Të arrestuarit kanë mohuar akuzat e prokurorisë dhe kanë kundërshtuar rrëfimet e Nuredin Dumanit, para SPAK. Madje një prej tyre Besian Xhixha, ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë.
“E kam mbajtur më shumë se një vit në shtëpi dhe e kam shoqëruar gjithmonë. Gënjen ai. Nëse doni ju unë pendohem. Kam qenë shofer i tij. Na ka marrë në qafë. E di kush ka qëndruar me të. Gjyqtarë e prokurorë dhe një deputet, po deshët ju, unë i them.” mësohet të ketë thënë Besian Xhixha .
Mësohet se Besian Xhixha është banues në Larushkë të Krujës dhe pikërisht në banesën e tij Dumani është fshehur për më shumë se një vit.
Xhixha dhe Enver Diva u arrestuan si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në prill të 2020. Ata akuzohen se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e dy vëllezërve, ndërsa kanë qenë të parët e kontraktuar për vrasjen e tyre nga Nuredin Dumani dhe Talo Cela.
Të akuzuarit që janë në arrati
Ervis Martinaj
Florenc Çapja
Talo Çela
Eljo (Ervis) Bitri
Festim Qoli
Alban Bengasi
Elvin Merlika
Alket Xhixha
Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
Agron (Kamber) Mehja
Aleks Çela alias (Tom Qorri)
Agim Gjini
Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
Abedin Mama (Dine Çami)
Masa sigurimi në disa IEVP
1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3. Altin Ndoci, 35 vjeç
4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7. Ilirian Feci, 47 vjeç
8. Enver Diva, 43 vjeç
9. Besjan Xhixha, 31 vjeç
Të arrestuar gjatë operacionit
1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2. Leonard Palushi, 41 vjeç
3. Gentian Sharra, 48 vjeç
4. Fatos Gosa, 54 vjeç
5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6. Petrit Qoli, 51 vjeç
7. Agron Qoli, 52 vjeç
8. Agron Qafa, 48 vjeç
9. Asllan Plaku, 30 vjeç
i.b. / dita

Shikoni o njerez se ku na coi politika kriminale e ketyre maskarenjve qe u shnderruan brenda nates nga ish komuniste e kelysh bllokmenesh ,ne antikomuniste!
Na premtuan se do “Ta bejme Shqiperine si gjithe Europa”,por na rriten nje brez te ri me KRIMINELE!
ha ha Shet i degjeneruar polici deputeta te korruptuar ,,keta kane vrare dhe prere ,dhe pasi kapen duan te bashkepunojne ,pa pyesni familjet e te vrareve se si ndihen ,atij deputetit do i dali emri apo do ta mbyllni menjehere
Sa besim paske se do i dale emri deputetit, po dhe po doli cfare? Nga goja e nje krimineli kaq te neveritshem cfare smund te presesh.
Krim me te ndyre e jo burreror se vrasje me pagese nuk ka.
Sdq nese keta budallenjte mendojne se familjet e tyre dhe ata vete do i shpetojne hakmarrjes ne nje shtet te inkriminuar nga koka tek bishti, ata qofshin.
Gjynah te drejtet e ketij shteti dhe ata qe kane vrare duart e ketyre qelbesirave dhe qelbesirave qe i kane paguar dhe qelbesirave qe i kane mbeshtetur.
Haram!
“Komunistet” nuk genjejne,aq me teper ata qe kaluan ylberin e u transformuar ne “antikomuniste”Fatkeqesia jone ishte se Europen e njihnim nga televizori dhe propaganda e tyre.Pas hapjes ne prume ne vendin tone,korrupsionin e Europes,drogen ,krimin,luften per pushtet dhe gjithe pislleqet e saj.Ishte kjo Europe dhe Amerike qe na “ndihmuan” ti sillnim shume shpejt keto “perparime”.”Nen porosit e tyre” dhe drejtimin e tyre shkateruam cdo gje,morale e ekonomike.Lufta per pasurim te menjehershem nuk mund te kryhej pa bema te tilla,ku llumi i vendit morri drejtimin e vendit dhe ushtaret e tyre u armatosen per tu bere milioner.Europa dhe Amerika i shikonin keto gjera dhe heshtnin,shikonin “politikanet” si burra shteti e yll ne ngjitje qe grabisnin ne mes te dites,ndryshonin rezultatin e zgjedhjeve sipas deshires dhe i perkrahnin.Kush thote se nuk u beme si gjithe Europa vazhdon te kete iluzione te reme.Ne keto 32-vite u barazuam me Europen ne fasade por edhe ne bemat e saj.Shteti i se drejtes kerkon drejtesi dhe jo “Universitet plepash”per drejtesi dhe Reforme drejtesie antikorrupsion por pa u ndeshkuar te Korruptuarit.
Europa eshte nje ender e bukur ,po aq utopike sa Komunizmi.