Pëllumbeshë e vogël

Ornela

Pëllumbeshë e vogël,
Që më le folenë,
Ike, po atje
Kujtimet të mbenë.

Ike dhe zure
Një folezë tjetër
E merak të mbeti
Foleza e vjetër.

Ike, u martove
Dhe ti, si të tjerat,
Ike, i harrove
Lodrat dhe pranverat.

I harrove lodrat,
Lodrat e rinisë,
Se në mes të hynë
Hallet e shtëpisë.

Haj, moj pëllumbeshë,
Ty të përgjërohem,
Së bashku me botën
Dhe unë rrotullohem.

Dhe unë rrotullohem
E bëhem si ti,
Të të puth në ballë,
O moj vajzëri.

Vajzëri, që ike
E më s’kthehesh prapa,
Do na ngrijë dimri,
Do na djegë vapa.
9 shkurt 2009

Po ti nuk e dije

Çdo hap që ti hidhje,
Rrija dhe përgjoja,
Po ti nuk e dije
Se unë të kërkoja.

Një zjarr e një flakë
Ma ndizje, ma fikje,
Unë të gjurmoja,
Po ti larg më ikje.

Nuk e di akoma
Përse m’u mbyll goja,
Ndaj ti nuk e dije
Se sa shumë të doja.

Yll, o yll i ndritur,
Që më le në hije,
Eh, ta kishe ditur,
Po ti nuk e dije.

Po ti nuk e dije
Akoma s’e di,
Një e vetme mbete
Në dy sytë e mi.

Veç ty ëndërrova,
Zgjuar dhe fjetur,
Një e vetme mbete,
Fare e paprekur.
2 korrik 2008

Share This Article
2 Comments
  • Trinitrina*qe na riperterisjne,i mir Poeti yne e rralle.
    Te prifte PENA si gjithnje,melhemin ne plga e ven!
    Shkruar 12 vjet me pare,sot keto vargje sjelle,
    *Pellumbeshave* jetuar, pena yte pa pushuar..
    Pena *TOP* per POLITIKANET!
    E mira ju prifte.si vete IDEON !
    Ti AZGANI jone!

    Toronto 12-06-2021 85 vjetorin e lindies festuar;
    Guri Naimit D.

  • PARODI

    VALSI I KUSARËVE

    Sa neveri kur vazhdoj dëgjoj
    Që mafia lejla dhe këtë herë
    Zgjedhjet i bleu dhe i fitoi
    Me po të njëjtin avaz si përherë

    Bashkë me rilindjen lejla
    Patronazhistët lulëzojnë
    Tani opozita është në bela
    Ramën prapë duhet të durojnë

    Refreni:
    Tall bythën tall, o Edvin
    Me këtë mizerie atdhe
    Dukë “poeti” bën propagandë
    I katandisur në këtë derexhe

    La la la, la la la
    La la la, la la le
    Shqipëria duhet të ishte zonjë,
    E katandisën si një hale

    Amerika nuk mban sehir
    Ajo me vrap Ramën e uron
    Për zgjedhjet mjaft korrekte
    Edhe pse Edvini veç mashtron

    Saliun e nxorrën “Non Grata”
    Do drejtësi SHBA-ja këtë herë
    Për çdo hajdutllëk në këto 8 vjet
    E ka prapë fajin Saliu si përherë

    Refreni:
    Tall bythën tall, o Edvin
    Me këtë popull delesh dhe idiotë,
    Sa të kesh Lulin që bën teatër
    Në kuvend, e në shesh protesta kot

    La la la, la la la,
    La la la, la la le
    Na premtuan integrimin
    Kush e integron një hale?!

    La la la, la la la,
    La la la, la la le,
    Asnjë qeveritar s’është dënuar
    Kjo na qënka drejtësia e re!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *