Një tjetër fëmijë për çiftin Penelope Cruz-Javier Bardem. Sipas “New York Post”, aktorja spanjolle do të bëhet nënë për herë të dytë gjatë këtij viti. Media të tjera thonë se Penelope është në muajin e tretë të shtazënisë, por nga ana e çiftit nuk është bërë ende asnjë konfirmim. Penelope, 39 vjeçe, dhe Javier Bardem, 44 vjeç, janë martuar në korrik të 2010-s dhe kanë sjellë në jetë një vit më pas djalin e tyre të parë, Leo.