë një marrëveshje për kompensimin e dëmeve të shkaktuara ndaj kompanisë.
Çekët privatizuan Shpërndarjen e Energjisë Elektrike në Shqipëri në vitin 2009 me një vlerë prej 102 milionë euro, ndërsa deklarojnë se kanë investuar 100 milionë euro.

Tani u kujtuat qe po dhitet puna e kandidatimit ne EU ?
o i nderuare po si jeni legena spiuna antishqiptarer dhe ju po si keni frike nga nje kompani teroriste qe na vodhi pasurine dhe jemi ne kete gjendje mjerane miliarda vodhi kjo kompani dhe ju keni frike veteme vjedhje dhe shkatrime te sistemit tone te shperndarjese dhe asgje me shume pra ata duhene hedhure ne gjyqe dhe veteme ketu ne mese te qytetit time tirane jane telate e korentite qe ne kohene e enverit dhe ska asnje investime te ri dhe jua filmoi une o leshe jo peleshe apo qeveri dhe ja cojme gjykatese nderkombetare dhe po pati gjykate qe i mbrone ata atehere qenakne gjithe bota si gjykata jone qe nxori ilirin e monikese qe u kape duke vjedhure dhe tha eshete mointime