Kur u mendua se Franca do të merrte frymë lirisht pas ngjarjeve të njëpasnjëshme të pengjeve, një tjetër rast është shënuar rreth orës 18: 40.
Bëhet fjalë për një person i cili dyshohet se ka kryer pengmarrjen e dy punonjësve të argjentarisë Montpellier.
Nga të dhënat paraprake flitet se kjo pengmarrje nuk ka lidhje me terroristët, por ka qenë një tentativë grabitjeje e cila ka shkuar keq për autorët të cilët janë gjendur të rrethuar nga forcat e sigurisë para se të dilnin nga argjendaria.
Mediat franceze raportojnë se forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po mundohen të menaxhojnë situatën.

