Ish-kryetari i Kuvendit dhe një nga figurat më emblematike të së majtës shqiptare, prof. Servet Pëllumbi, nuk ka dëshirë të jetë vazhdimisht i pranishëm në shtyp. Ai dallohet për maturinë e tij, flet rrallë dhe është mjaft i kujdesshëm në ato që thotë. Sidoqoftë, në momente zhvillimesh të rëndësishme ai flet. Në prag të 23 qershorit, 1-vjetorit të zgjedhjeve që larguan Berishën nga pushteti, Pëllumbi thotë se Berisha ka një strategji të qartë për destabilitet.
Këtë strategjie, ai e sheh te grevat e urisë. “Gjatë viteve 2005-2013, ai përsëri bëri kërdinë në të gjithë administratën e shtetit dhe nuk përfilli asnjë mendim apo kërkesë të opozitës. Tani fillon greva urie me një strategji të qartë për të sjellë destabilitet dhe për të penguar në çdo hap reformat e qeverisë. Këto janë kurthe që Berisha i ngre përditë dhe duhet të kenë të gjithë kujdes që të mos bien në kurthet e tij”, thotë Pëllumbi.
Çfarë mendon ai për qeverinë “Rama” afro një vit pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe rolin i opozitës në tërësi. Një debat me Berishën në Kuvend dhe përgëzimi i Fatos Nanos: Ia bëre mirë atij bishës!
Intervistën e plotë nga Xhevdet Shehu mund ta lexoni sot në versionin print të gazetës “DITA”.

Z.Rama .Degjoje dhe mbaje prane Profesor Pellumbin .Mos degjo fillostrofet e Shqiperise qe kurre nuk kane per te dalluar te mirin nga i keqi .Ne traditen e shqiptarit te mencurit jo vetem degjoheshin por i vinin dhe ne qoshe .
Ka shume ciban Shqiperia qe perbaltin figura qe e kane treguar se u dhimset Memedheu. Shume intelektual dhe burra te mencur u perdhosen nga politikane te vetquajtur demokrate duke i etikuar Kriptokomunistoenverist .Vitet e demokracise treguan te kunderten .Ozurpuesit e pushtetit ,me siglen poshte komunizmi ,e shkaterruan Shqiperine duke e futur ne nje udhekryq teper te veshtire ekonomikishte . Kot nuk thote populli: Mos i shiko gunen por punen .Profesor Pellumbi eshte nje nga ata qe si ne diktatur e demokraci ka sjell vlera qe i kane sherbyer popullit dhe vendit .
Sipas profesorit te shkolles partis punes ne institutin marksist-leninist qeveria duhej te conte sampistat per ti shperdar.Kti i kan rene trut ne qafe ala mendon se eshte ne komuflliqezem.
Nano qe e injoroi perfundoi ne klloun te Berishes.