Penalltitë, Trashi: S’na kanë favorizuar gjyqtarët

redaktor

Me tre fitore radhazi dhe asnjë humbje në këtë start të sezonit, Partizani është shfaqur si rivali më i afërt i Skënderbeut në garën për titull. Të kuqtë kanë grumbulluar 10 pikë në javët e para dhe mesfushori Lorenc Trashi beson se mund ti sfidojnë kampionët në fuqi.

“Është herët për të folur rreth faktit nëse do të arrijmë ta ndalim Skënderbeun. Por, me problemet që korçarët shfaqën në ndeshjen e fundit ndaj Tiranës, mendoj se mund ti përballojmë, apo edhe të fitojmë në ndeshjet direkte.”

Ecuria e mirë të Partizanit në Kategorinë Superiore është karakterizuar nga akuzat e rivalëve për 11-metërsha bujarë. Në të tre ndeshjet e fituara, ndaj Flamurtarit, Vllaznisë dhe së fundmi, Kukësit, golat vendimtarë për kryeqytetasit kanë ardhur mes polemikave për penallti të diskutueshme.

“Nuk e kuptoj ku janë favorizimet. 11-metërshi i fundit në ndeshjen me Kukësin ishte i dukshëm. Realisht nuk e kuptoj se ku po na favorizojnë.”

Partizani hap javën e pestë të kampionatit, me sfidën e së shtunës kundër Tërbunit në Pukë. Një trasfertë aspak e lehtë, edhe pse skuadra e Sulejman Starovës vlerësohet si favorite.

“Në letër jemi favoritë, edhe pse jemi të impenjuar në një fushë të vështirë dhe Tërbuni është paraqitur mirë. Megjithatë, do të japim 100 për qind që ta fitojmë edhe këtë ndeshje.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *