Në Gjykatën e Posaçme GJKKO do të bëhët ditën e sotme rivlerësimi i masës së sigurisë për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.
Lidhur me këtë çështje Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën duke qenë se personat e arrestuar dhe ata të shpallur në kërkim lidhur me këtë çështje po hetohen nga SPAK si grup i strukturuar kriminal.
Ky hetim nisi prej 17 Janarit nga Prokuroria e Tiranës e cila ka urdhëruar 6 arreste dhe 5 persona të tjerë i ka shpallur në kërkim.
Prokurorët që kanë në dorë këtë çështje janë Altin Dumani dhe Behar Dibra.
l.h/ dita
