Pengesa në zgjidhjen e halleve?!

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Reforma territoriale që krijoi ndarjen e qarqeve dhe prefekturave dhe përqendroi disa institucione si tatimet, shëndetësinë, arsimin e të tjera në qendrat e qarqeve, në asnjë mënyrë nuk presupozon moszgjidhjen, vonesën apo pengimin e shërbimeve utilitare për popullsinë. Por në Krujë ndodhin dukuri të pajustifikueshme në shërbime të cilat kërkojnë vulën dhe firmën e titullarëve të zyrave të tatimeve apo edhe të prefekturës për të cilat qytetarëve krutanë u duhet të presin mbi një javë për arsye nga më të ndryshmet. Për të përgatitur dokumentacionin që kërkohet nga sigurimet shoqërore, qytetarëve u duhet të vonohen shumë ditë për vërtetimin e zyrës së tatimeve që ndjek kalvarin Krujë-Durrës dhe kthim. Po kështu për një vërtetim kadastral të pronësisë mbi tokën i cili merret brenda ditës në zyrën e kadastrës në bashkinë e Krujës, ku për arsye riparimesh, për shërbimet ndaj qytetarëve është lënë hapur një zyre informimi e kryerje shërbimesh, por vonesa ndodh nga pritja e shkresave që do të kthehen të firmosura e vulosura nga Durrësi. Kështu që qytetarëve, me gjithë mirësjelljen e nëpunësve, u duhet të largohen pa kryer punë. Përparim Shullazi, Krujë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *