Pengu i Arizusë në Shqipëri

redaktor

Alexander Arvizu ka dhënë një intervistë në Top Story, ku ka folur për katër vitet e tij të qëndrimit në Shqipëri.

Mes shumë momenteve që ka cekur, ambasadori amerikan ka shprehur keqardhje mbi diçka; për faktin që gjatë 4 vjetëve qëndrimi në Shqipëri nuk është takuar kurrë me aktoren bionde Olta Gixhari.

“Keqardhje është se kam shpenzuar 4 vite këtu dhe nuk kam takuar Olta Gixharin. Do kujtoj me mall që sa herë kam udhëtuar jashtë Tiranës, shpesh në shumë raste jemi të ftuar në shtëpitë e njerëzve, në disa raste e kanë ditur që do shkoja dhe kanë qenë të përgatitur, por në shumë të tjera jo.

Kam vizituar shumë shtëpi të thjeshta dhe modeste, por tryeza ka qenë gjithmonë plot dhe sigurisht edhe rakia. Mënyra se si trajtohet miku…duhet ta ndjesh këtë që ta përjetosh.

Janë këto kujtimet vetjake në harkun 4-vjeçar që unë do t’i marr me vete”, u shpreh ai.

3Nëse nuk e njihni Oltën, po ju themi që është ajo që i hipën kalit. Vetë aktorja e ka kaluar vetëm me një të qeshur këtë koment të ambasadorit, duke heshtur edhe pse nga miqtë e saj mësojmë se është ndjerë mjaft e përkëdhelur.

Arvizu njihet si një ambasador i cili ishte mik me shumë artistë dhe figura të njohura ku jo rrallë ai e përmendte edhe publikisht, siç ishte miqësia me këngëtaren Rosela Gjylbegu.

Po të na kishe bërë një zë, o z.Ambasador, ne do të kishim ndihmuar, nuk i lëmë miqtë të na ikin me pengje. Kot e ke humbur. Olta është gocë e gjindshme!

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *