Ardian Doçaj i arrestuar për pengmarrjen e Jan Prengës është liruar në detyrim paraqitje nga GJKKO.
Bëhet me dije se me kërkesë të avokatit Tonin Prendi, GJKKO e zëvendësoi masën e Doçajt nga arrest me burg në detyrim paraqitje.
Doçaj akuzohet si i përfshirë në pengmarrjen e vitit të kaluar të Jan Prengës, ku të përfshira ishin edhe disa grupe kriminale kurse krimi ishte porositur që nga Ekuadori.
Jan Prenga ishte viktimë e një përplasjeje për një ngarkesë të konsiderueshme kokaine në Angli.
Kjo ngarkesë i përkiste pikërisht Dritan Rexhepit, një shqiptari të burgosur në Ekuador që dyshohet se dha urdhër që t’i bëhej presion Astrit Prengës për të liruar ngarkesën duke i marrë peng vëllain në Shqipëri, Jan Prengën që jetonte në Kamëz.
Organizatorë të ngjarjes së janarit dyshohet të jenë anëtarë të tre grupeve kriminale, mes tyre dhe Altin Hajri.
Ardian Doçaj, një ditë pasi Operacioni “Forca e Ligjit” i sekustroi pasuritë në Shkodër u vetëdorëzua në pikën kufitare të Hanit të Hotit teksa udhëtoi nga Vjena në drejtim të Podgoricës.
j.l./ dita
