Pëllumb Kulla mbush 75 vjet

redaktor

Dje, më 10 Janar 2015, shkrimtari, dramaturgu dhe regjisori i njohur i skenës shqiptare, Pëllumb Kulla, mbushi 75 vjeç. Me humorin e hollë që e karakterizon, ai shkruan në cv-në e tij që “ka ardhur në jetë, pa vullnetin e tij”. Por sipas bashkëmoshatarëve, atij nuk i është marrë as mendimi dhe as është pyetur fare, as kur i kanë vendosur emrin, ndaj ka “protestuar” me të qara e ulërima të papara e të padëgjura më parë në Zemblak! Në këtë rrethana ai vendosi t’i futej udhës së vështirë ë të bukur të artit. Një jetë të tërë kushtuar krijimtarisë artistike, skenës, artit e letërsisë, puna e të cilit ka lënë gjurmë në kohë e në memorien e njerëzve. Edhe pse krijimtaria e tij ka nisur herët, ende sot e kësaj dite batutat e materialeve të shkruara të vënë në skenë prej tij, na bëjnë të qeshim e t’i vemë gishtin kokës. Në këto kushte ka ardhur në jetë Pëllumb Kulla, i cili më vonë, pa i marr leje kujt, qeshim edhe sot me gjithë shpirt. Arti i tij ndjehet, shijohet, ka klas e stil për t’u admiruar, sa të thjeshtë aq edhe modern, përveç mesazheve të qarta që përcjell tek spektatori e lexuesi. Një jetë të tërë krijuese, produktive e intensive, herë – herë të trazuar e plotë tallaze, si vetë realiteti absurd i kohës së një regjimi absurd. Por asgjë nga këto vështirësi nuk e bëri të tërhiqej e t’i nënshtrohej skemave klasike e shablloneve të kohës në mënyrën e të bërit art! Nuk e thyen e as e zmbrapsën artistin edhe kur e dërguan për “riedukim” si punëtor krahu për të thyer gurë në guroren e Shashicës, përkundrazi! Ai kishte lindur për të na mësuar se si qeshej e bëhej humor në diktaturë. Dhe ai e kreu më së miri këtë mision, sepse Pëllumbi dashurohej marrëzisht me teatrin, me skenën.

“Unë iu afrova teatrit siç i afrohen të gjithë fëmijët lodrave. Teatri është kryeloja, loja më magjepsëse që ka arritur njerëzimi, shprehet Pëllumbi diku në një intervistë të dhënë kohë më parë.

Në vitin 1967 konkurroi në Akademinë e Arteve ku bashkë me të ishin edhe disa konkurentë të tjerë që më vonë u bënë emra të mëdhenj të artit skenik si Bexhet Nelku, Edi Luarasi, Mario Ashiku, Aishe Sari, Albert Verria etj. Por, për arsye “biografie” nuk u kualifikua. Vetëm një vit më vonë, nisi Akademinë së bashku me një brez tjetër studentësh të talentuar të cilët u bënë më yjet e skenës e dominues të saj në vitet e ardhshëm si: Robert Ndrenika, Viktor Zhusti, Vladimir Prifti, Vera Zheji, Antoneta Papapavli etj. Edhe pse, siç shprehet Pëllumbi në intervistën e tij: “Asgjë nuk kishte ndryshuar në biografinë e tij “…gjyshi nga babai vazhdonte të ishte i pushkatuar…. Çfarë sarkazme! Çfarë ironie! Çfarë absurdi! Siç duket, “mbreti dha bekimin”. Fundja edhe artistët e ardhshëm duhej të kishin në klasë një “armik” të gjallë, konkret, prej mishi e gjaku, ta shikonin nga afër, ta njihnin, ta preknin pse jo edhe ta luftonin, paçka se ishte i talentuar!

Pas mbarimit të studimeve, fillimisht emërohet regjisor në Vlorë. Tashmë ishte koha kur “armikut i duhej dhënë një mësim”, sa për fillim. Ndaj nuk i shpëtoi dot luftës së klasave, dhe si rezultat i kësaj përfundoi në prodhim. Më pas, në vitin 1972 emërohet në Estradën e Fierit. Këtu nis për të një etapë e re krijimtarie e suksesshme intensive. Ai punoi për 18 vjet me radhë, dhe shënoi me këtë trupë një kulm të krijimtarisë së tij.

Nën drejtimin e tij, si regjisor, por edhe si autor, ai e ngriti estradën e Fierit, në majat e humorit shqiptar, duke u vlerësuar disa herë me çmime në konkurset e estradave profesioniste. Fundja edhe “armiku” duhej vlerësuar, sepse duke vlerësuar armikun vlerësohej forca e pushtetit!

Me një kastë aktorësh të mrekullueshëm: Si Luftar Pajo, Hasan Bregu, Fuat Boçi, Arqile Lipe, Todi Llupi, Xhuljeta Kulla, Sotir Stefa, Natasha Sela, Fatmir Xhelili e të tjerë emra të njohur, ai bëri të mundur që humori myzeqar të arrinte majat duke konkurruar denjësisht estradat më të mira të asaj periudhe si ajo e Shkodrës, Tiranës, Durrësit etj, të cilat shquheshin për nivel të lartë! Jo më kot Estrada e Fierit në atë kohë konsiderohej një shkollë e humorit shqiptar!

Materiale të tilla si ‘Lipe shtogu në listë”, “A doni më për Belulin”, “Po martojmë Malon”, “Telefoni i ri në shtëpi”, “gjyshi dhe nipi”, “Fshatarër dhe Kadiu”, “Po hajduti nuk ka faj?”, “Farat e Sharqirit” , “Tela dhe izolatore” etj, u bënë mjaft të dashura për publikun në mbarë vendin për trajtimin mjeshtëror të fabulës duke përcjellë mjaft humor e të qeshura.

Nën drejtimin e Kullës, Estrada e Fierit arrin kulmin e suksesit. Ishte më e mira në vend, duke fituar çmimet më të larta në festivalet kombëtare. Firmos libretin dhe regjinë në pesëmbëdhjetë spektakle, ndër të cilët “Çobo Rrapushi me shokë” (1980) bëhet një sukses kombëtar afatgjatë. Gjatë kësaj kohe Ai, shkruan më se 300 skeçe dhe komedi një aktëshe, 40 kuplete dhe 23 monologje, shumica e të cilëve shfaqen në TV. Një pjesë e kësaj krijimtarie voluminoze botohet nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” nën titujt “Lipe Shtogu në listë” (1979), “Shoku Niqifor” (1981), “Portrete pa makiazh” (1983), “Po martojmë Malon” (1984), “Këshilla për fëmijët e moshave nga 5 deri 55 vjeç” (1988), si edhe në buletinin “Teatër”.

Nga 1977 deri më 1990 është bashkëpunëtor i përhershëm i TVSH për spektaklin e Vitit të Ri. Më 1987 i jepet çmimi “Naim Frashëri”. Paralelisht me punën në Estradë, realizon dhjetë produksione dramatike, të gjitha drama ose komedi të shkruara prej tij, nga të cilat shquhen “Shoku Niqifor”, “Dy krismat në Paris”, “E bukur shtëpi e vjetër” ku kanë interpretuar me sukses aktorët Fatos Sela, Hajrie Rondo, Vladimir Muzha, Niko Vrushi, Mina Koxhaku, Astrit Hasani, Agim Agolli, Shpëtim Shehu etj. Produksionet shfaqen me sukses në të gjithë vendin, si edhe në festivalet kombëtare, por nuk arrijnë kurrë më lart se çmimi i dytë. Përjashtimin e bën komedia “Sa shumë gjethe të thata atë vjeshtë”, vënë në skenë nga S. Duni në Teatrin “Skampa” të Elbasanit, që fitoi çmimin e parë në Festivalin Kombëtar të vitit 1989. Po këtë vit, Pëllumb Kulla nderohet me Çmimin i Republikës, në fushën e satirës dhe humorit.

Me vlerë të veçantë artistike janë veprat e tij “Kërcuri”, “Milioneri”, ””Dikush duhet të vdesë”, “Shët, fol me zë të ulët”.

Me një krijimtari të pasur e tepër cilësore, të shtrirë në një kohë relativisht të gjatë, Pëllumb Kulla ka vendosur një gur të rëndësishëm në fushën e artit e të kulturës shqiptare, ku pa e tepruar mund të themi që ai, tashmë është një shkollë e vërtetë arti. Një shkollë ku kanë çfarë mësojnë, brezat e sotëm e të ardhshëm të dramaturgëve, komedianëve, regjisorëve, aktorëve, etj. Ai mbetet një mjeshtër i humorit dhe një artist që fshikullon me një formë e stil të hollë, pa banalitet e zhargon fyes.

“Letërsia e Pëllumb Kullës është një letërsi e klasit të parë. Në lëndinat e letërsisë së tij, thotë dramaturgu dhe shkrimtari Maku Pone në parathënien e veprave të zgjedhura të Pëllumb Kullës, i gjen të gjitha lulet: rrëfimin e pastër, figurshmërinë, krahasimet e goditura, lirizmin, të papriturat, paradokset, ironinë, abstragimin, një mori burimesh të kristaltë për të ushqyer imagjinatën e gjithçka që e bën letërsinë të pëlqyeshme”

Më 1990 largohet nga Fieri, për të nisur punën si pedagog, e më pas Dekan i Fakultetit të Artit Skenik, në Tiranë. Karriera e tij pedagogjike nuk zgjat shumë, pasi zëvendësohet nga ajo diplomatike. Më 1992 emërohet Sekretar për Kulturën dhe Shtypin në Ambasadën e Shqipërisë në Bon, Gjermani dhe një vit më pas Ambasador në Misionin Shqiptar pranë OKB, në Nju Jork (1993-1997). Gjatë qëndrimit në SHBA botoi esenë e gjatë me një studim të gjithanshëm të humorit nën diktaturë, “Si qeshnim nën diktaturë” dhe vëllimin me tregime “Rrëfenja nga Amerika”, më pas “Lejlekët nuk vijnë më”, “Vdekja e Enver Hoxhës”.

Në vitin 2007 Pëllumb Kulla botoi përzgjedhjen e krijimtarisë së tij më të mirë në kolanën “Teatri kjo lojë magjepsëse” e sponsorizuar nga bashkia e qytetit të Fierit. Për punën dhe kontributin e tij në fushën e artit dhe kulturës, ka marrë titullin Mjeshtër i Madh i punës dhe qytetar nderi i qarkut Fier, por si “antikonformist” i hershëm është ende pa një pension të veçantë.

Pëllumb Kulla ka ende shumë për të thënë, me gojë e me shkrim. 75 vitet që mban mbi supe, vetëm e kanë fisnikëruar më shumë. Pena e tij është ende e mprehtë dhe e freskët, si në teatër edhe në publicistikë. Kripëmjaltëza e tij është sot më e nevojshme se kurrë, në një kohë kur oreksi për art të mirëfilltë sa vjen e shtohet. Artdashësit presin sërish prej penës dhe artit të tij magjepsës!

Edhe 100 vjeç, Pëllumb!

Arqile Liçi, aktor

Agron Goga, shkrimtar humori

Share This Article
11 Comments
  • Pamvarsisht mosperputhjes ne disa pikpamje te politikes se djeshme e te sotme, kjo nuk me pengon te te uroj 75 vjetorin e lindjes.
    Je dhe do te mbetesh personalitet serioz,ne vecanti ne fushen e artit,ne te cilen ke nje krijimtari te admirushme.

  • Urime me rastin e ditelindjes per artistin Pellumb Kulla. Nuk eshte mire te behen perpjekje per ta paraqitur si te persekutuar. Madje, fakti qe me gjyshin e pushkatuar ( ende nuk e dime per cfare dhe si ) iu mundesua edhe shkolla e larte edhe punesimi i vazhdueshem, hedh shume dyshime mbi ” luften e klasave ” . Jo se ajo nuk ka ekzistuar ( madje, ekziston edhe sot ) por sepse kur nuk ” kruheshe “, shume rralle ndodhte te ta kruanin. Dhe, me sa duket, Pellumbi ka qene i mencur. Te behesh 100 vjec i nderuar artist.

  • I nderuar , Pellumb Kulla . Te uroj te shkosh ne 99 ,vjetorin tend , me kembe dhe duar ne levizje dhe mendje te fresket .

  • Perse nuk e beni feste Kombetare?! Ka kaq shume superlativa sot, sa te rinjte kujtojne se vertet ashtu ka qene. Po te jete ky etaloni i matjes duhet te dale edhe une gjeni.

    • Ilir,

      natyrisht ke te drejte,
      teksa psh dhjetoristet falenderonin Ramiz Aline qe po u lejonte demokracine,
      teksa tere intelektualet e socializmit ne Tirane u shfaqen menjehere disidente, madje armiq te tij, edhe pse kishin mjele e vjele te mirat e tij,
      natyrisht te japim te drejte kur asnje ish i persekutuar nuk u ngjit dot ne PD e jo e jo ne pushtetin e saj,
      apo qe shoqja vito kapo dekorohet prej rilindasve,

      Padyshim eshte e drejta jote qe harron karrieren e Pellumbit ne Guroren e Vlores, por jo ate te Ismail Kadareut qe shkonte deri ne Uxhnje me makinen e sekretareve te pare, apo qe nuk te kujtohet se si perdoreshin humoret e Estrades se Fierit ne bisedat e perditshme (te tera si te verteta qe duke qeshur na kujtonin se ja qe ky ishte socializmi, edhe pse Luftari “i varur si ballist” sot e kujton si vlere te tij artistike ate detaj, kurse dje e kishte moment te luftes se klasave!

      Pellumb Kulla se pari nuk e ka ndryshuar pamjen e tij, sidomos ate artistike, nga ajo kohe ne kete kohe. Kulla sic eshte afruar me njerin pushtet, ashtu edhe ka ruajtur distancen me marrezite e tij, dhe qendrimi ndaj Berishes, a nuk e provon edhe kete, edhe nje here?

      Lexova ne kujtimet e tij per Pipi Mitrojorgjin, momentin kur Pipi, ai qe ishte, me te shkuaren e tij por edhe me dashamiresine e tij ndaj artit-edhe ndaj Pellumb Kulles- me bindjen e natyrshme se cfare donte Partia, i sugjeron/deshiron/lutet Kulles: “A e fut dot shokun Enver ne kete komedi, te lutem, si mik…Une e di qe kjo eshte komedi, dhe …dhe…por shikoje mos e fut dot…”

      Me shume se marredheniet mes Pipi Mitrojorgjit dhe Pellumb Kulles (per te cilin, Luftar Paja e di sa mbledhje me dyer te mbyllura jane bere ne Fier!), ky detaj shperfaq se si ka qene ajo kohe: aty bente diell, dhe ne oren tjeter ia niste te ftohtet dhe brazima…!

      Dje Pellumb Kulla paska mbushur 75 vjec dhe ata qe besojne se arti zbut shpirtrat po e urojne.

  • I nderuar “Ilir”e kuptoj edhe humorin tuaj!Ne se edhe ju do t’i kishit mbushur sallat dhe me krijimtarine tuaj dhe do t’i kishit sjelle publikut kenaqsiste qe na kane sjelle krijimet e Pullumbit,perse te mos behej publike edhe ditlindja juaj si dhe falnderimet edhe per ju?(Te pakten une per vehten time nuk e kam kete fat sepse nuk kam mbledhur me shume se dhjete miq e shoke ne ditlindjen time).Te uroj shendet e gjith te mirat.

  • ne kohen e xhaxhit ( i respektoj te dy krahet qe dikush i thote diktator dikush shenjtor) te arrije nivelin e Pellumb Kulles ishte e pabesueshme qe nga gurorja me nderhyrje direkt te nenes parti shkoi deri ne shef me rendesi ne ILA nga vitet 89-90.

    Ne vitet e lavdise Pellumbit si humorist inteligjent dhe popullor miljona shqiptare qe punonin 12 muaj “sulmi” dhe mezi prisnin Gjelin e vitit te ri dhe humorin e Pellumbit dhe shokeve te tij pra ky artist brilant ka marre urime me tonelata…por

    Duke pare se Pellumbi mbas 1991 na doli me nje cete te fisit dhe familjes te pushkatuar dhe te internuar a mos duhet te mendojme se ai xhaxhi nuk paska qene aq diktator me Pellumbat e persekutuar..dhe po te rrjeshtojme gjithe “armiqte e kllases” me shkolle te larte dhe me detyra shteterore lista eshte aq e gjate sa te persekutuar mund te fusim dhe djemte e Enverit se nuset po japin intervista me disidencen e tyre.

    Besoj se Pellumbi nqs lexon keto komente do psheretije dhe jam i sigurte qe eshte bere pishman qe eshte mare me politiken e berishes edhe pse nga fundi e drodhi muhabetin por ishte teper vone.

    I mirekuptoj fansat e Pellumbit por do thoja qe kete artist e duam ashtu sic me dritehijet e veta pellumb bardh e zi

    i bardhe me humorin…. dhe i zi me politiken..

    gezuar Pellumb dhe kujdes nga keto miqte qe po te bejne lapidarin per se gjalli..

  • Pellubm Kulla,Urime per 75 vjetorin e jetes Tuaj, MODEL i nje krijuesi dhe paci pleqeri te mire si krijues, sa njeri me qendrimin, kunder cdo cfaqie anti njeri -apo antishqiperi.
    Ne brezi juaj,(pa ata te pseudo te persekutuarve),krenohemi me ato arritie; produkt i kohes qe jetuam e jetojme.
    Si kudo gjella me kripe dhe kripa me karar. Pellumbi eshte mjalti mjaltit, i fjales se ARTIT SKENIK>
    Jete te gjate e prodhimari si gjithnji.Urime gjithe bashkekohesve Tuaj te artit skenik sa te shkrua. Ndjese atyre qe si kemi me midis nesh.’
    Tani -VJELIM AJKEN e KRIJIMTAREISE SUAJ.

    Guri Naimit D

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *