Këngëtari i njohur Gent Demaliaj është përcjellë dje për në banesën e fundit.
Kushëriri i tij, Tedi Ngjela, thotë se këngëtari la amanet një këngë për babain e tij, të cilën sapo e kishte përfunduar.
“I vetmi peng ishte kënga e fundit, të cilën e kishte bërë për babain.
E bëri, por nuk arriti dot ta këndonte.
E ka lënë amanet që ta këndojë dikush tjetër në vend të tij”, ka thënë ai për “GSH”.
Demaliaj ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë prej disa vitesh.
