Pengohet përsëritja e “paaftësisë së përkohshme për punë”. Balluku firmos vendimin për të pranuar kontrollorë të huaj

Rovena Cerka

Vendimi i papritur i kontrollorëve ajror për të shpallur paaftësinë e përkohshme për punë për shkak të stresit çoi në bllokimin e qarkullimit ajror në Shqipëri duke shkaktuar këshut problematika të shumta.

Iniciuar nga kjo situatë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë gjeti një zgjidhje për të mos lejuar të përsëriten raste të tilla.

Me urdhër të ministres Balluku është firmosur ditën e sotme vendimi që i hap rrugë punësimit të kontrollorëve të huaj në aeroportin e Rinasit.

Sipas urdhrit të firmosur nga Balluku, licenca e kontrollorëve që operojnë jashtë Shqipërisë do të njihet nëse është lëshuar nga një vend anëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), në përputhje me aneksin 1 të Konventës së Çikagos.

“Kontrollorët e trafikut ajror pajisen me licencë nga AAC-ja. Kërkesat, kriteret dhe procedurat për licencimin përcaktohen me rregullore të miratuar me urdhër të ministrit përgjegjës për transportin. 3. Licenca sipas pikës 2 të këtij neni, lëshohet vetëm kur aplikanti për licencë demonstron se ai/ajo përmbush kërkesat thelbësore, që lidhen me njohuritë teorike, aftësitë praktike, aftësitë gjuhësore, përvojën, dhe procedurat e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në ligj.

Urdhri për njohjen e licencës:

Përjashtimisht për situatën emergjente të krijuar në shërbimet e lundrimit ajror, në kushtet e mungesës së personelit rezervë të licencuar për ofrimin e këtij shërbimi, deri në një urdhër të dytë, pika 4, e nenit 2, të urdhrit të ministrit nr. 91, datë 21.2.2019, “Për miratimin e rregullores për përcaktimin e kërkesave teknike dhe të procedurave administrative, në lidhje me licencat dhe certifikatat e kontrollorëve të trafikut ajror”, ndryshohet si më poshtë:

-Për kontrollorët e trafikut ajror, që synojnë të ofrojnë shërbime të trafikut ajror në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë, pranë ofruesit të shërbimit të lundrimit ajror të Republikës së Shqipërisë, por që vendi kryesor i operimit dhe zyra e tyre e regjistrimit (nëse kanë), ndodhet jashtë territorit ku aplikohet kjo rregullore (ose ekuivalentja e saj në BE), do të njihet licenca e tyre, kur ata mbajnë një licencë të kontrollorit të trafikut ajror të lëshuar nga një vend anëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), në përputhje me aneksin 1 të Konventës së Çikagos. Me njohjen e licencës, këta kontrollorë konsiderohen të licencuar, në përputhje me paragrafin 1 të kësaj rregulloreje. Detyrat dhe funksionet e caktuara për kontrollorët e trafikut ajror të referuar në nënparagrafin e parë nuk do të tejkalojnë privilegjet e licencës së lëshuar nga vendi i tretë, jashtë ZPEA-së, sipas përcaktimeve të marrëveshjes shumëpalëshe.

– Autoriteti i Aviacionit Civil të realizojë njohjen e licencave, sipas aneksit 1 të Konventës së Çikagos,.

– Ngarkohet Autoriteti i Aviacionit Civil për ndjekjen e zbatimit të këtij urdhri. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në Fletoren Zyrtare.

 

m.m/ dita

Share This Article
12 Comments
  • Ha ha ha,nuk do stresohen me keta kamikazet e partive.

  • O ministre be ju thirje specialisteve shqiptar qe punojne ne bote te aplikojne per ato pozicione qe ju keni nevoje ne albkontroll.

  • Doli kjo kucka hajdute qe na qenka indinjuar kaq shume dhe do na punesoje te huajt, ne nje insitucion te Sigurise Kombetare

    Po pse nuk con te rinj shqiptare qe te shkollohen ne Perendim
    per kete lloj profesioni dhe i fut ne pune edhe ne Rinas, duke ju pergjysmuar oret e punece atyre punonjesve qe jane aty ….

    Ne kete menyre edhe ata nuk do ankohen dot per stresin
    sepse do punojne nga 5 ore ne dite, dhe keshtu qe do kesh ne dispozicion me shume kontrollore Shqiptare

    Nuk ka arsye moj Hajdute te punesosh te huajte ne nje objekt te Sigurise sone Kombetare
    Putane e qelbur qe ke 8 vjet qe vjedh taksat e Shqiptareve !

    • Na more vlora, por edhe keta kontrollore qe ka Shqiperia shteti shqiptar I ka shkolluar me taksat to a dhe jo Pak po 200mije euro koka ka kushtuar shkollimi I Tyre. Punojne 17 dite ne muaj dhe marrin 4000$ ne muaj dhe vjen fundi stresohen. Mqs u stesokan kaq shume pse nuk hidhen nga kulla e kontrrollit POSHTE me koke, ashtu sic hidhesh zoterote e une ne dete. Ata kane te drejt e te protestojne e te kerkoje te drejtat e Tyre por jo te lene vendin e punes dhe aq me shume nje vend te rende sis se madhe sic eshte aeropo rti. Sa lek donin 2000 € me shume, tani Ska se I Marr ne afrike e me kushtojne me Pak. Ata qe u arrestuan ne vend qe te marrin do lene leshte tani, pasi avokat I do lek dhe jo Pak dhe sikur te fitojne Ata ne pune kontrrrollor nuk bejne me ne Shqiperia, ta qajne me lote ate vend pellumbash. Po ta krush me gjethe fiku te ha me keq. O vlora SHIKO mase behet aeroporti ne Vlore pa vari qillon ketij ne tirane.

    • Raimond kuçioti, nuk ka lezet kështu që të ofendosh një femër! Ju nga Kuçi jeni njerëz me gropë në gjoks, prandaj shkodranët kujtuan se të gjithë vlonjatët kishin gropë në gjoks, mbasi thonin gjithmonë në,ne,ne duke goditur gjoksin. Kur u pyet një fshatar nga Kuçi, a keni ujë në Kuç? Kuçioti u përgjigj : Keshëm na keshëm, por na e dogji gjermani. Medemek se kishin luftuar shumë me gjermanin. U ndrua sistemi në kapitalist dhe fap kuçiotët na dolën « demokratë » të kulluar!

  • Kjo qe po ben kjo zonje eshte nje metode kapitalizmit primitiv.Kohet kane ndryshuar e dashur .Nuk te le njeri te besh si te duash.Kjo eshte antidemokratke sepse te duhet aprovimi i sindikates per keto ndryshime,qofte edhe pronare.Kapitalizmi i sotem ka rregulla ,prandaj ecen perpara sepse puntorin e quajne partner dhe jo armik.Keshtu eshte kur vjen nga llumi i shoqerise dhe i luga uje.

  • Kjo qe po ben kjo zonje eshte nje metode kapitalizmit primitiv.Kohet kane ndryshuar e dashur .Nuk te le njeri te besh si te duash.Kjo eshte antidemokratke sepse te duhet aprovimi i sindikates per keto ndryshime,qofte edhe pronare.Kapitalizmi i sotem ka rregulla ,prandaj ecen perpara sepse puntorin e quajne partner dhe jo armik.Keshtu eshte kur vjen nga llumi i shoqerise dhe i ze luga uje.

  • Shumë mirë Balluku kështu duhet të bëhet.Të mos u lejohet asnje mundësi këtyre lloj kontrollorësh të abuzojne .Mendojnë se janë të paprekshëm e të lujnë me njerezit në mynyren më të paturtëshme e kriminale.
    Kësaj pune i duhet futur më thelle.
    Janë në lojë Ilir Meta e Sali Berisha

  • Ka te drejte zonjaBalluku.
    Te kete kontrollor me shumice,per cdo situate.
    Po hapet Kukesi, pastaj Vlora etj.Duhen kontrollore.
    Nje komentues tha qe te vijne edhe emigrante , qe kane license.E drejte. Por ai nukvjen sepse merr 100 mije euro ne vit atje.Ne nuk ja japim dot.

  • Shume mire Adih.Duke futur 20 turq ne kullen e drejtimit u be sigurimi i aeroportit.Po sikur keta 20 turq ,o Adih te jene teroriste qe presin aeroplanin me ushtare amerikane,?Nga e more sigurine qe sigurimi kombetar (i rrezikuar nga shqiptaret sipas Rames,Ballukut,peleshit )eshte ne dore te sigurte te ketyre personave?Amerika nuk te fal per keto gjera ,behesh i pa besueshem per ata.Nuk e kalojne lehte Rama,Balluku,Peleshi.

  • Kjo si duket nuk ka lexuar deklaraten e sindikates se kontrolloreve neper bote qe i tregon zojes pse zevendsimi nuk eshte aq i legte sa men de ojne keta softe me bengladeshi! Edhe ata kerkojne kushte e bile nuk do i pranojne hiç kushtet e. tiranes!

  • Merrni oficeret e Radiolokacionit me Akademi ushtarake,boll u shewrbyem llasticave te politikes,
    Ushtaraket shqiptare jane patrriote,,NUK E NJOHIN STRESIN DHE NOIZIN.
    Perzeri keta 65 kanarinat e llastuar me 4000 euro muaji.
    Po nuk i perzute,populli i vuajtur do t`ju denoje me vote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *