Arbitri ia mohoi një penalti të qartë Manchester Cityt në ndeshjen kundër Liverpoolit – ka thënë Manuel Pellegrini.
Redsat fituan me rezultat 3-2 në Anfield, ndërsa kah fundi i takimit Martin Skrtel e preku topin me dorë në zonë, por gjyqtari nuk akordoi asgjë.
“Është zhgënjyese, sepse humbëm një ndeshje që nuk merituam ta humbnim. Luajtëm shumë mirë, sidomos në gjysmën e dytë dhe në 15 minutat e fundit të pjesës së parë”.
“Ishte po ashtu një penalti e qartë. Topi e preku në tërësi dorën e tij (Skrtel), shumë qartë, por ne gabuam në golin e tretë dhe ata e fituan ndeshjen”, është shprehur kiliani për Sky Sports.
City është shtatë pikë prapa Liverpoolit, por ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
