Penalitetet e Bashkisë, 200 mijë lekë gjobë per këdo që hedh cigaren në rrugë

anazapta

Nëse hidhni plehrat në rrugë në Tiranë mund të përballeni me 5 mijë deri në 20 mijë lekë të reja gjobë.

Nëse filloni te ndërtoni shtesa pa leje do të paguani deri në 5 mijë euro.

Janë këto disa nga masat që ka marrë Bashkia e Tiranës për të mbrojtur hapësirat publike dhe për të ulur nivelin e ndotjes në Tiranë.

Burime nga bashkia thonë se Policia Bashkiake do të pajiset me kamera të posaçme për të dokumentuar shkeljet.

Përveç gjobës prej 5000 euro që do të vendoset kur ndërtoni pa leje, do të paguhet edhe pastrimi që do të bëjnë institucionet e bashkisë si dhe kthimi i hapësirës së dëmtuar në gjendjen e mëparshme.

Gjobë do të vendoset edhe për rastet kur dëmtoni pronën publike, kur vidhen kapakët e pusetave apo kur dëmtohet monumentet e kulturës.

Ata individë apo biznese të cilat u vënë flakën kazanëve të plehrave do të paguajnë një gjobë prej 400 euro.

Bashkia e Tiranës ka parashikuar gjobitjen edhe të personave që urinojnë në ambientet publike

Share This Article
13 Comments
  • Mor po ku jemi ketu ne Shqiperi apo jashte saj? Se ne Shqiperi monedha zyrtare eshte LEKU si do te kete gjoba ne EURO?- E para dhe e dyta si do te vilen gjobat? Kush do te jete organi qe do te merret me keto dhe mbi cfare baze ligjore? Dhe treta sa per lezet…sikur u tha se policia bashkiake do te shkrihet, pra nuk do te egzistoje me, apo deri sa te shkrihet le te merret edhe me keto pune pastaj ….shohim e bejme, si perhere???!!!

    • Shume mire,jemi me gjithe kembe brenda,filloi dhe veliaj te legalizoje vjedhjen,korrupsionin e favorizimin.Ska si te ishte ndryshe,te njejtat gjera si rama prodhojne te njejtat efekte,hidhni cigare ne toke 200 mije leke gjobe,ske leke me e pagu ,ne burg,paguaj 5000 euro pastaj te dalish.Jam 25 vjet ne Paris dhe skam nigju gjobe Pse hedh cigare ne toke,nderkohe qe ne cdo 20 metra ke kosha plehrash.Nje pyetje per veliajn,Po me erdhi me urinu ku te urinoj n.q.s.ska banjo publike,ku ta hedhi paketen bosh n.q.s ska kosh plehrash?Sa gjobe dhe burg vihet per ata qe fitojne tenderat per pastrim dhe mirmbajtje qyteti dhe i vjedhin leket ,nuk blejne kosha plehrash dhe makina pastrimi por punesojne 10 gabele me fshese?Kete Ligj Kur do ta zbatoni zoti veliaj.

  • VELI-SHURRA

    Mengjezin e sot’tem vendosa ta kaloj ne kembe si turist neper rruget e Tirones. Po mendohesha nga t’ja mbaja dhe titulli me germa kubitale ne gazetat e dites, me kthjelloi pa dyshim zgjedhjen qe do beja: BIE MITI I KRISTAQ RAMES ! Duke pritur hapjen e semaforit te gjelber, vura re ne krah te me afrohej nje çift kat’naresh me siguri andej nga lartesite e Dajtit. U lehtesova menjehere nga ankthi qe me ze kur duhet te travesoj rruget e kryeqytetit, çifti ne kete rast me sherbeu si mburoje e ndonje sulmi te mundeshem me makine nga psikopatet e shumte qe drejtojne me patetentat e plep-leshuara.

    Boshlleku i krijuar nga shembja e godines se pogradecarit me ate emrin altosonant, i shembellente me shume nje hauri pa dyer, pa dritare, pa çati, nje rrenoje lufte pas bombardimit me bombat e fundit te pa demontuara te Mrike Kodhelit, nga Lajthiza e Shamataxhinjve te Tales ne Lezhe.
    U be edhe kjo – degjova te shfrynte dufin e saj nje “operatore higjenike” fringo e re e te punesuarve te fundit te Erjonkes nga Qelbesira (Ura Vajgurore), me nje fjale nje fshesaxhije e dikureshme.

    U mbeshteta ne murin perballe, pasi ndeza nje cigare dhe fillova ti hedh nje sy lajmeve te tjera ne gazete: “200 mije leke gjobe per kedo qe hedh cigaren ne rruge!”. U ngushullove me vehten pasi cigarja e ndezur ishte e fundit dhe mund te perdorja paketen boshe per te kosh-pleheruar bishtin e filtruar te asaj qe s’mu nda nje jete te tere. Kushdi, mbase eshte edhe rasti i mire per ti thene lamtumire nje here e pergjithnje duhanit… Gjobe edhe per personat qe urinojne ne ambjente publike !

    Kete jo, sepse po te zuri nuk di ku te lirohesh ne Tironen e shume shtrire. Pa le pastaj po te kesh probleme me prostaten, kohezgjatja e turizmit mund te rreduktohet ne pak ore. Edhe kjo thashe na mungoi dhe bera te shkoja ne pazarin aty prane: nuk ishte me. E kishin pastruar edhe ate sheshin ku kaloja here pas here me kuriozitetin tim per te “zbuluar” ndonje liber te vjeter apo ndonje pikture a foto interesante.

    Kisha fiksuar nje takim ne QSUT per te bere radiografine e gishtit te mesit te dores se djathte te lenduar dite me pare, dhe pas nje udhetimi me facolete ne hunde ne autobuzin urban te stermbushur, zbrita mu tek ndalesa e “Bashkimit”, siç kane filluar ta quajne tironasit me sfotizmin qe i karakterizon. Farmacia, me dyer te spalankuara, ishte mbushur me kliente. Kohe me pare kisha blere tek Bashkimi (i mbijetuari i atentatyit me bombe), ate “kit-in” e detyrueshem per ta mbajtur ne makine.

    Ç’ne gjithe ky milet, pyeta te fundit ne radhe. Shitet nje “kit” i ri per te permjerrur ne Tirone ! U vura ne radhe edhe une, pak per kureshtje e me shume per shtrengesen qe me kish kapur gjate udhetimit me autobuz. Ta provojme edhe kete risi moderne, thashe e vazhdova te lexoja gazeten e posa blere. Me ne fund erdhi radha ime. Bashkimi, dora vete, me afroi “kit-in” e ri. Pasi pagova (sa frengu pulen) u ndala te lexoje instruksionin e perdorimit. E kishin quajtur “VELI-SHURRE” ne nder si duket te shpikesit te tij. Ishte nje shishe plastike rreth gjysme litroshe, me nje tub trasparent qe dilte nga gryka dhe perfundonte ne nje tip kellufi, i ngjashem, mbase edhe i tille, si kellufet e kurvareve vagabonde.

    Natyrisht duhej ta “installoje” para se te dilje nga shtepia. Pasi e lexova nga fillimi deri ne fund instruksionin e “VELI-SHURRA-s” u tromaksa kur lexova emrin e firmes prodhuese te tij: “Joint Venture – Veliaj-Lu” (ndermarrje e perbashket Veliaj-Lu) ! Lu? Me vajti mendja menjehere tek Donald Lu i ambasades amerikane, ne CV-ne tij tij tashme legjendare, mburrej si specialist ne ndertimin e qenefeve fushore. Rast ideal per te kompletuar CV-ne pak te zhubravitur, do shtoje me siguri edhe kete gjenialitet te perbashket me Erjonken.. Ja vlen te jesh ambasador ne Shqiperi !

  • Ju lumt Erion,Keshtu i do “mushka drute”.Ky popull u mesua nga SB e KO-rrumpalle:Vidh,shkaterro,digj,vrit..se ska drejtesi-shtet.Rama per shqiperine & ju per Tiranen do te hyni ne histori per pune te mira ne kete vend te lene pa zot..!

  • Me erdhi shume keq per XUME PROTOPAPEN e shkrete. Te shkuara! Por mund te kalosh dhe nga Spitali 5 per ndonje kontroll.

    • TITO – JOSIF BROZ !

      Vrapo ta blesh edhe ti, se eshte e pershtateshme per çdo lloj vrime, e sidomos per gojen se e paske te mbushur jashte mase…

  • “Nëse filloni te ndërtoni shtesa pa leje do të paguani deri në 5 mijë euro.”
    Qenka nderruar parrulla nga burg ne gjobe me 5000 euro. Helbete rilindin edhe reklamat.

  • sa per dijeni te gjitha lokalet, baret,restorantet ne tirane e kane detyre ligjore te ofrojne sherbimin e tualetit falas per kedo qe hyn, keshtu qe mos u kapni kot ku ta boj shurren e ku te dhjes…..

  • kujt i mungon,pavarsisht nga emri pseudonimi i komentuesve,
    tregon se je akoma njeri pa kulture,e qe flet percart
    qe preardhjen e ke ng pylli dhe ke 25 vjet ne tirane, e nuk thua te pakten faleminderit per nismen e vlerave qytetare.
    Ne tiranen e qytetarise nuk peshtyhej per toke dhe bishtat hidheshin ne koshat ne shtyllat e ndricimit te rruges.
    sot je ne kafe,pi duhan tani jashte se gjobae beri te veten,dhe nuk e fik dhe ta vendosesh ne tavell, por e hedhne rruge edhe te ndezur.
    kulture e komente te njeriut primitiv,vetm ne shqiperi dhe kur jeni jashte vendit jeni qytetare

  • Temen e semes shqipot shtepin e mbajne te paster Ndersa ne ambjentin perjashta ngordh dhe derri Bravo Erion pak jane gjobat per kompesim te kishe vene dhe drune qe te vene ment shqipot ndryshe nuk ven mend kollaroxhinjte qe hedhin plehrat ne rruge Eshte bere shqiperia hale as kundragazi nuk ben pune duhet te na behet edukat se plehrat nuk hidhen ne rruge nuk ka faj koshi i plehrave po plehrat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *