Pendarovski i zhgënjyer nga BE, bën apel për unitet

J L

“Jam i bindur se tani është koha për të treguar unitet rreth orientimit tonë strategjik, pavarësisht dallimeve legjitime politike për shumë çështje, ka deklaruar presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në fjalimin drejtuar qytetarëve të vendit.

“Të dashur qytetarë, tani nuk është koha e zhgënjimit, apatisë ose përllogaritjeve për të marrë pikë të vogla politike ditore. Tani është koha për t’u ribashkuar rreth asaj që na intereson më shumë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e ardhmja e jonë dhe e brezave që do të vijnë. Jam thellësisht i bindur që vetëm nëse punojmë së bashku do të kemi sukses”, deklaroi Stevo Pendarovski.

Sipas presidentit, anëtarësimi në NATO do të ndodhë së shpejti, ndërsa anëtarësimi në BE nuk do të jetë detyrë vetëm e një Qeverie, e një Parlamenti ose një presidenti.

Pendarovski bëri të ditur se marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë duhet doemos të zbatohen me qasje korrekte nga të gjitha palët, meqë janë themel i fqinjësisë së mirë.

“Jam i bindur se nëse ia duam të mirën vendit tonë, qasja e vetme e drejtë duke i marrë parasysh rrethanat e reja, është të jemi edhe më të vendosur në transformimin e shoqërisë sonë. Ne nuk duhet të jemi formalisht anëtarë  të Bashkimit por realisht ta miratojmë sistemin e vlerave dhe t’i zbatojmë në jetën e përditshme të qytetarëve.

Reformat në shumë sfera, veçanërisht në funksionimin e shtetit juridik duhet doemos të vazhdojnë, përballja me krimin e organizuar dhe korrupsioni i lartë, nuk janë vetëm kusht për integrimet por janë shumë më tepër, janë domosdoshmëri për mbijetesë të një rendi të qëndrueshëm juridik. Standardet evropiane të bëhen standarde vendore”, shtoi Pendarovski.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Ky president , eshte per ta psur zili , per kulturen , maturine , tolerance dhe frymen popullore te mendimit .I ka shoket e rralle , ne Rajon dhe me gjere . Zgalem

  • Ky ende nuk e ka kuptuar pse nuk pranohet n’evrope: problemi shqiptar eshte ne pyetje : nuk do pranohet qe shqiptaret, populli shumice neser ne makedoni te jete n’evrope e te ngrehe zeri per pjesen tjeter te shqipeve! Kapici?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *