Pengu i Lirisë

Ornela

 Xhevdet Shehu

Dje u shua në moshën 92-vjeçare Liri Belishova, një nga drejtueset kryesore të Partisë Komuniste që nga vitet e para të krijimit të saj. Liri Belishova ka qenë anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së. Ajo lindi në Belishovë të krahinës së Mallakastrës në një familje të kamur të zonës, e bija e Kamber Belishovës, përfaqësues i krahinës në Kongresin e Durrësit. Shkollën fillore pesëvjeçare e mbaroi më 1937 në Ballsh. Më 1938 fitoi bursë që të ndiqte studimet në Institutin “Nana Mbretneshë” në kryeqytetin e mbretërisë. Kontaktet me idetë dhe materialet komuniste i pati prej kushëririt të saj, Besimit, student në Normalen e Elbasanit. Ajo njihet edhe si gruaja që sfidoi diktaturën. Gjatë viteve 1946 dhe 1947 ajo ishte kryetare e Rinisë Popullore (Rinia Popullore).Vdekja e bashkëshortit të saj, Nako Spiru, në vitin 1947, një vetëvrasje e supozuar, çoi në shkarkimin e saj nga roli i saj dhe ajo u dërgua nga Tirana në Berat për të dhënë mësim. Pas rehabilitimit të Nako Spirus, si rezultat i ndarjes Jugosllave-Shqiptare, më 1948, Belishova u rehabilitua gjithashtu dhe u bë anëtare i Byrosë Politike të Partisë së Punës të Shqipërisë nga viti 1948 deri më 1960.

Më pas provoi kampet e internimit deri në vitin 1991. Herë pas here shfaqej në shtyp, ku meraku i saj ishte zbulimi i vrasjes së Nako Spirut, ish bashkëshortit të saj

Nuk u ligështua dhe me fillimin e proceseve demokratike u përfshi për të dhënë ndihmesën e saj nëpërmjet Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të LANÇl (OBVL), në interes të atdheut.

E kam njohur personalisht këtë grua me një personalitet të spikatur në historinë e Shqipërisë Komuniste. Ishte viti 1991. Ajo sapo ishte kthyer nga internimi. Më preku pamja e saj krejt e përkulur në një kënd 90 gradësh, e rrënuar. Kishte mbajtur arka me domate dhe patate gjatë tridhjetë viteve të fundit. Por mendjen e kishte top…

Takimi i fundit me të ka qenë para gjashtë vjetësh, kur i kam shkuar në shtëpinë e saj buzë Lanës tek ‘Palma e Artë” bashkë me kolegun gazetar Leonard Veizi. Pikërisht atë ditë kemi bërë dhe këto fotografi të papërsëritshme që po botohen sot ekskluzivisht në ‘DITA’.

Në vijim po sjell mbresat e asaj dite, sipas shënimeve të Nardit dhe të mijat, si dhe një dëshmi nga Vath Jeshili që gjeti plumbin që i mori jetën Nako Spirut.

***

Pengu më i madh i jetës së Liri Beliashovës ka qenë ndriçimi i së vërtetës për Nako Spirun, ish bashkëshortin e saj, një nga personalitet më të shquartë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Liria e kishte adhuruar Nakon sa ishte gjallë dhe jetoi me kujtimin e tij deri në fund të jetës.

Liri Belishovën e kam njohur që nga viti 1991 kur ajo fitoi lirinë dhe erdhi në Tiranë. Gjatë shumë takimeve me të kam vërejtur pengun e madh të saj për të zbardhur enigmën e vrasjes apo vetëvrasjes së Nako Spirut. Sidomos takimi i fundit me të ka qenë jashtëzakonisht prekës. U ngrit me mundim, shkoi në një aneks që ajo e quante kuzhinë dhe prej andej na solli një valixhe demode të nja gjysmë shekulli të shkuar. “Kudo ku kam shkuar, kudo ku kam vuajtur, këtë valixhe nuk e kam ndarë asnjëherë nga vetja dhe nuk kam lejuar të ma prekë askush…”, na tha. E hapi me shumë kujdes dhe na tregoi: “këto janë rrobat e Nakos ditën që vrau veten. Kostumi. Këmisha… Ja edhe plumbi…”. Por mos m’i nxirrni në gazetë… – na porositi.

Në të vërtetë, ne e “tradhtuam”. Dhe ja po i botojmë sot në gazetë…

Akuzat e paqena

“Jetuam shumë pak bashkë nga janari i 1946-ës deri në 20 nëntor të vitit 1947, por ishim njohur shumë më përpara dhe përveçse njerëz të dashur, ishim edhe shokë të mirë. Nako Spiru besonte në fillim se, komunistët jugosllavë ishin internacionalistë dhe do ta ndihmonin Shqipërinë që të shëronte plagët e luftës dhe për zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor. Në të vërtetë, ata ndoqën ndaj Shqipërisë një politikë shoviniste. Herë i demaskuar si tradhtar, herë i lartësuar si hero, pesë herë ia kanë ndërruar vendin e varrit. Nako Spiru doli hapur kundër bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë, i bindur se ky do të qe gllabërim prej saj. Ndërsa jugosllavët e kuptuan se Nako Spiru ishte pengesë për të realizuar planet e tyre dhe në qershor të vitit 1947 u dërgua në Tiranë emisari jugosllav, Savo Zllatiç, për të akuzuar palën shqiptare se ishte duke vepruar në dëm të miqësisë dhe bashkëpunimit me Jugosllavinë. Enver Hoxha në fillim mbajti qëndrim të drejtë. Ai ia rrëzoi akuzat Savo Zllatiçit. Por në fillim të nëntorit të 1947, emisari jugosllav u rikthye dhe kësaj here goditi personalisht Nako Spirun si frymëzues i një fronti anti-jugosllav në Shqipëri dhe si agjent i borgjezisë e imperializmit. Enver Hoxha kapitulloi para këtyre akuzave, ndërsa Koçi Xoxe ishte nën rrogoz ishte pro jugosllav. Kështu, në mbledhjen e Byrosë Politike të 18 nëntorit 1947 e akuzuan Nakon. Me këtë rast nuk ishim ftuar as unë, as Mehmet Shehu, Fadil Paçrami e Bedri Spahiu. Nako kërkoi të shtyhej mbledhja disa ditë, por ata i lanë vetëm 24 orë në dispozicion për t’u përgatitur. Byroja u mblodh edhe një herë dhe akuzat u përsëritën. Ndërkohë, Nako shkoi tek Enveri për të folur me të, ai nuk pranoi, u drejtua për te Gagarinovi përfaqësuesi sovjetik në Tiranë, por dhe as ky nuk pranoi të fliste me të. Atëherë, Nako e pa veten pa shpresë, të humbur”, është shprehur Liri Belishova.

Këmisha me plumb (para)

Reliket e përjetshme

…Teshat e tij janë kujtimi më i çmuar që ajo vazhdon të ruajë në një valixhe të vjetër, në një kënd të veçantë të dhomës së gjumit. Xhaketa gri, bluza, këmisha e kravata, të gjitha autentike si në atë ditë të zymtë nëntori të vitit 1947, të palosura me kujdes dhe të vendosura në një valixhe meshini. Me një egoizëm fanatik, ajo nuk ka pranuar t’ua dorëzojë ato as njerëzve të tij më të afërt, e jo më Arkivës apo Muzeumeve për të cilat as që bëhej fjalë. E megjithëse kanë kaluar 71 vjet, gjurmët e gjakut shquhen ende mbi to, aq sa mund të merret një kampion për analiza ADN-je. Dhe po aq të qarta janë dhe vrimat që ka lënë plumbi…

Ajo e ndjen ende në vesh pasthirrmën e tij të fundit, një “Oh…” e fortë, e cila depërtoi muret e dhomës së reanimacionit për të mbërritur tek ajo si një klithmë dëshpëruese. Është sulur të shkojë tek ai, por ca krahë të fortë e kanë penguar të bënte më tej. Askush s’e di ç’po ndodhte me Nako Spiron në ato çaste. Po kujdeseshin që ai të arrinte të vdiste përfundimisht, apo mundoheshin ta shpëtonin me thonj e me dhëmbë? Ishte i plagosur për vdekje, por ende jepte shenja jete. Ekipi i mjekëve më të mirë të spitalit Ushtarak ishte mbledhur me shpejtësi. Por shumë më shpejt se ata, Shërbimi Sekret, sipas një urdhri verbal, kishte rrethuar vendin për të mos lënë të futej në sallën e kirurgjisë askush, madje, as njeriu i tij më i afërt, bashkëshortja. Nga dera e reanimacionit, ku mjekët ishin tërhequr të lodhur e stresuar, Gjeneral Mehmet Shehu me uniformën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, doli për të thënë vetëm një fjalë “Vdiq”. Ishte data 20 nëntor i vitit 1947. Dhe ora e murit shënonte 21:55 minuta.

Këmisha me plumb (pas)

Debati i fundit

Emri i Nako Spirut, dhe vetë enigma ende e pazgjidhur e vdekjes së tij, është lakuar jo pak në media kohët e fundit. Madje, në një intervistë të gjatë të ushtarakut dhe historianit Gjergj Titani, është shprehur se: “Nako Spiru, ky kuadër emblematik dhe shumë i çmuar i Partisë Komuniste, u vetëvra me një plumb pistolete, i cili pasi ka kapur në një kockë të vertebrës, ka rikoshetuar dhe ka mbetur brenda”. Të themi se ky është një version zyrtar, për të cilën historiani i njohur thotë se, është bazuar në dokumente dhe procesverbal të autopsisë. Asgjë e keqe nga kjo dëshmi, deri në çastin që ajo nuk do të kontestohej në disa pika të saj.

Dëshmia pa fjalë

Është vetëvrarë apo e kanë vrarë?

Nën dritën e fakteve të reja, për 20 vitet e fundit kjo pikëpyetje ka qëndruar mbi kokën e kujtdo që ka qenë i interesuar për këtë çështje dhe ka rrëmuar disi në labirintin e panjohur të historisë. Liri Belishova për shumë vite ka besuar se Nako Spiru ka vrarë veten. Por nuk ishte e thënë që gjithçka të mbaronte këtu. Duke parë rrobat e Nako Spirut, të cilat ajo i ka ruajtur që nga dita e vdekjes së tij e për 64 vitet në vazhdim, mund të fillosh të numërosh mbrapsht. Dy apo një, sa plumba vrasës kanë qenë atë natë të fundnëntorit? Ç’është e vërteta, vrima e plumbit hyrës me atë të daljes nuk korrespondon. Ka hyrë sipër gjoksit, afër zemrës, por ka dalë poshtë kafazit të kraharorit, pranë veshkave. Po t’i shtojmë kësaj edhe faktin e bërë më së shumti publik, se “Plumbi me të cilin Nako Spiru vrau veten mbeti në trupin e tij?”, mund të dalim në një deduksion logjik, por aspak të vërtetuar mbi baza shkencore, se Nako Spiru është “vetëvrarë” me dy plumba, ose thënë më shkoqur; është vrarë. Në dorë kemi vetëm teshat e tij. Fotografi të trupit, si dhe përshkrimi i autopsisë mungon.

Fadil Pacrami, Liri Belishova, Nako Spiru dhe Ramiz Alia

Mungesa e dokumenteve

Nuk është e lehtë t’i shkosh këtij “hetimi” deri në fund. Përderisa për 64 vjet askush nuk ka arritur t’i shkojë kësaj ngjarjeje deri në fund. Ndërkohë, nuk kemi shumë dokumente në dorë, përderisa dhe Liri Belishova thotë se, nga kërkimet e saj, në Arkivën e Shtetit dhe në Arkivën e Ministrisë së Brendshme, nuk ka gjetur asnjë material, ku të përpilohen autopsia e pasvdekjes së Nako Spirut. Të gjitha këto janë renditur sipas materialeve që gazeta “Telegraf” disponon, pa futur këtu dëshminë e bërë publike në një media tjetër se: “Në kolltukun e punës ku qëndronte Nako Spiru është gjetur një plumb”, gjë e cila thellon idenë se përveç një plumbi që ka mbetur në trup, është edhe një tjetër, i cili ka depërtuar për të dalë jashtë tij. Pra, mund të mendohet lehtësisht se qitja është bërë nga afër, me dy plumba.

Dëshmitarët e ngjarjes

Vetë ngjarja ka të paktën 12 dëshmitarë, të cilët mund të vërtetonin vrasjen apo vetëvrasjen e Nako Spirut. Liri Belishova thotë se, ajo nuk është lejuar të jetë pranë bashkëshortit në grahmat e fundit të jetës. Por edhe më pas është ndaluar të shohë plagën, apo plagët, në trupin e tij. Dëshmitarët, pjesëtarë të ekipit mjekësor, por dhe Mehmet Shehu e Nesti Kerenxhi, në cilësinë e dy prej njerëzve më të pushtetshëm të kohës, të cilët janë futur në sallën e reanimacionit, nuk mund të flasin dot më. Të gjithë kanë vdekur. Kiço Ngjela, si një nga dëshmitarët kyç në ngjarje, dhe Muhamer Spahiu, të cilëve Liri Belishova ka mundur t’u marrë me shkrim një pohim mbi atë çka ndodhi mbrëmjen e 20 nëntorit 1947, kanë mbrojtur linjën e vetëvrasjes së Nako Spirut. Të themi se deri në këtë pikë “dosja është e mbyllur”.

***

Nako Spiru ishte vetëm 29 vjeç kur u nda nga jeta. Ishte në kulmin e rinisë dhe të potencialit intelektual. Por dukej se më shumë duhej pa zë, të mos kundërshtonte dhe as firmën të mos e hidhte kund. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Jugosllavinë, ishin acaruar. Ndërsa ai ndodhej në mes të konfliktit. E pra ishte një nga njerëzit më të fuqishëm të Partisë Komuniste, ekonomist i talentuar dhe idealist i pandreqshëm. Kanë kaluar 64 vjet nga nata e vdekjes së tij, por Liri Belishova, është e ndjeshme po aq sa dhe ditën e parë, kur bëhet fjalë për Nako Spirun. Lexon gjithçka që shtypi shkruan për të dhe koleksionon faqet e gazetave. Shprehet se, megjithëse me Nakon bashkëjetoi afro dy vjet si e martuar, qenësia e tij ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në shpirtin e saj. Ai ka qenë i pranishëm në ato pak gëzime që erdhën në vitet e mëpasme, por më shumë ka qenë gjatë viteve të errëta kur jeta e ish-gruas së tij po shkonte gjithnjë e më poshtë. Në të gjitha rastet, e për çdo veprim, Liri Belishova thotë se, në mënyrë iluzive e ka pyetur atë, nëse “a duhet bërë kjo gjë kështu?”. Përgjigja ka munguar, por gjithsesi fryma e tij e mbështjellë gjatë gjithë kohës, si atëherë kur ishte e re dhe e bukur 20- vjeçare, ka mbetur edhe tani që ajo i ka mbushur të 85-at.

“Dua të jem e qetë dhe e saktë kur të flas rreth kësaj ngjarjeje. Nuk dua të fyej e as të prek ndjenjat e ndokujt. Dhe po një gjë të tillë dua edhe nga media. Gjithçka, duhet bazuar në fakte. Sepse ka njerëz që mendojnë se po japin një dëshmi të vlefshme, por bëjnë të kundërtën, shtojnë pikëpyetjet në kokën time. Dhe asnjëherë nuk marr përgjigje të saktë”. Këto janë fjalët e fundit të saj, pasi na mirëpriti në apartamentin e saj, dhe na ka vënë në dispozicion për t’i fotografuar rrobat e Nako Spirut, të cilat ai i mbante ditën e vdekjes së tij më 20 nëntor të vitit 1947.

Vath Jeshili: Si e gjeta plumbin që vrau Nakon

Vath Jeshili, me origjinë nga Krutja e Lushnjës ka qenë një nga specialistët më të zotë në Komisionin e Planit të Shtetit. Është pikërisht Vathi që ka gjetur plumbin që i mori jetën Nako Spirut. Lidhur me ngjarjen në fjalë, ai tregon:

“Unë shkova si specialist në Drejtorinë e Planifikimit të Përgjithshëm në Komisionin e Planit të Shtetit në nëntor të vitit 1976. Ishte pa asnjë dyshim një nga periudhat më të vështira për të punuar në atë dikaster. Iknin koka në atë kohë… Nënkryetar kishim Bujar Kolanecin. Ai kishte marrë zyrën që kishte pasur dikur Nako Spiru. Kryetar ishte Harilla Papajorgji.

Xhevdet Shehu dhe Liri Belishova

Një ditë Bujari bëri rimobilimin e zyrës dhe atë kolltukun (që, siç e mora vesh më vonë, kishte vrarë veten Nakoja) e kaloi në zyrën time. Ai kolltuk prej meshini thuajse të zi, përveç asaj gjurmës së shëmtuar të plumbit që kishte marrë jetën e Nakos, më dukej edhe i shëmtuar, tejet demode. Ishte me susta dhe aspak i rehatshëm, ishte e pamundur të qetësoheshe në të në orët e pushimit. Të vriteshin brinjët po të mbështeteshe dhe kërciste. Kishte rreth 40 vjet që përdorej dhe nuk i ishte bërë asnjë riparim. Prandaj unë ia kalova Ahmet Trenit, kryetar i zyrës së bujqësisë në Komisionin e Planit të Shtetit.  Edhe ai filloi të ankohej se pse ia çova atë kolltuk.

E ja kështu, Ahmeti thërret një ditë marangozin Spiro që ta modifikonte kolltukun.  Duke punuar, Spiroja gjen plubin në dërrasën e kolltukut. Ahmeti më thërret menjëherë: “Hajde se ç’kemi gjetur!”. Po, ai ishte plumbi që kishte vrarë Nakon. Unë nuk jam specialist kriminalistike, por ajo që më bëri përshtypje ishte pozicioni i plumbit. Nakoja ka qenë ulur në kolltuk kur ka vrarë veten. Në atë pozicion plumbi duhej të ishte horizontal. Jo ai ishte në pozicion të pjerrët, rreth 45 gradë në një dërrasë në shpinë të kolltukut.  Më shkoi mendja se mund të kishim të bënim me një vrasje. Por këtë nuk ia thashë njeriut. Mora plumbin dhe e futa në një qese plastmasi që e mbaja në tavolinë për aq kohë sa punova në Komisionin e Planit të Shtetit. Pastaj kalova specialist i ekonomisë për plan-bilancin në Ministrinë e Shëndetësisë në vitet 1989-91. Atyre që më vinin në zyrë shpesh u thoja se ja “ky është plumbi që i mori jetën Nako Spirut”.

Pastaj unë u transferova me punë në Sanatorium, prapë si ekonomist. Edhe aty plumbin e Nakos me vete. Më 2003 dola në pension. Thashë, pse të mos e dorëzoj këtë plumb që të ruhet diku. Më thanë ta dorëzoja në Muzeun Historik Kombëtar. Në atë kohë drejtor i Muzeut ishte Moikom Zeqo. Ai ngarkoi një punonjës i cili më mori në telefon dhe filloi të më bënte pazare parash… Nuk e dorëzova. Në 2004 vajta dhe ia dorëzova Liri Belishovës, ish-gruas së Nakos. Ja kjo është e gjithë historia e plumbit që vrau Nako Spirun”, e mbyll rrëfimin e tij Vath Jeshili.

Share This Article
27 Comments
  • I nderuar Xhevdet !
    Sot ka vdekur Liria dhe fol për Lirinë , ndërsa ti , nga ifillimi në mbarim , merresh me Nakon !
    Nakua , pa dyshim , është anëtari më i ditur dhe më trim në Byronë Politike , në gjithë historinë e PKSH !
    Por sot Xhevdet na fol për Lirinë .
    Po them unë dy fjalë , ç’mendoj për të :
    Liria paska qenë burrë mbi burrat . Duke i parë gjërat në retrospektivë , Mehmet Shehu , Hysni Kapo e me radhë , lista është shumë e gjatë , krahasuar me Lirinë paskan qenë palo burra ( në mëndje kam një fjalë tjuetër , por , s’dua të prish gojën ) !
    Kam bindjen ,se , në historinë e vëndit tonë , kjo grua do të ketë një vend nderi , ashtu siç i takon !

    • P.S.
      LIria , në Shqipërinë e sotme “ është jetime “ sepse , për Shqipërinë zyrëtare borgjeze të pas 90-es ajo , Liria është një komuniste dhe siç dihet , për borgjezinë , të gjithë komunistët janë të poshtër !
      Për të ashtuquajturit komunistë të sotëm shqipëtarë , Liria është një revizioniste , siç e ka etiketuar i lavdishmi i tyre , shoku Enver……………!
      Kjo është një temë shumë e gjërë dhe këtu s’është vëndi për t’u zgjatur , por , për enveristët papagallë dua të them se , po të qe dëgjuar Liria , Mehmeti , Kadriu , Beqiri ,Petriti, Hitua , Abdyli , Kocua………………………………… nuk do qenë vrarë si qenër rrugësh nga përbindëshi Enver Hoxha .
      Dhe Shqiperia e sotme edhe me sistem tjeter , do të qe shumë më dinjitoze nga kjo e sotmja !

  • E kam takuar Lirine ne kohen qe mund te perfundoje shume keq vetem per kete shkak. Ka qene e internuar 8 vjet ne fshatin tim. Me eshte dukur dinjitoze. Konjukturat mbeten te tilla, por ajo e donte vendin dhe luftoi e u sakatua per te. Per Nakon kishte mall.

  • Komunizmi eshte (sidomos ai shqiptar i Enver kriminelit) nje bushter qe ha bijt e saj. Nakua nuk ishte as i pari e as i fundit qe “e hengri” bushtra! Nderim per ata qe dhane jeten per Atdhe(partizanet e thjeshte e te tjere) dhe jo per komnizem! Edhe kjo zonje ka qene e nderuar dhe do te jet e till!…

  • Po cfare kodosh shteti kemi pasur ne edhe atehere dhe qe ca vazhdojne te shesin pordhe akoma me ate palo shtet. Po si mer ti nje antar byroje, personalitet i larte i shtetit vritet a vetevritet dhe nuk e can menderen njeri te kerkoje per plumbin e te beje expertize kriminalistike, te gjeje armen qe e zbrazi etj. etj. po kete plumb na e gjetka ne kolltuk nje zyrtar pas 30 vjetesh? Dhe themi pastaj qe sot e kemi rrumpalle. Rrumpalla ka qene gjithmone sinonim i shtetit shqiptar, sepse vetem nepermjet rrumpalles kryemuti i vendit ka bere dhe mund te beje cfare te doje me kete popull leshi.

  • Xhevdet, mos u be si Roland Qafoku, qe shkruan libra me te degjuara dhe deshmi te paverteta.
    1. Nako Spiru mberriti i gjalle ne spital. Kishte humbur shume gjak dhe kishte nevoje per trasfuzion gjaku. Me urgjence u morren ne spital disa ushtare gjermane (thuhet 10) dhe gjaku i tij u perdor per te shpetuar Nakon. Gjate gjithe kesaj procedure, Nako u thonte mjekeve ta linin te vdiste. Pra Nako ka folur dhe do e kishte thene se e vrane.
    2. Nuk eshte e vertete se Nesti Kerenxhi e mori te fshehten ne varr.Ne gjyqin e Kadri Hazbiut, ku Nesti ishte nga deshmitaret me te rendesishem, ai ka folur edhe per vetevrasjen e Nako Spirut.
    Nakon e ndiqnin tere kohen me urdher te Koci Xoxes, prandaj Nesti tregon ato qe pa nepermjet dritares se zyres se Nako Spirut. I vetmi njeri qe ishte ne zyre me Nakon, ishte Kico Ngjela. Kico thote qe vrau veten. Te njejten gje thote edhe Nesti Kerenxhi. Nesti mund t’ia linte Kicos vrasjen, sepse ne ate kohe Kico ishte denuar dhe ishte ne burg. Ai nuk e ben kete dhe thote ato qe ka pare.
    3. Mehmet Shehu konsiderohej si perkrahes i Nakos dhe pas vetevrasjes se tij humbi te gjithe postet ne parti dhe ne shtet. Mehmeti nuk kishte pse sajonte gjera per aktin e Nakos, per me teper qe, pas rehabilitimit te Nakos, Mehmeti u be shume i fuqishem.

    Nako Spiru ka bashkepunuar me jugosllavet si gjithe te tjeret. Ajo situate ishte atehere. Bile Nako u kishte shkruajtur edhe leter jugosllaveve, vete Titos, ku nuk linte gje pa thene per Enverin. Kur u prishen marredheniet me jugosllavet, keta te fundit e perdoren letren per qellimet e tyre. Nako e dinte qe ajo leter do dilte ne drite, sepse e ndiente qe jugosllavet do ia hanin koken. Ndoshta edhe Enveri dinte per letre.
    Nako iu drejtua sovjetikeve, por ata nuk e pranuan kerkesen e tij per ndihme.
    Kjo situate e coi ne vetevraje.

  • Historia e vetvrasjes së Nako Spirut dhe Mehmet Shehut ngjajnë si dy pika uji. Dyshimi se ato kanë qenë vrasje, mbetet dyshim, si nga të afërmit ashtu dhe nga ata që duan medoemos të bi din dhe të tjerët se aya janë vrarë. Por kush mund ta dijë këtë më mirë se ata që kanë ndodhur aty në ato ngjarje? Muhamerr Spahiu afro 40 vjet më parë më ka pohuar she mua se ka qenë prezent kur Nako ia hoqi vetes. Po ashtu, Bashkim Shehu, djali i Mehmetit në librin r tij ka pohuar po të njëjtën gjë. Pra për këto vetvrasje nuk mund të kihet dushim. Nëse janë këto ‘vrasje’ për vetë vendosjen e këtyre në një rrugë pa dalje nga ata që i donin t’i eliminonin kjo është tjetër gjë. Karakteret e të dyve nuk ua lejuan atyre të luftonin për jetën, por gjetën rrugën më të shkurtër dhe më të keqe, atë të vetvrasjes, që si të tillë, komunistët e dënonin edhe vetë, kur ishte fjala për të tjerët. Historia mund të mbetet kështu rreth kundërshtive, por në fund të fundit mbeten faktet. Le ta zemë se Muhameeri më ka ‘gënjyer’ mua nga frika, por jo Lirinë që e kishte shumë mike, si shok i ngushtë i Nakos që ishte ,dhe që në sytë e tij dhe të Kiço Ngjelës ka kryer vetvrasjen. Pikërisht në shtëpinë e Muharremit e kam njohur edhe unë Lirinë mbas vieteve ’90.

  • cfar coroditje …kozmike . crendesi ka; nje liri, nje lubonje, nje ngjele, nje blloshem, nje mehmet shehu …qofshin mijra dhe miliona . e donin komunizmin apo jo ??? eshte vlere komunizmi apo jo ??? keto, cfar ishin ? nese e donin komunizmin, kush i vrau, apo denoi ? anikomunistet ? ne se s’ishin komunist, c’mutin donin, qe hanin buken e komunizmit ? t’i “qaj” ai qe i dhemb (i afermi vete), se populli s,ka pune me……politiken, pasi, politika eshte….KURVE .

  • Si ekishte emrin LIRI,ishtevepra e saj nje jete me CILTERSI
    .Ruaj mresa nga jeta e saj sa nje takim ne rruge me duar plot rjeta e canta bere pazarin e kalonte drejt shtepis saj buze Lanes ne .vitet e saj te pleqesie>I mora cantat dhe e shoqerova deri tek dera,une ish nxenesi s

    h

    jjjjjjjjjjjjjjjj

    • Hahahahahaha, te paska zene gjumi duke shkruar o Guri i Naimit. Fjali te lena per gjysem, jjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj, ik e vizitohu.

  • Historia e vetvrasjes së Nako Spirut dhe Mehmet Shehut, ngjajnë si dy pika uji. Dyshimi se ato kanë qenë vrasje, mbetet dyshim, si nga të afërmit ashtu dhe nga ata që duan medoemos të bi din dhe të tjerët se ata janë vrarë. Por kush mund ta dijë këtë më mirë se ata që kanë ndodhur aty në këto dy ngjarje? Muhamerr Spahiu afro 40 vjet më parë, kur e kam pyetur, më ka pohuar dhe mua se ka qenë prezent kur Nako ia hoqi vetes në zyrë. Po ashtu, Bashkim Shehu, djali i Mehmetit në librin e tij “Vjeshta e ankthit” ka pohuar po të njëjtën gjë për Mehmetin. Pra për këto vetvrasje nuk mund të kihet dyshim. Nëse janë këto ‘vrasje’ për vetë faktin e vendosjes se këtyre në një rrugë pa dalje nga ata që i donin t’i eliminonin, kjo është tjetër gjë. Karakteret e të dyve nuk ua lejuan atyre të luftonin për jetën, por gjetën rrugën më të shkurtër dhe më të keqe, atë të vetvrasjes, që si të tillë, komunistët e dënonin po vetë, kur ishte fjala për të tjerët. Historia mund të vërtitet kështu rreth kundërshtive, por në fund të fundit mbeten faktet. Le ta zemë se Muhameeri më ka ‘gënjyer’ mua nga ‘frika’, por ama jo dhe Lirinë, që e kishte shumë mike, si shok i ngushtë i Nakos që ishte, dhe që ai në sytë e tij dhe të Kiço Ngjelës, ka kryer dhe vetvrasjen. Pikërisht në shtëpinë e Muhamerrit, mbas viteve ’90, e kam njohur edhe unë Lirinë.

  • Duhej te vdiste pas Nexhmijes.Duhej te shoqeronte Nexhmijen dhe Viton .Duhet t`i shihte,sepse i kishin borxhe.
    Zelli i Koci Xoxes lidhet me agresivitetin e zagarit,kur e ysht i zoti.Koci Xoxe duhej te ishte ne lartesi te situates.
    Jugosllavi me jugosllav,;Ai qe filloi sefte kurvnillukun,Ai qe ua mesoi kurvnillukun jugosllav te gjitheve,ishte Enver Hoxha.
    Qe te kuptoni proceduren e joshjes dhe miklimit qe ndiqte Enver Hoxha,ndiqni punimet e kongresit XIX te PKBS,jo ate filmim qe kane hedhur keta tanet,por origjinalin e sovjetikeve.Ndiqni si e sheh Stalinin pa ja ndare syte.Koka,trupi,buzeqeshja,bien ne sy ne gjithe ate salle me qindra vete,sado e adhurojne Stalinin,Enveri eshte i vetmi qe bie ne sy,.Mos ta kete bere kete me Titon?Po me Miladinin?Po me Myfit beun,me Ali beun,me Ibrahim beun,se ky eshte nje zanat i mesuar nder bejlere?!Burse studimi nje nxenesi kalues,ministria e Arsimit te Zogut nuk ipte;,sekretar konsullate nje qe hengri bursen e shtetit dhe nuk mori diplome,nuk e bente;profesor te jashtem pa diplome ne lyceun francez te Korces nuk e bente,derr ne thes ne mall te Bicakcijve nuk hynte,po te mos kishte keto aftesi.I vetmi gjykates i ftohte qe e xhvishte me ata sy te hirte prej rreqebulli,,e perbuzte,e injoronte,e percmonte,e felliqte, ishte Tito.Aktorit Prestigjator i binin lepujt,i iknin pulat,i binin breket para Titos.Kjo i rendoi deri kur vdiq,se nuk linte VEPER pa e permendur.
    Keto kelyshte e Enverit e kuptojne qe une d

  • PENGU I LIRISE ISHTE FITORJA E KOMUNIZMIT.

    Liri Belishova ishte nje fanatike komuniste dhe qe komunizmi stalinist ja nxiu jeten me internime dhe qe prape vdiq me emerin e komunizmit ne goje. Nako Spirun e rehabilituan pas prishjes te Enverit me Titon, por Lirine e internuan dhe e trajtuan mizorisht, askush nuk thote:

    PSE KESHTU U TREEGUA KAQ MIZOR ENVERI ME KOMUNISTEN FANATIKE LIRI BELISHOVA?

    Pergjigjen duhet ta gjejme ne Moske tek Hrushcovi qe e kishte zgjedhur Lirine pasi te kishte hequr Enverin qe kur u largua nga Tirana i tha ne sy Enverit:

    KUR TE VIJ HEREN TJETER TA KESH LENE KARRIKEN E SEKRETARIT TE PARE

    Si mund t’ja falte Enveri Liri Belishoves kete post qe e kishte fituar me kaq mund dhe tradheti vrastare?

    prandaj:

    LIRI BELISHOVA NUK ISHTE GJE TJETER VECSE NJE FANATIKE E PARTISE SE PUNES QE PER FATI ITE KEQ I PELQEU NIKITA HRUSHVOVIT

    Dihet qe Liri Belishova kerkoi me gjysem zeri falje ne fund te jetes per krimet e Enverit, por vazhdoi t’i kendoje hymne LANC-it kriminal vellavrases dhe mbeti besnike e komunizmit megjithese ky sistem makaber politik i Enverit i nxiu jeten dhe nuk e lejoi te shikoje vajzen e semure perpara se te vdiste.

    SI MUND TE RESPEKTOHET NJE FANATIKE E VERBER SI LIRI BELISHOVA?

    megjithate:

    Te prehet ne paqe, mbase gjen paqe duke mesuar te VERTETEN ne Boten tjeter!

  • Problemi po i njejte drejtesia ajo nuk ka ekzistuar ne asnje epoke historike ne shtetin shqiptar,krime te shemtuara shteterore te jep idene e nje shteti gangster qe nuk ngopet edhe me vdekjen e perndoqen me vajzen me kancer ne lulen e rinise,jemi udhehequr n’a injorante dhe perverse

  • Nuk e kuptoj kete “popullin shqiptar” qe vlersojn fluturat (larvat) e vogla dhe mohojne shqiponjat.
    .
    Liri Belishova ka denuar veten ne rastin e “flirtit” me Kryshovin dhe ne kete rast jam me Enver Hoxhen per debimin e saj si spiune te Hryshovit me ceremony ( por jo denimin e pjestareve te larget te familjes.)
    .
    Pse u nda ose me sakte u largua si cub
    nga Kremlini dhe Traktati Varshaves Enveri ?
    .
    Pra pse ka kaq “tifozllik” me Belishoven kur ajo donte Kryshovin & TRAKTATIN E VARSHAVES?

    PSE JENI KAQ DEBILE O SHQIPFOLES SE SHQIPTARE NUK JENI..

    Nqs ka ne ngjarje me spektakulare ne historine boterore ajo eshte dueli Enver-Hryshov ne vitet 1960-1961..Bile Hryshovi ne kujtimet e tij thote se nga Shqiperia ikem si pula dhe me vone ishte e pamundur per intervenim se futeshim ne nje lufte te trete.
    .
    ,Deri sa arriti Nikita tejet I nevrikosur ne Kremlin duke thene qe Enver Hoxha na mbuloi me mut nga koka koka te kembet dhe ja ..cifsha nenen dhe perkthyesi e perktheu pak ndyshe se ishte skandal nese perkthehej fjale per fjale

    Shume pak komentues dhe analiste përmendin faktin qe nga1956 sidomos ne vitet 1959-1960 kishte filluar “romanca e dashurisë Hrushov-Tito” dhe po pregatitej plani qe ruset ose do conin Enverin ne gjunje te Titos ose do ta shkarkonin si Zhukovi ne ajer ose ndonje egzekutim si ndodhi me ca të tjerë që u cuan kundër Hryshovit.

    Por ajo qe I vuri vulen ndarjes me ruso-sovjetiket ishte nje skandal I Hryshovit me Venizellos ate kohe qe ai ishte zëvendëskryeminister dhe ministri i Jashtëm qe gjatë një takimi me liderin sovjetik, Nikita Hrushov, në 1960 bën publik një propozim të ri të grekëve për Epirin e Veriut, i cili u hodh në lojë si kusht për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë dhe shfuqizimin e ligjit të luftës.
    .
    Në projektin e ri kërkohej vetëqeverisja e Vorio Epirit nga minoriteti grek, por brenda kufijve shqiptarë. Siç u bë e ditur më pas, detajet e zbuluara dhanë të kuptohej se Hrushovi të paktën parimisht nuk ishte shprehur kundër kësaj skeme. Ai i pati premtuar Venizelosit ta diskutonte këtë çështje me Enver Hoxhën në një kongres që do të zhvillohej pas pak kohësh në Bukuresht të Rumanisë. Sipas Venizelos, Hrushovi pati shprehur qëndrimin se çdo minoritet duhet të ketë autonominë e tij, për të zhvilluar gjuhën dhe kulturën sipas dëshirave.
    .
    Kaq mjaftoi për të shpërthyer zemërimin e shqiptarve.dhe Enver Hoxha thërret ambasadorin rus të akredituar në Tiranë, Ivanov, të cilit i shpreh prerazi qëndrimin kundër thelbit të bisedimeve mes Venizelos e Hrushovit. Në librin “Dy Popuj Miq”, Enver Hoxha shprehet se Shqipëria nuk e njeh Sofokli Venizelosin, por babanë e tij, Elefter Venizelos po, i cili ka djegur me dhjetëra fshatra shqiptarë e ka ngritur banda që punonin si agjentë për autonomi të Vorio Epirit.
    Në përfundim Hoxha theksoi se Shqipëria nuk do të lejojë askënd të diskutojë për kufijtë e saj, qoftë ky edhe Hrushovi.

    PIKERISHT krisja me Bashkimin Sovjetik në mbledhjen e 81 partive dhe më pas prishja e marrëdhënieve rindezi shpresat greke për Vorio Epirin. Tërheqja e nëndetëseve nga baza ushtarake e Pashalimanit në Vlorë rriti presionin grek që mendoi se tashmë Shqipëria ishte thuajse e izoluar dhe pa mbështetje të fuqishme. Në të njëjtën kohë, Partia Komuniste Shqiptare prishi marrëdhëniet edhe me homologen e saj greke.

    Në Kongresin e Tretë të Partisë së Punës delegati i Partisë Komuniste Greke nuk u lejua të flasë, duke u akuzuar nga udhëheqja shqiptare si spiun i qeverisë së Karamanlisit. Kjo çarje erdhi si pasojë e qëndrimeve jo të qarta që edhe të majtët grekë mbanin për çështjen e Vorio Epirit.

    Në të njëjtën kohë udhëheqja shqiptare mori informacion se qeveria e Athinës po mblidhte opinione se cili do të ishte reagimi i disa vendeve në rast se Greqia do të sulmonte ushtarakisht Shqipërinë. Nga krahu tjetër, organizatat vorio-epirote intensifikuan punën e tyre duke nisur mbledhjen e vullnetarëve për të kryer sulme të armatosura ndaj Shqipërisë.
    ***
    Pikërisht,për ti shpëtuar ndeshkimit si personal po ashtu dhe në aspektin kombëtar Enver Hoxha luajti si nje shahist..mjeshter I madh nderkombetar duke hapur lojen me Kinen.qe dihet si rrodhen punet me vone.
    ***
    Keq ardhje per shume shqipfoles ca komentues te semure ,por dhe nje pjese e lexuesve qe nuk marrin parasysh faktorin NR 1 qe spjegon pse Enver hoxha hyri ne beteje me ruset..ishte Venizellos me Titon pas kraheve..
    ***
    Ate qe serbet & greket u munduan gjate shekujve te mbysnin shtetin dhe gjuhen shqipe..pikerisht ate qe nuk arriti Venizellos me Titon ne kohen e Hryshovit..e arriti Milloshevici me Miqotasin ne 1991-1992 kur erdhen si krushq me amerikanet e pare qe shkelen ne shqiperi ne 1990.
    .
    Eshte me shume se fatkeqesi kombetare fakti qe nuk analizohet sot kush dhe pse e shperfytyroi shtetin dhe dinjitetin e shqiptareve pas 1992..por merren akoma me enver hoxhen si kanibale qe ne fakt ketyre armiqve te kombit..grekut & serbit si dhe lobet e tyre ne perendim I kinte nonen dhe mire ja bente

    Ate qe nuk e arriti Liri Belishova ne 1961 me Hryshovin me Titon & Venizellosin…..e arriti Liri Berishova SLLOBODANKA BULLATOVIQ me Millosheviqin & Micotaqisin ne 1991 ..

  • Faleminderit “i cudituri” per komentin teper sqarues bere.
    Mjaft LOMOTITE o “intelektual…ne komentet e tua.
    Liri Belishova do kujtohet per ate Luften N.Cl.me shoqet e saj atdhetare.sa sinqeritetin e saj ne veprime..duhe mos i njohur planet djallezore antishqiptare te pseudo miqve…Ajo per Atdheun mendonte ,ani se intrigat e huaja si kuptonte.
    U prefte e qete ne boten e saj te perjeteshme.

    Dhimbia e madhe Popull..

  • Leri ti @i cudituri fintet me Tito,Venizellos,,.Hrushovi po i zevendesonte udheheqesit staliniste te lindjes,aq me teper enverin,qe edhe vete Stalini(qe kish egzekutuar disa dhjetra milione)e vleresonte si shume kriminel,Enveri ne karakter ishte nje sozi e Berias dhe Hrushovi nuk mund te mos e kuptonte.Te veshtire e kishte me ke ta zevendesonte,sepse Tirani kameleon nuk kishte lene personalitete pa burgosur e pushkatuar,prandaj Hrushovi erdhi vete ne Shqiperi.Ke te zgjidhte?Kasapin e Corrushit,Hysni baxhanakun,apo Beqo ahengzhiun.Me e saket ne ate stan dukej Liri Belishova.Jo vetem me e kulturuar me e shkolluar dhe me inteleigjente,por ishte edhe me prane gjendjes reale te popullit.Ky ishte shkaku i rrebelimit te enverit dhe jo Tito,Venizellos,Fidel Kastro,Kina etj,se po i rruhej enverit cfare mosmarrveshjes kishte Hrushovi me Kinen.

  • I nderuar Dhimbia e madhe Popull
    .
    Faleminderit per vemendjen.
    .
    Habitem se sa me shume kalon koha aq me shume rritet kanibalizmi ndaj Enver Hoxhes qe cuditerisht po ja rrisin lavdine me shume..
    .Shikoni ca krimba internet qe vdekje njerzore po e paraqisin si tabllo politike sa po arrije deri aty sat hone se Liria sfidoi Enverin…per gallate shikoni te perndjekurit qe po vdesin mbi 90 vjec..cfare vuajtjesh ?
    .
    Me forta eshte se ca neofashiste ne kete blog po I ngrene ‘Lapidarin Liries” se po luftonte komunizmin qe ne fakt ajo kurre nuk e mohoi perkatesine politike te saj…por kurre nuk kerkoi falje se u perdor si KAMIKAZE E HRYSHOVIT dhe per kete nuk e denoi enveri dhe nexhmija por Historia..
    Pse dhe Liri Belishova me gafat e saj coi uje ne mullirin e Enverit qofte kur Nako e mbushi Titon me letrat kunder Enverit ashtu si beri dhe Belishova me Hryshovin ?

    ……………………………..SHUME E DINE POR PAK E THONE SE enverhoxhen e prune ne pushtet ne 1944 angloamerikanet per interesin e tyre pasi AI ishte ne gjendje te organizonte shqiptaret kunder nazisteve duke I kursyer aleateve 40-50 mije trupa qe nuk jane pak…PRA FAJTORE JANE ANGLO-AMERIKANET qe na I bene peshqesh enverin e tyre

    ………………………….SHUME E DINE POR PAK E THONE SE enverhoxhen e shiten te Stalini..RUSVELTI &CHURCHILLI (dhe ky I fundit ja la ne patronazh Tito-rankovicit)..Hapni letrat e teheranit,jaltes,krimese etj dhe amerikanet & anglezet duhet te kerkojne jo vetem falje por dhe te demshperblejne shqiptaret

    …………………………SHUME E DINE POR DHE SHUME E THONE SE enverhoxha ESHTE SULMUAR NGA ANGLO-AMARIKANET me shume se turqit qe I ju turren per 25 vjet DIKTATORIT GJERGJ KASTRIOTI..qe nga luftaanijet angleze,sulmi per pushtim te vorio epirit ne 1949…mijra banda dhediversante –terroriste qe sulmuan me egersi ate shtet nga 19945-1982 me xhevdetmustafen… dhe amerikanet & anglezet duhet te kerkojne jo vetem falje por dhe te demshperblejne shqiptaret
    …………………….…………………………SHUME E DINE POR DHE SHUME E THONE SE enverhoxha per 45 vjet I beri “kaps” armiqte shekullore grekun dhe serbin..si dhe dy superfuqite..biles hapur fare si kerrkush ne bote u tha hapur HAJDENI PO JA U MBAJTI …TE PUSHTONI SHQIPERINE SE JU KTHEJ NE KERMA
    ================
    MENDOJ SE FAJI KRYESOR SOT ESHTE I DIPLLOMACISE EURO-ATLLANTIKE QE NE MENYRE TE DENUESHME JO VETEM QE E KLLONUAN MONSTREN BERISHE POR PO E MBROJNE ME CDO CMIM DERI NE POSHTRIM KOMBETAR
    JEMI PUSHTUAR NGA SHUME ARMIQ NE SHEKUJ POR KERRKUSH NUK NA KA POSHTRUAR SI EUROATLLNATIKET ME SALIMONSTREN E TYRE..

    PRA sot kryesorja qe eshte denimi i berishizmit si doktrine dhe burgosja e Sali Qenit per veprat kriminale te tradhetise,vrasjes me paramendim,shkaterrimin e shtetit dhe perdhosjen e dinjitetit shqiptar.
    Pa u arrestuar ky Frankestein Monster keto Dacibaot tuaja jane thjesht nje leter higjenike duke perifrazuar thenien e Sali Qenit ndaj gazetes me prestigjoze ne bote NY-Times.
    1-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel ne inskenimin 2 prillit 1991,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe pjesmarrjen e denueshme te ambasdorit amerikan Rajerson ne votimet e 1992 per te cilen shteti amerikan duhet ti kerkoje falje shqiptareve dhe per kete veprim ilegal te Rajersonit por dhe gradimin qe i beri Sali qenit.

    2-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel per masakren e sheshit skenderbej 1996,me luften civile te 1997,dhe me pucin e shtetit te 14 shtatorit 1998.Perseri segmente jo te sinqerta te dipllomacise amerikane duhet ti kerkojne falje shqiptareve sepse ne vend qe te kerkohej zbatimi i ligjit per krimin shteteror te pucit shtetit nga Sali Qeni “merret ne pyetje” brenda mureve te ambasades nga nje prokurore amerikane.Pra ne kete rast jane perseri dipllomate amerikane qe jo vetem shkelen ligjin por dhe mbrojten nje kriminel qe ka parametrat e Agusto Pinocetit.

    3-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet te merret i pandehur si kriminel per holokaustin e Gerdecit,vazhdoi me masakren fashiste te 21 janarit dhe vjedhja me llereperveshurin ne krye te bashkise Tiranes dhe duke i quajtur 2 kriminele njerin burre shteti dhe tjetrin yll ne qitje.

    Jane dhe shume akte terrori dhe tradheti te thelle antikombetare ku me kryesoret jane ne vazhdim:

    4–Tradhetia kombetare me Janullatosin.
    5–Tradhetia kombetare me varrezat greke
    6–Tradhetia kombetare me detin Jon
    7–Tradhetia kombetare me naften e Milloshevicit
    8–Tradhetia kombetare me sabotimin e UCK
    9–Akt terrorist ne zhdukjen e R.Hoxhes*****
    10-Akt terrorist ne genocidin ndaj Haklajve
    11-Akt terrorist ne vrasjen e F.Xhindit
    12-Akt terrorist ne vrasjen e k/komunarit Kukes
    13-Akt terrorist ne djegjen e oficerit shikut Durres
    14-Akt terrorist ne vrasjen kuliciane te K.Trebickes
    15-Akt terrorist ne egzekutimin mafjoz te gjyqtarit te Vlores
    16-Akt terrorist ne lincimin te Edi Rames
    17-Akt terrorist ne djegien te gazetes Koha jone 1997
    18-Vdekje misterioze e Gramoz Pashkos
    19-Vdekje misterioze e Pjeter Arbnorit
    20-Vdekje misterioze e Safet Zhulalit
    21-Vdekje misterioze e Ali Spahise
    22-Vdekje e pilotuar e gjyqtarit Xhelal Elezi*****
    23-Vdekje e pilotuar e doktorit Shik-ut Ylli Xhagjika*****
    24-Vdekje e pilotuar e zyrtarit Shik-ut Pirro Visari*****
    25-Vdekje e pilotuar e prokurorit Xhevat Hana*****
    26-Vrasje e pilotuar e Azem Hajdarit
    27-Vrasje e pilotuar e Sokol Olldashit
    28-Krim ekonomik me rrugen e Kombit
    29-Krim ekonomik me Albetrolin
    30-Krim ekonomik me Kromin
    31-Krim ekonomik me Albetrolin
    32-Krim ekonomik me shitjen e h/centraleve
    33-Krim ekonomik me borxhin e jashtem mbi 67%
    34-Krim ekonomik me super drogen e Lazaratit
    35….vazhdon rromani i krimeve…
    Por qe te behet kjo duhet thene e verteta shume e hidhur qe eshte:
    Dipllomacia amerikane dhe europjane dhe sherbimet e tyre inteligjente dhe strategjike te tyre pa harruar dhe fushen e biznesit jane pergjegjeset kryesore per katandisjen e kombit shqiptar ne kete katastrofe biblike morale dhe ekonomike.!

    perfundimisht:
    Eshte turp per dipllomacine dhe sherbimet inteligjente euro-atllantike qe akoma mbrojne me cdo kusht DRAKULEN E TYRE TE VIQIDOLIT.

    Eshte turp per dyshen TRAMPMERKEL qe edhe pse drejtojne dy shtete te fuqishme dhe demokratike jo vetem kane gabuar ne shqiperi me doktrinen elezbiberiste te salisatanait por dhe jane pergjegjesiyt kryesore per kete menxyre shqiptare te pa pare ne historine e kombeve.
    Sali qeni eshte nje monster qe nuk ka plumb litar apo fuci bitumi ti laje krimet e tij..fundja fundi..cojeni ne ndonje ishull perrallore me gjithe pasurite e tij me qen e me me mace por vetem me nje kusht..MOS TJA SHOHIM ME SURRATIN DHE ZERIN KETIJ DEVILI….JO PER NDONJE GJE POR ..nqs se ky devil mbahet akoma nga ana juaj.atehere me lejoni te them se Enver Hoxha jo vetem eshte shqiptari me I madh ne historine e shqiperise por dhe BURRSHTETASI ME I MADH BOTEROR PER TE GJITHA KOHRAT..e perseris jo per merite te tij por per faktin qe pas 1992….nuk ka me Shqiperi sovrane por “puppet state “qe e heqin per hunde ca ambasadora qe jane bere si morra…

  • Me ate merru ,me Dhimiter Zhogat,se Dhimiter Zhoga eshte material:”Cthote Partia ben populli,cdon populli,ben Partia.”Jo 80,por edhe 800 vjet te veje,do te shkoje ne celulen e frontit demokratik ne Toronto dhe do te pyese:-Cilat jane udhezimet e fundit nga Qendra?

  • Belishova dhe Nako Spiru jane me shume enigmatike ne dy udhekryqe te historise si ajo me jugosllavet ne 1948 dhe me ruset ne 1960-1961 ku luhej jo vetem me fatet e udheheqesve te asj kohe po r me fatin e Shqiperise ku behej fjale per ‘Gelltitje”.Nese Belishova faktikisht ishte spiune e kryshovit ne amerike keto denoheshin me karrike elektrike.Kurse per Nakon ai ishte me Enverin ne qender te ciklonit…Stalini dhe Tito nga nje ane dhe Koxi Xoxe kocifozi me thike nga mbrapa

    Në takimin e natës zesë së 10 shkurtit 1948 midis delegacionit jugosllav dhe atij sovjetik, midis Eduard Kardelit dhe Josef Stalinit, u shtrua çështja e zhvillimeve në Shqipëri. Stalini ishte i njohur në detaje me ato zhvillime, kurse jugosllavët, duke taktizuar nuk shprehnin interesim që me Stalinin t’i hapnin të gjitha “letrat” rreth çështjes shqiptare. Megjithatë, u fol për Enver Hoxhën, për vetëvrasjen e Nako Spiros, për federatën jugosllavo-shqiptare etj.Stalini: Ne nuk kemi interesa në Shqipëri!

    Unë fillova të shpjegoj: “Nako Spiru iu ka kundërvënë lidhjes së Shqipërisë me Jugosllavinë, është izoluar në Komitetin e tij Qendror”. Mirëpo, as nuk kisha mbaruar, kur Stalini në befasinë time tha: “Ne nuk kemi kurrfarë interesash të veçanta në Shqipëri. Ne pajtohemi që Jugosllavia ta gëlltisë Shqipërinë”! Me atë rast ai i tuboi gishtat e dorës së djathtë dhe duke i bartur kah goja, bëri me ta gjestin e gëlltitjes.

    Mua më befasoi, ajo mënyrë e shprehjes së gjestit të gëlltitjes nga ana e Stalinit, por nuk e di nëse kjo vërehej edhe në fytyrën time, sepse u përpoqa që tërë atë ta kthejë në humor dhe ta kuptojë si të zakonshme mënyrën e shprehjes figurative të Stalinit. Përsëri shpjegova: “Nuk është fjala për gëlltitje, por për bashkim”! Mirëpo, me këtë rast ndërhyri Molotovi: “Po, kjo është gëlltitje”! Kurse Stalini, sërish me atë gjestin e tij: “Po, po, gëlltitje. Mirëpo, ne me atë pajtohemi. Ju duhet ta gëlltitni Shqipërinë, sa më parë aq më mirë”.

    Përkundër asaj, mënyrës së shprehjes, e tërë atmosfera ishte e përzemërt dhe më tepër se miqësore. Madje, edhe Molotovi çështjen e gëlltitjes e tha me një emocion humori…

  • Liria komuniste u denua nga komunistet, Nakua komunist u sulmua nga shoket komuniste, Mehmet Shehu komuniste u vra nga shoket, Kadriu, Beqiri, Mihallaqi etj perfunduan njelloje, vrasje dhe burg. Ky ishte komunizmi jugosllavia I Enverit. Te gjithe e hengren nga i pabesi, shoket , bashkepuntoret, kunati qe i la motren pa burre dhe nipin jetim. I paburre Vagabond luftonte vetem per karriken. Erdhi nga hici, perfundoi ne hic.

  • Ku ka kangë që e merr kët’ burrë
    .
    Kjo Shqipni ka qit’ kaq trima,
    si qet qielli bubullima.
    Nji kreshnik kan’ rrit’ kta male,
    pushkë e madhe, besë e madhe,
    nji kreshnik, nji lis me rrema,
    Enver Hoxhën me shtat’ zemra.
    Kërcet pushka në Tiranë,
    djemtë e Shqipes jan’ me nanë,
    djemtë e Shqipes s’janë jetima,
    vend për vend vetojn’ vetima.
    N’ball’ vetimash kush po prin?
    Enver Hoxha me Partinë,
    pesdhjet’ vjet në luftë e punë,
    pesdhjet’ vjet per ne pa gjumë.
    Shpata kurr’ s’e shpoj Skënderin,
    s’guxoi kush me e prekë Enverin.
    Sa jan’ malet rreth e rrotull,
    garda e tij asht mbar’ nji popull.
    Siç jan’ mbush’ malet me gurra,
    kjo Shqipni asht mbush’ me burra,
    kurrnjiher’ s’ka njoft’ ky vend,
    Enver Hoxha mal me mend.
    Gjith’ kreshnikët tan’ të lashtë
    te ky burrë jan’ bashkue bashkë.
    Duhet kanga nji mij’ rreshta,
    tan’ ortiqet që ka bjeshka,
    duhet t’vij’ deti me valë,
    duhet malet t’ishin fjalë,
    prap’ s’do t’bahej kanga kurrë.
    Ku ka kang’ që e merr kët’ burrë!
    Bajzë-Shkodër 1988

    ***

    Enver Hoxha të qofshim falë

    Enver Hoxha të qofshim falë
    çdo furtune i bane ballë.
    E godite rreptë tradhtinë
    si vigan e mbrojte Partinë
    shembull bote bane Shqipninë.
    Kur prej lajkave s’u gënjeve
    t’ligit shpinën kurrë s’ia ktheve.
    Shumë komplote të kanë kurdisë
    renegatë edhe titistë.
    Deshën t’na fusin në qorrsokak
    e t’na bajnë republikë t’shtatë.
    Krejt gabim jau mori mendja
    për me marrë kalanë nga mrena.
    Koci Xoxe me klyshët e tij
    shpresa e Titos ke n’Shqipni.
    Kur ata i muloi plehu
    në skenë doli Mehmet Shehu.
    Karta e fundit shteg nuk gjeti
    vet ia kthej revolen vetit.
    Ne jem’ kala e lashtë
    s’merrëm mrena as nga jashtë.
    Shpata e mprehtë e Enver Hoxhës
    çdo armiku do t’i bje kokës.

    Grupi i Hasit

  • “Grupi Hasit” me te lumte goja e dora,
    Edhe une ashtu jo vetem ty te doja,
    Mbare shqipnia e shumevujtur, pa Te,
    Antishqiptaret tashme,mos i degjofte.
    Hasi,Tropoja e mbare Shqiperia..
    Nuk duan me dit, “qotelargu”,c’thote ,
    Grupi Hasit me ty e drejta.
    Do ngadhnjoje,se eshte e verteta.
    Ai,Enveri ishte vete vetetima,
    50 vjet mbrodhesi, pat shqiperia.
    Pluralizmin ne vete e sollem..
    Po nuk zhjodhem faren qe mbollem.
    Mbollem grure na dolli egjer..
    Mjere ne c’po bejme, si te verber.
    Mjaft me degjome keta pseudoatdhetare,
    Nga pas 90ta,meqafe vendin na kane marre,
    Te ngrihet brezi i Ri,si ne Luften N.Clirimtare
    Te na siguroje,,me voten popullore
    Dhimbia e madhe popull!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *