Pëllumb Pipero këshillon: Maska më e mirë për fëmijët është ajo kirurgjikale sepse është e standardizuar

Arta Taja

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, foli këtë pasdite për emisionin “Rudina” në lidhje me hapjen e shkollave dhe rreth situatës së Covid-19 në Shqipëri. Ai u shpreh i lumtur për hapjen e tyre dhe dha disa këshilla shumë të vlefshme për sjelljen e fëmijëve gjatë orarit mësimor.

I pyetur se si e parashikon këtë vit të ri shkollor, ai u përgjigj:

“Hapja e shkollave në vendin tonë është një lajm shumë i mirë. Unë kam qenë një nga mbështetësit e fortë të shkollave. Institucioni arsimor, institucioni shëndetësor, institucioni prindëror ose familjar duhet të marrin përgjegjësitë, për të mundësuar respektimin e protokolleve.

Mësuesi dhe prindërit duhet të përpiqen fort ta edukojnë fëmijën pa e stresuar, sepse ndryshe do bëjnë një dëm shumë të madh. Ata duhet t’i thonë “shiko ka një virus që mund të na prekë neve, mund të prekë të moshuarit, prek edhe fëmijët, juve nuk sëmureni vetë, por mund t’ia çoni virusin prindërve, prandaj tregoni kujdes për duart, për maskën, për bankën etj.

Nëse tregojmë kujdes, nëse shkollat kanë ujë për të larë duart kur fëmija vete në banjo, nëpër klasa të ketë alkool që duhet të përshtatet për moshën, sepse jo çdo alkool është i mirë për moshën. Për fëmijët të mos jetë përqindja e alkoolit më e lartë sesa 60%.

Maska dhe distanca është shumë e rëndësishme. Prindërit përpiqen t’i blejnë fëmijëve maska me logo, emra lojtarësh etj., por është e gabuar. Maska më e mirë për fëmijët është ajo kirurgjikale sepse është e standardizuar, është vërtetuar që nuk pengon frymëmarrjen, ndërsa maskat e personalizuara, janë më të trasha dhe nuk i janë nënshtruar asnjë lloj kontrolli nga institucionet që kontrollojnë maska”.

a.t /dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *