Akademik Pëllumb Xhufi
(Vijon nga numri i kaluar)
Pikërisht në qershor, në Romë erdhi në pushtet një qeveri e re e kryesuar nga F. Nitti e me Ministër të Jashtëm T. Tittonin. Në 2 korrik 1919, kryetari i delegacionit shqiptar, Luigj Bumçi, përshëndeste Ministrin e ri të Jashtëm Italian, duke uruar që ai të ushtronte autoritetin e tij e të vendit që përfaqësonte për të mbrojtur interesat shqiptare, në linjë me proklamatën për pavarësinë e tërësinë e Shqipërisë, bërë në Gjirokastër më 3 qershor 1917 nga komandanti i trupave italiane, gjenerali Ferrero. Imzot Bumçi nuk mund ta dinte se Tittoni, ashtu si edhe shefi i tij, kryeministri Nitti, përfaqësonin një zhvillim negativ të diplomacisë italiane në raport me interesat shqiptare. Qeveria e re italiane e shtrëngoi edhe më tej darën ndaj qeverisë së Durrësit, e një tregues kuptimplotë për këtë ishte edhe emërimi i një “Komisari të Lartë” (Sali Nivica do ta quante në mënyrë domethënëse “prokonsull”) pranë qeverisë së Turhan Pashës. Paraardhësi i Tittonit, S. Sonnino, kishte qenë për një kundërvënie, ose të paktën frenim, të pretendimeve greke në Shqipëri. Përkundrazi, më 29 korrik ministri i ri italian do të nënshkruante me E. Venizellos një marrëveshje të fshehtë, që riprodhonte në formë edhe më të rëndë klauzolat e Traktatit të fshehtë të Londrës.
Siç vetë Tittoni i raportonte atë ditë kryeministrit Nitti, Italia angazhohej të mbështeste rivendikimet greke në trevat shqiptare të Gjirokastrës e Korçës, përfshirë edhe brezin bregdetar midis Kepit Fteleon e Rrugëve të Bardha (Palasë), kurse Greqia do mbështeste Italinë në çështjen e sovranitetit mbi Vlorën e hinterlandin e saj, si edhe në atë të mandatit mbi pjesën tjetër të Shqipërisë, si dhe do i paguante Italisë shpenzimet për qëllime civile që kjo kishte bërë në trevat Korçë-Gjirokastër. Lajmi e entuziazmoi shumë kryeministrin italian e në përgjigjen e tij të datës 30 korrik, ai e përgëzonte nxehtësisht Tittonin për atë marrëveshje, “që përfaqësonte një fitore të madhe” dhe për të cilën, shkruante ai, kishte meritën e vet edhe kryeministri grek, Venizellos, të cilin me atë rast Nitti e quan “miku im personal”. Kryeministri Nitti e kishte marrë me shumë dëshirë atë marrëveshje. Ai, madje, dukej se hiqte dorë nga një mandat i mundshëm mbi Shqipërinë, duke sjellë si argument shpenzimet e mëdha që do kërkonte një ndërmarrje e tillë. “Kush i mban trupat ushtarake me gjithë ato shpenzime, kush e mban rendin në një vend të dhënë pas anarkisë dhe ku simpatitë për Italinë kanë shterur së tepërmi”, pyeste ai. Dhe, “për t’i zvogëluar hallet tona”, i sugjeronte ai Tittonit, “do duhet të merremi vesh me Jugosllavinë për kufirin shqiptaro-jugosllav, ashtu siç ti veprove aq zgjuarsisht me Venizellosin për kufirin greko-shqiptar”. Pra, bëhej fjalë për një ndarje të Shqipërisë, ku Italia i reduktonte pretendimet e saj në mbajtjen e Vlorës e të krahinës së saj, dhe në demilitarizimin e pjesës tjetër të bregdetit të jugut, që do i kalonte Greqisë.
Sigurisht, entuziazmi i Nittit ishte jashtë vendit. Ministri i tij i Jashtëm, që e përjetonte nga brenda klimën e Konferencës dhe që ishte i detyruar të bënte një sintezë të humoreve që ndeshte aty, duket se pati një reflektim për marrëveshjen që kishte firmosur vetë. E në fakt, vetëm pas ndonjë jave, më 8 gusht, Tittoni iu rikthye çështjes së marrëveshjes me Venizellosin, të cilën tani e konsideronte një “çështje jo të mbyllur përfundimisht”, madje e zhvlerësonte tej mase, duke e quajtur thjesht “një shkëmbim mendimesh” që do mund të zbatoheshin “vetëm në kuadrin e zgjidhjes së problemeve të tjera”. Për më tepër, në 29 gusht Tittoni i parashtroi kryeministrit britanik, Lloyd George, dhe atij francez, Clemenceau një propozim të ri për kufirin shqiptaro-grek, që në thelb ishte ai i paraqitur në muajin shkurt nga delegacioni amerikan, i cili përfshinte brenda territorit grek Gjirokastrën, por përjashtonte Korçën. Kalimi i Korçës nën sovranitetin grek, sipas Ministrit të Jashtëm italian, “do krijonte turbullira të mëdha”. Me këtë hap, shpallej de facto nul marrëveshja Tittoni-Venizellos e korrikut. Në 2 shtator hynë në lojë edhe amerikanët. Polk i bëri të qartë Kryetarit të Konferencës, Clemenceau, se SHBA nuk do njihte e nuk do lejonte një pushtim grek të Korçës.
***
Këto zhvillime negative nuk mund të mos përplaseshin edhe mbi delegacionin shqiptar në Konferencën e Paqes, duke krijuar divergjenca midis anëtarëve të tij posaçërisht mbi çështjen e protektoratit e të pushtimit italian të Vlorës. Nga një anë qëndrimet ambigue të Italisë mbi çështjen e integritetit territorial të Shqipërisë, nga ana tjetër presionet e shoqatave patriotike, brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të refuzuar çdo cenim të sovranitetit e të integritetit territorial të vendit, e lëkundën besimin e elementëve pro-italianë brenda delegacionit. Nën presionin e përfaqësive të kolonive shqiptare nga SHBA, Rumania, Turqia e Zvicra, anëtarët e delegacionit, Mehmet Konica e Mihal Turtulli, morën qëndrim kundra pretendimeve italiane në Shqipëri. Këta shprehnin drojën e bazuar, se në rast se Italia do i qëndronte klauzolave të Traktatit të fshehtë të Londrës 1915 e do kërkonte aneksimin e Vlorës, ajo do ishte e detyruar të mos kundërshtonte edhe aneksimin e e Shqipërisë së Veriut e asaj të Jugut nga serbët e grekët, gjë që parashikohej nga i njëjti traktat. Kështu, arsyetonin ata, “qeveria italiane jo vetëm që nuk është në gjendje të mbrojë e të bashkojë të gjithë shqiptarët në një shtet të vetëm, por përkundrazi, me synimin e saj për të shndërruar Vlorën e hinterlandin e saj në një tokë italiane, është bërë shkaktarja kryesore e shkatërrimit tonë kombëtar”. Këtë arsyetim nuk e luante topi, dhe deri në një farë shkalle atë ndante tani edhe shumica “pro-italiane” e delegacionit. Në datën 7 qershor Luigj Gurakuqi, anëtar i delegacionit, do të protestonte ndaj qëndrimeve të Fuqive të mbledhura në Paris, përfshirë edhe Italinë, duke deklaruar publikisht se “Shqipëria nuk duhej trajtuar si një objekt shpërblimi, dhe populli shqiptar jo si një popull i papjekur për një jetë të pavarur, për të cilin duhet një mandat kolonial i përshtatshëm për fiset aziatike dhe afrikane”. Gurakuqi kishte qenë një përkrahës i moderuar i opsionit për një mandat italian mbi Shqipërinë në emër të ruajtjes së integritetit tokësor të vendit, por kjo deklaratë e tij tregon se ky opsion po braktisej gjithnjë e më shumë nga delegacioni i qeverisë së Durrësit. Në letrën që Turhan Pasha i dërgoi ministrit Sonnino në 3 maj 1918, konfirmohej vendosmëria e grupimit të tij, ku bënin pjesë edhe anëtarë të tjerë të qeverisë e të delegacionit shqiptar në Konferencë, si M. Kruja, M. bej Libohova, për të punuar ngushtë me Italinë. Por, ndonëse në mënyrë të mbuluar, nuk mungohej t’i drejtoheshin kësaj edhe disa shigjetime të hidhura.
Detyra e delegacionit shqiptar ishte bërë tejet e vështirë e fatkeqe për arsye se pikërisht qeveria italiane nuk kishte dhënë deri atëherë asnjë siguri për sa i përket çështjes themelore kombëtare, së paku lidhur me mbrojtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë. Turhan Pasha nuk mungonte të nënvizonte se delegacioni shqiptar ishte në dijeni të deklaratave të pafavorshme që ministri Sonnino kishte bërë mbi këtë çështje në parlamentin italian. Ndaj, për të krijuar një klimë qetësie brenda dhe jashtë delegacionit shqiptar, qeveria italiane duhet të jepte siguri, së pari lidhur me kufijtë etnikë të Shqipërisë, e në pamundësi të mbrojtjes së tyre, të paktën për kufijtë e pranuar nga Konferencat e Londrës e të Firences. Siç shihet, në këtë letër të Turhan Pashës nuk flitet për një mandat të Italisë mbi Shqipërinë, por lihet të kuptohet se ky mund të konsiderohej nga qeveria shqiptare vetëm nëse Italia ndahej nga Traktati i fshehtë i Londrës dhe e shtrinte një mandat të tillë mbi gjithë territorin e Shqipërisë, të paktën të asaj londineze, për të siguruar kështu integritetin territorial të vendit. Për aneksimin e Vlorës nga Italia në letër nuk flitej në mënyrë eksplicite, por denoncimi i Traktatit të Londrës e përmbante në mënyrë implicite argumentin.
Dy javë më parë, Turhan Pasha në emër të delegacionit shqiptar i kishte dërguar një letër kryetarit të Konferencës, Clemenceau, ku hidhte poshtë planet si për aneksimin e Shkodrës e të Shqipërisë së Jugut nga Serbia e Greqia, ashtu edhe ato për aneksimin e Vlorës nga Italia. Në atë letër, ndërsa nënvizohej me forcë respektimi i sovranitetit shqiptar, shprehej edhe gatishmëria e qeverisë së Durrësit për të pranuar “për një kohë të caktuar kujdestarinë dashamirëse të njerës prej Fuqive të Mëdha Aleate, për t’i prirë Shqipërisë në hapat e para në udhë të përparimit”. Edhe në letrën për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme italiane, De Martino, më 28 maj 1919, çështja e Vlorës trajtohej posaçërisht. Aty nënvizohej shkoqur, se “çështja e Vlorës është për ne një çështje kombëtare me një rëndësi shumë të madhe dhe çdo qeveri shqiptare, pavarësisht nga ngjyra e saj, nuk ka si t’i njohë Italisë të drejtën e posedimit të një pjese të truallit kombëtar në bazë të një vendimi ndërkombëtar”.
Zhvillime të tilla brenda delegacionit shqiptar e shqetësuan së tepërmi Romën. Qysh më 2 prill, ministri i jashtëm Sonnino, i kishte kërkuar nga Parisi komandantit të forcave italiane në Shqipëri, Piacentini, ta kompaktësonte qeverinë e Durrësit dhe delegacionin e saj në Paris përreth pozicioneve italiane. Për këtë qëllim ai udhëzonte që qeveria e Durrësit të dërgonte njerëzit e vet në Paris e në Gjenevë “për t’u mbyllur gojën njerëzve si Mehmet Konica, Mihal Turtulli e Mithad Frashëri”, që nuk pushonin së denoncuari politikën italiane. Njëherësh, gazeta “Kuvendi” që botohej në Romë duhej të forconte propagandën në favor të Italisë e politikës së saj në drejtim të Shqipërisë. Për të realizuar këtë kthesë, duhej të ndryshonte edhe përbërja e Delegacionit të qeverisë së Durrësit në Paris, ku, duke filluar nga muaji qershor, veç Lef Nosit, u shtuan edhe emrat e Mehdi Frashërit, Mustafa Krujës e Myfit Libohovës, që mbronin nevojën e një bashkëpunimi parësor me Italinë.
Për një proteksionizëm të Italisë mbi Shqipërinë ishin atë kohë edhe rrethe të caktuara katolike. Ndonjë historian i sotëm, siç është rasti i R. Gurakuqit, i jep këtij qëndrimi një interpretim origjinal, por çoroditës. “Në pjesën katolike të Shqipërisë”, thotë Gurakuqi, “pranimi i protektoratit italian shihej pozitivisht, jo vetëm në kontekstin e arritjes së bashkimit kombëtar, por edhe si garanci e mbrojtje për minoritetin katolik nën një shtet me shumicë muhamedane, me një trashëgimi intolerance nga Perandoria Osmane… Gjithsesi në pjesën veriore të vendit, kryesisht në zonat katolike, ndihej një lloj alarmi nga marrëdhëniet e ngushta të vendosura në mes italianëve dhe bejlerëve të Shqipërisë së Jugut… Kompromiset e vazhdueshme që italianët bënin me bejlerët me formim anadollak i trishtonin ata pa masë dhe i bënin të humbisnin besimin në seriozitetin e tyre në mbrojtje të vlerave të një qeverisje të qytetëruar”.
Së pari, duhet precizuar, se “bejlerët anadollakë të Jugut”, që udhëhoqën kontaktet e bisedimet me qeverinë italiane e me qeveritë e tjera të Antantës në vitet 1918-1920, ishin me një formim solid perëndimor e përfaqësonin ajkën e elitës politike e kulturore shqiptare. Bëhet fjalë për emra si Mehmet e Faik Konica, Mehdi e Mit’hat Frashëri, Myfid Libohova, Sami e Iljaz Vrioni, Ismail, Syrja e Eqrem Vlora, Sulejman Delvina. Vetë Turhan Pasha, kryetar i delegacionit shqiptar në Paris, ishte i brumosur me kulturë franceze.
Së dyti, çka është dhe më e rëndësishmja, R. Gurakuqi identifikon gabimisht qëndrimin e “pjesës katolike të Shqipërisë”, me qëndrimin e një grupimi klerikalist radikal, i cili nuk e gjente veten në një “shtet me shumicë muhamedane”, por luftonte për një “kanton autonom katolik”, deri edhe për një bashkim me Malin e Zi të krishterë. Qëndrim ky, jo rastësisht i mbështetur e i financuar nga Serbia e Mali i Zi. Domethënës është edhe fakti i injoruar nga Gurakuqi, se të parët që iu kundërvunë këtij projekti antishqiptar të “kantonizimit të Shqipërisë” ishin klerikë katolikë patriotë, si Gjergj Fishta, Preng Bardhi, Nikoll Kaçorri, Ndre Mjeda, Ndoc Nikaj dhe padyshim personalitete laike të besimit katolik, si Hil Mosi, Mati Logoreci, Nikoll Ivanaj etj., të cilët kishin një koncept modern, laik e gjithëpërfshirës të atdheut e të shtetit shqiptar.
Ndërkohë, duhet thënë, se edhe grupi i përfaqsuar nga M. Konica, M. Turtulli e përfaqësuesit e kolonive kryesore shqiptare në botë, nuk e hidhte poshtë a priori idenë e caktimit nga Konferenca të një fuqie mbrojtëse për Shqipërinë, sidomos në hapat e para. Por, sipas tyre, “Fuqia kujdestare”, duhet të ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një demokraci e madhe dhe pa interesa të tipit kolonial në Shqipëri. Ky opsion u hodh hapur në një mbledhje të delegacionit shqiptar, më 24 mars 1919. Përkrahësit e këtij opsioni, me në krye Mehmet Konicën, e konsideronin SHBA vendin me kontribut vendimtar në Luftën I Botërore, me një politikë të jashtme demokratike e parimore, të mishëruar në 14 pikat e Presidentit Wilson, dhe me një diasporë të gjerë shqiptare, që kishte luajtur rol të madh në ngjarjet kombëtare të shek. XX. Në këtë anim nga SHBA peshonte, gjithashtu, fakti që ky vend i madh ishte i vetmi që deri në atë çast u kishte vënë fre ambicieve greke për Shqipërinë e Jugut. Por, Mustafa Kruja, në një ndërhyrje brilante të tij në atë mbledhje, e trajtoi dilemën e një kujdestarie amerikane apo italiane në një frymë realizmi. Marrëdhëniet mes kombesh, tha ai, nuk ndërtohen mbi bazë ndjenjash njerëzore, por ndërtohen mbi bazë të interesave politike e ekonomike, dhe supershteti i përtejatlantikut nuk kishte gjasë të kishte të tilla në Shqipërinë e vogël. Përkundrazi, “Italia ishte i vetmi shtet thellësisht i interesuar për Shqipërinë në kuadrin e politikës së saj ballkanike, që është një nga gurët themelorë të politikës së përgjithshme italiane”. Sipas Krujës, “qëllimet e Italisë kundrejt nesh nisin nga një minimum që është interesi i saj për të patur një Shqipëri mike kundër armiqve të vet, të cilët janë edhe tanët, dhe arrijnë në nji maksimum që është dëshira imperialiste e saj për ta bërë Shqipërinë një koloni italiane. Deri në ç’pikë të këtyre qëllimeve mundet të mbërrijë Italia, atë do ta tregojnë rrethanat politike, si dhe qëndrimi e vullneti i popullit shqiptar për liri”. Në këto kushte, konkludonte M. Kruja, “nuk ka rrugë tjetër veç të zgjidhet njera prej të dyjave: ose t’i shtrohemi fatit, duke pranuar një mbrojtje italiane, ose t’i besojmë vetes e të protestojmë kundër çdo farë ndërhyrjeje të huaj në tokën tonë. Po të jetë që ndër dy të këqijat na pëlqen e para, ta thomi burrërisht e makar me lot për faqe e t’i japim politikës sonë atë drejtim; në qoftë se na pëlqen e dyta, prapë edhe atë ta vendosim që të dijmë se si kemi për t’u sjellë”. Dilema ishte therrëse, dhe mëdyshjet e delegacionit shqiptar shtoheshin edhe nga presionet, qëllimmira por shpesh kontradiktore e çorientuese, të shoqatave të diasporës, shpesh herë “në luftë” me njera tjetrën. Jo fare pa të drejtë, përfaqësuesi i delegacionit italian në Konferencë, Kol. Castoldi, i deklaronte Luigj Gurakuqit në 2 qershor 1919, se “delegacioni shqiptar në Paris nuk ndjek një vijë, por ndryshon qëndrim në çdo orë”. Kjo gjendje e detyroi qeverinë e Durrësit, që në një moment të caktuar të vendosë refuzimin e ndihmës e të këshillave të përfaqësuesve të kolonive shqiptare, nëqoftëse qëndrimet e tyre ishin në kundërshtim me politikën e qeverisë shqiptare.
Në fakt, Konferenca e Paqes u solli zhgënjime të hidhura si ithtarëve të një “zgjidhjeje italiane”, ashtu edhe përkrahësve të “zgjidhjes amerikane”. Të parët, pritën më kot që italianët të deklaroheshin publikisht në mbrojtje të tërësisë tokësore të Shqipërisë. Duke shpresuar në të, ceduan hap pas hapi, deri sa më 24 maj 1919 i ofruan Romës të vinin në krye të vendit një princ nga shtëpia Savoja, si dhe t’i lëshojnë Italisë, në vend të Vlorës, zotërimin e Sazanit, Karaburunit, Zvërnecit e të portit të Pasha Limanit, që në thelb ishte e njëjta gjë. Nga ana e tyre, përkrahësit e një mandati amerikan mbi Shqipërinë, që besonin aq shumë në autoritetin moral të SHBA, u tronditën rëndë kur në prill 1919 Presidenti Wilson u bë pjesë e asaj “diplomacie të fshehtë” që aq fort ai vetë e kishte stigmatizuar, duke iu bashkuar propozimit anglo-francez për t’i njohur Italisë sovranitetin mbi Vlorën. Kristo Dako, kryetar i Partisë Kombëtare Shqiptare në SHBA nuk u përmbajt pa i dërguar një telegram proteste Presidentit Wilson, ku shprehte zhgënjimin e thellë të shqiptarëve për këtë hap të papritur, që ishte “në kundërshtim të hapur me parimet e shenjta të kombësisë e të vetvendosjes së popujve”. Deri edhe Turhan Pasha, në emër të delegacionit të qeverisë shqiptare në Paris, protestoi pranë Presidentit Wilson. “Çudia jonë qe aq më e madhe dhe e thershme”, thuhej në atë protestë, “duke qenë se populli i vogël shqiptar e kishte mbështetur të gjithë shpresën e vet mbi parimet e larta të Shkëlqesisë Suaj, që të mos coptohen vendet pa u marrë parasysh të drejtat kombëtare të popujve që rrijnë në to”. Protestat shqiptare duket se nuk ranë në vesh të shurdhët. Në një bisedë me kryeministrin britanik Lloyd George, Presidenti Wilson tregoi se ishte mbytur nga një numër i madh peticionesh të shqiptarëve, të cilët ishin tmerruar nga vendimi për t’i dhënë Italisë mandatin mbi Shqipërinë. “Ndoshta ata duhet të kenë mëvetësinë e tyre”, vërejti ai. Por Kryeministri britanik replikoi: “Unë nuk arrij ta kuptoj se ç’do të bënin shqiptarët me të, veçse të thernin njeri tjetrin”. Shqipëria, vazhdoi Lloyd George, më kujton malet e Skocisë në shek. XV. Vërejtje, së cilës Wilson iu përgjigj ftohtë: “Mos flisni keq për malet e Skocisë, ato janë vendlindja e të parëve të mi”. Dhe kjo replikë e tij nervoze në mbrojtje të “maleve të Skocisë”, premtonte shumë edhe për “malet e Shqipërisë”.
(Vijon numrin e ardhshëm)

Italianet shpetuan Shqiperine e jugut nga Greqia.Amerika na shpetoi nga Greqia,Serbia dhe Italia,bashke.
Mirenjohje Amerikes shpetimtare o shqiptare mosmirenjohes.
Enver Hoxha,duke qene nje ANTIAMERIKAN i vendosur,ishte edhe antishqiptar.
Qendrimi ndaj Amerikes,eshte gur prove per cdo shqiptar.
Leri keta historianet te tregojne historine. Historia eshte shkence, ka metodiken e vet, perdor dokumente te shkruara, fakte, objekte. Dhe jo pasione apo thenie ne konflikt interesi.
Shqiptaret megjithese pa pervoje, ja arriten te ndryshonin stuaten dhe te ruanin Shqiperine e sotme. Perfituan edhe nga ndonje zhvillim rastesor.
Pavaresia e Shqiperise eshte veper e shqiptareve dhe duhet ruajtur nga njerez si puna jote qe jeni te gatshem ta shisni ate.
Ameriken e duam sigurisht, kur na do e na mbeshtet, por ketu nuk ka vend per bardhe e zi. O me ne o kundra nesh. Por kjo kunderbalance nuk vepron ne rastin kombetar. Eshte detyre e cdo shqiptari kudo qe eshte te doje Shqiperine, ta mbroje e ta lartesoje ate. te ngreje flamurin shqiptar dhe ta kete bibel e kuran. Te flase shqipen gjuhen tone te embel dhe mos ta kete per turp te thote qe eshte shqiptar. Kjo eshte detyra jone kombetare. Te ruajme kombin tone qe edhe tani nga qeverisjet e papergjegjshme e kemi te rrezikuar, e kemi te shitur, te mbytur ne borxhe, e kemi ne ankand.
Je aq i gerryer nga tradita kolaboracioniste e pulengrenese, sa ben gabimin trashanik te tradhetise qe bene edhe te paret e tu.
Nuk je antishqipetar nese je antiamerikan dhe sidomos ne kohen qe amerika dergonte si diversante xhaxhane dhe babane tend, per te rrezuar qeverine e nje vendi tjeter me komando, me dhune dhe me arme.
Duke mbledhur funderinat kolaboracioniste te cilat i kishte luftuar vete gjate luftes. Pikerisht se e dinin se cfare malli ishin, i hidhnin si mish per top ne malet e Shqiperise. Duke e ditur qe nuk do te ktheheshin me kurre.
Edhe vete Amerika u reformua gjate gjithe ketyre viteve. Madje edhe sot e kesaj dite ka ndasite e veta, per ceshtje thelbesore. Shqiperise i intereson te kete mbeshtetjen e USA. Te tregoje edhe mirenjohje per te gjitha ato periudha pozitive ne marredheniet dypaleshe. Por kombesia nuk ndrohet. Shqiptari eshte shqiptar. Ju tradhetaret kujt nuk ja keni dhene b…. Kush ju ka dale para, edhe pa ju premtuar gje. Prandaj mos ngrini tani flamurin si proamerikane. E keni ngritur me pare si proitaliane, progjermane, progreke, e proserbe, pro e pro. Jeni me njeqint flamuj.
Shqiperia e shqiptaret do te jane te forte dhe te respektuar vetem nese do te kane nje atdhe te forte e te zhvilluar, me njerez qe e duan atdheun e tyre.
Demo vasfi deva predha
Enver Hoxha mbante lidhje dhe marredheniet shume te Mira me misionin amerikan prane shtabit te pergjithshem ne kohen e luftes.
Fatkeqesia qe nje Si fullci drejtoi plotiken amerikane per Shqiperine njesoj si biberajvic keto 30 vjetet e fundit.
Shume Me te Mira se me anglezet APO sovjetiket qe ne ate kohe skishin fare mision ushtarak prane ushtrise partizane.
Vasfi te ka ngel sahati ke sokaku i te marreve.
Me befson ne cdo rast sjellja e disa kometueseve ktu ,
te cilet vene ne Diskutime ne cdo Rast – Historine
njelloj si skadali me Dekumentin e Tare-s mbi Kuliqin ,
qe kaloj shkallet e marrezise shqiptareve ne Nivele te papara te idiotesise .
Historia eshte nji F A K T dhe nuk lejon Option-e per interpretime ,
sepse sdo ti pelqente Dikujt !!!!!!!!!!!!
Pra ,,, nuk ka Fakte # Alternative asnjiher ,
ne asnji Histori por thjeshte F A K T E !
Kurr arrihet ke Fakti e Historia shkruhet ,
nenkupton ate se ;
intepretimet kane heshtur .
Te gjitha intepretimet historike qe behe sot ose edhe dje ,
kan per qellime thjeshte Manipulimin e Opinionit ,fale edhe
lirise se FAKE CERVELO ! 😉
Komentuesit ketu nuk vene ne dyshim Historine. Por Historia nuk ka mbiemrin Xhufi. As e verteta nuk ka emrin e Auron Tares.
Asnje fakt, asnje dokument i referuar. Ghithcka nje histori sipas Xhufit. Apo nje rrefenje e Tares referuar Sigurimit Shtetit. Kjo natyrshem nuk mjafton per tu cilesuar e vertete.
Qytetaro, i shpiku Xhufi keto, apo jane te shkruara e zeza mbi te bardhe?
Nje qytetar.
Ndaji sinoret or ti. Xhufi eshte ne profesionin e vet dhe ti ka dhene me data. Lexoje me kujdes, cdo gje me reference. Materiali eshte permbledhje e dhjetra letrave e takimeve te rregjistruara. Shtypit te kohes etj.
Auroni eshte historian per qejf, por nese zoteroni dokumenta alternative, hidhjani poshte ato qe nxjerr.
Nxirr edhe ti studimet e tua.
nji qytetar,
eshte per te ardhur shume keq ,siqerishte ,
qe ne shqiptaret vazhdojme te levizim ne nji Toke paGravitet , nderkohe qe Bota ka reflektuar dhe mesuar dicka nga e Kaluara Historike duke mbajtur qendrim KORREKT Realist kundrejt cdo Figure Historike .
Ne jo !
Nuk duam te ndryshojme .
Cfar tmerri !
Do mbetemi ne Histori si Fanatik te pandreqshem
vetvrases te se ardhmes , Paciente te Pasherueshem ,prandaj edhe vuajm gjate gjithe Jetes Historise dhe jo vuan nga ne Testone-t 🙁
( e vleresoj shume inteligjencen e kulturen Katolikeve Shqiptare ,ate qe ata i kan dhene Letersise shqiptare
ne pergjithsi ,por kjo simpati e rrespekt ,
nuk me pengon e ben te dobet te shikoj gabimet e tyre pozicionuar ne Histori –edhe perse sinqerishte -par # nuk i ve faj ne nji far menyre ,sepse e tille ishte ajo epoke e paqarte per shqiptaret e percare deri ne kock ,
e trubullt ,ku shqiptreve i mungonin jovetem qendrimet korrekt Historise por me shume se kaq
-edhe pse kjo -eshte nji teme tjeter -qe mjerishte pak ose aspak eshte analizuar nga Shqiptaret ,qe shume probleme e gabime Historike vazhdojne ti trajtojne te ndilkuar/emocioale si biseda kafeneshe !
Ndohta eshte koha e fundit ,ti kthehemi njerezimit ,
per t’u bere serioze …
Ka dokumente italiane, jugosllave a greke qe tregojne ndonje pazar mbi Shqiperine? Ka ndonje deklarate te personaliteteve italiane, jugosllave a greke te kohes qe tregojne dicka te tille? Asgje nga keto. Pra jane e zeza mbi te bardhe te shkruar nga Xhufi, domethene interpretim sipas Xhufit por historia do reference deklarimesh e dokumentash nuk behet me interpretime qofte dhe historian a jo.
Une nuk i besoj ketyre interpretimeve, kushdo ka te drejten e tij ti besoje a jo por jo me logjiken se keto i shkruan nje historian ish i involvuar dhe ne politike.
Ja ta them une dokumeentin se te gjitha keto qe thote Prof. Xhufi jane plotesisht te verteta
Shko lexo librin e historianes britaniko-Kanadeze
Margaret Mcmillan qe flet per ate konference ne Paris, me titull ” Paris1919″,
aty jane te gjitha keto qe thote Xhufi
Cdo gje qe thote Prof., Xhufi eshte plotesisht e vertete
Demo ik shiko ndonje film FAR WEST e mos u bej moral te tjereve,tregohu mirenjohes per turpin 30 vjecar qe kane istaluar e mbrojne ne Shqiperi. Nga Rajerson tek Biberi nga ky tek Berisha. I paprekshmi i madh,i falet te vrase bile quhet burre shteti,e ndihmojne te vjedhi vota,te hedhe gerdecin ne ere te zhduke deshmimtare,te quaje New York Times leter higjenike imagjino Saliu nga Vucidoli…te emeroje ke prokuror te doje te beje cdo ligj te doje,te denigroje kedo te djege vendin te beje gjithe llojet e kontrabandave dhe te kujtoje miqesine “shqipetaro-amerikane” dhe eshte kthyer ai vend ne vrimen e zeze te Europes….ti na quan mosmirenjohes,Enveriste….e kush je ti? Per cdo gje e tha America,na mbron Amerika te bejme si thone ata!!! Na kane bere me keq se Nikaragon,Salvadorin,Meksiken e ku ta di une Duke u gjetur edhe mendjen Shqipetareve edhe mevetesine te na e ruajne te tjeret,edhe hapesiren ajrore Greket qe shajme? Detin Italianet,nga Serbi Amerikanet. Po ne vetem te bindemi atyre qe ata “shpetimtaret e tu” na i kane lene dhe riciklohen me njeri-tjeterin cdo 8 vjet….ik pi ndonje ilac se nuk je mire nga koka e leri te tjeret.
Jeni nga pothuaj te vetmit ktu ne kte “forum”
qe keni nji menndim te qarte mbi gjithcka rrotullohet
rreth Shqiperise ne Politikat e ktyre 30-vjeteve ,ndikuar
qarte nga Aleatet tane Stradegjik …
qe
ala sot edhe kur gjithcka duket sheshit ,
se ku e kan degjeneruar Shqiperine
Miqte tane ,
nuk denjojne
me na e heq Gishtin (Krimin) nga Bytha 🙁
prandaj kemi humb orientimin e s’dim nga hedhim kembet sot !
E keqja eshte se shumica e Akademikeve ,lene pastaj
kazaxhinjt tane ,nuk pipetijn e konfrontojne kte Fakt
se cfar Shteti eshte tranformuar Shqiperia sot .nen urdhrat dhe politikat e tyre Miqve Diktues ne rrugen drejt Nirgendswo ose vetvrsje !
Dhe kjo , jo me qellimi te shfajesohemi ne si shqiptare
dhe ngarkojme Fajet Mikut asnjiher ,sdo ishte Fair ,
por…
per tu ballafaquar me
Realitetin ku jemi sot e ndryshojne Korsi se rame ne gremine , morem fund si Shtet e Nation !
Pra i duhet kujtuar Mikut te vere ne perdorim Frenat ,
se duhet te frenoj – se jemi pewrball tabeles Stop
– se na e hodhe autobuzin presuar demokraci ne djall !
Pra duhet konfrontim jo heshtje e buzeqeshje hipokriti prej idioti ,si me na ardh mir , Gishti i Mikut rrasur bythes tone .
Nqs s’ka rexion ,
Aksioni vazhdon e gishti hyn me thelle
dhe kjo eshte nji detyre e INTELEKTULEVE
( qe kane frike mos i prishen blluket pra Mikut ,)
te gjejn rrugen e flasin hapur se ku po shkojn or ti Mik !
Flm,keni respektin tim gjithashtu! Atje s’ka me kush ti mbaje frenat,per sy e faqe BE hedh ndonje kocke ndonjehere e rrahin krahet turkoshakeve tane,reforme zgjedhore po me kushtin qe te jene po ata ne pushtet qe vetem me ate gjykaten e Strasburgut e kane futur deri ne gryke ate vend duke shitur e hedhur firma per te gjthe pasurine kombetare kurre nuk do zbardhen. Ligji i ri i minoriteteve nje super skandal nese kalon qe andej nga jam edhe vete do triunfojne Bollanot me shoke. Na bene edhe SPAK-un prit se do shikosh…!!? Tani te degjojme barsoletat e avokat Ngjeles me politiken Angosaksone qe as ai vete si beson, askush nuk do shkoje ne burg nga ata qe kane marrur peng dhe e kane kthyer ne nje “Camorre” te vertete atje. Disa pune dhe ligje te pista jane bere qe ne fillim vitet 90′ dhe jemi te kapur ‘shah mat’ nga te kater anet prandaj na i bejne te gjitha keto se ne nuk i interesojme askujt derisa ikim akoma si turma e kemi mbushur burgjet e europes apo veteskllaverohemi kudo gjetke. Akademike e kazanxhinj ka plot atje po’ jane kthyer ne sherbim te kupoles PD-PS+LSI cfare pret prej tyre. Para 3 ditesh edhe atje ne MALI te Afrikes ne boten e trete u rebeluan nje grup ushtarakesh te rinj arrestuan gjithe aparatin shteteror e po nuk nderhyri kucedra France do ti cojne ne te semes ata…Pra dhe ata kane gjak e seder ndersa andej nga ne duan te rrezojne nje hajdut per te risjellur hajdutin e radhes dhe disa jane edhe krenare…gjithesesi ky eshte opinioni im…gjithe te mirat
Se zoti Demo,te besh shtet do bythe duhet shume pune duhet kushdo te jape shume kur nis nga hici si bene fqinjet tane ata qe ne i ndihmuam e shume biles se kur ai reviluzioni grek u krye qe ne fakt ishte lufte civile Shqipetare se protagoniste ishim vetem ne me pashallare e kapedane ortodokse e myslimane te gjithe kunder te gjitheve po dhe po. Fituan Greket dhe Turqit vazhduan te qeverisnin 4 vilajetet me disa te shitur qe nuk largoheshin dot nga DOVLETI dhe nga ata qe fituan pavaresine disa Arvanitas u bene me Greke nga Greket.Tani te kthehemi mbrapa duhej shume vullnet e shume sakrifice qe ne nuk i kemi shume qejf por duhen bere qe mos te te cajne trapin e te te ruajne nga vetja e tyre apo jo. Se keshtu te imponojne cdo gje si duan ata….duhet pune e ndergjegjje Jo hajduteri e servilizem dhe nxjerrjen e cdo sekreti te shtetit ne shesh sic bejne bucet e sotme se po’ te ishte per Enverin qe thua ti do ishin Duke shtyre vagone ne Bulqize keta te pa skrupullt.dhe kufijte ishin te shenjte e te paorekshem.
Kufijte e te vetequajturit “Shqipetare” te Shqiperise zoti Remo, shin te paprekshem,se Burgu keshtu rruhet,me tela,me ushtare me biruca pune te vogla per ata qe paten guximin te shprehnin ndonje fjale apo opinion.
Kush hapte televizorin te shikonte Boten persekutohej,kush ankohej se tregu ishte bosh,po ashtu,kush u perpoq te arratisej nga ky Burg mori ne qafe veten,fisin dhe ja ku eshte Arnautia Arvania,Allbania.
Ta kuptosh zoti Remo,flamuri i Shqiponjes se Arnautistanit eshte Greke i Bizantit qe tregon ndarjen e Perandorise Greke te Bizantit.
Ai qe e mori ishte Greke nga Epiri dhe njifet Jeorgios Kastriotis,krenare per Origjinen e Tij te Zeusit te Madh qe e kishte edhe ne Perkrenaren e Tij qe gjendet ne Austri!
Ky Pashallek qe quhet Albani nga Arnauti eshte krijuar nga turq ne Ndergjegje si Deputeti turk Ismail Beu,Frashelinjte,Hasanet.
Heronjte Greke te ashtuquajture Arvanitas nga turqit luftuan per Epir,per Ilyri,per Magna Grecia,per Kostandinopol,per Greqi kurse Ismailet kunder ketyre.
“ERDOGAN” Per ata kufijte e paprekshem e kisha fjalen se nuk pati kurajen ndonjeri ti prekte ne ato kohe,tentuan por nuk ja dolen kurre. Une te jap te drejte per ata njerez te thjeshte qe menduan ndryshe dhe u burgosen ndiej keqardhje po dhe po. Ti leme mbrapa ato kohe e te shikojme para se kete demokracine dhe te drejten e fjales po e keqperdorim shume apo jo? E fjalen e kam pikerisht per ty Erdoganis,ti dhe te tjere vazhdoni e mastruboni trurin tuaj por kush ua jep te drejten te talleni me simbolet kombetare,me flamurin me Gjergj Kastriotin,me emerin e ketij vendi qe ti e quan “Arnautistan” do ta beje ti ne Greqi kete? Kjo eshte ajo liria qe abuzon ti dhe njerez qe une njof personalisht qe qajne dhe kendojne shqip por flasin Greqisht ku spiunojne shoket e tyre ne greqi vetem se nuk mendojne si ata qe po na e lodhni shume koken vetem se keta plehera qe drejtojne i kane zene per topesh Janullatos me emissret e tij,une ju di shume vepra edhe kishat qender propagande i keni kthyer vete ortodokse jam por jo praktikant…kaq kisha Erdoganis e kjo vlen edhe per ata te Erdoganit turk qe xhamite u kane shpelare trurin…Njesoj jeni qe te dy,fatkeqesia jone qe kemi pasur te bejme me Juve per rreth 500 vjet ate keni bere se bashku vetem keni mallkuar Shqipetaret!
nji qytetar,
eshte per te ardhur shume keq ,siqerishte ,
qe ne shqiptaret vazhdojme te levizim ne nji Toke paGravitet , nderkohe qe Bota ka reflektuar dhe mesuar dicka nga e Kaluara Historike duke mbajtur qendrim KORREKT Realist kundrejt cdo Figure Historike .
Ne jo !
Nuk duam te ndryshojme .
Cfar tmerri !
Do mbetemi ne Histori si Fanatik te pandreqshem
vetvrases te se ardhmes , Paciente te Pasherueshem ,prandaj edhe vuajm gjate gjithe Jetes Historise dhe ajo vuan nga ne Testone-t 🙁
( e vleresoj shume inteligjencen e kulturen Katolikeve Shqiptare ,ate qe ata i kan dhene Letersise shqiptare
ne pergjithsi ,por kjo simpati e rrespekt ,
nuk me pengon e ben te dobet te shikoj gabimet e tyre pozicionuar ne Histori –edhe perse sinqerishte -par # nuk i ve faj ne nji far menyre ,sepse e tille ishte ajo epoke e paqarte per shqiptaret e percare deri ne kock ,
e trubullt ,ku shqiptreve i mungonin jovetem qendrimet korrekt Historise por me shume se kaq
-edhe pse kjo -eshte nji teme tjeter -qe mjerishte pak ose aspak eshte analizuar nga Shqiptaret ,qe shume probleme e gabime Historike vazhdojne ti trajtojne te ndilkuar/emocioale si biseda kafeneshe !
Ndohta eshte koha e fundit ,ti kthehemi njerezimit ,
per t’u bere serioze …
I nderuar z Xhufi! Mire beni qe replikoni me R Gurakuqin…apo sillni thenie te ketij apo atij personi ne vitin 1919 ne shtypin e kohes. Po a mund te sillni ne trajtesen tuaj se cfare thone dokumentat e plota si “Memorandumi përbashkët anglo-francez –amerikan i 9 Dhjetorit 1919” per kufijt e Shqiperise , duke e risjelle te plote ne shqip ashtu si ka qene dhe mbetet ende sot pavaresisht interpretimeve. Ne se beni kete, do deshmoni se historia ka filluar te marre jete edhe ne Shqiperine tone.Koha kerkon historiane objektive.