Nga Viktor Malaj
“Më ka marrë Zoti peng” – Lulzim Basha
Para disa kohësh, kur isha në Laç ua bëra të ditur të gjithë shqiptarëve se “Zoti më ka marrë peng”. Shumëkush u çudit, të tjerë nuk besuan dhe ka ende jobesimtarë midis nesh, madje shumë, që tallen me fjalët e mija.
Mirëpo unë kam vendosur t’ju tregoj sot ndodhinë e rëndësishme dhe të madhërishme jo për mua, por për gjithë popullin shqiptar.
Në një ditë të nxehtë vere, vetë Zoti më bëri thirrje ta takoj. Shkova në një shpellë të veçantë, ku më kishte çuar fjalë se më priste. Nuk ishte si Shpella e Hiras në Arabinë e largët ku Profetit Muhamed iu shfaq Zoti 1400 vjet më parë, një shpellë e lagësht, me myk, minj dhe lakuriq nate.
Jo! Shpella ku unë takova Zotin tim ndodhej në katin e trembëdhjetë të një pallati shumëkatësh në qendër të Tiranës, të ndërtuar me paratë e pastra të shqiptarëve. Ishte një shpellë luksoze, më e madhe se ajo e Hiras, plot dritë. Po më shumë se dritë kishte shpresë.
Kur u hap dera e shpellës derëtarët më bënë shenjë dhe hyra brenda. Pashë se në krye të një tryeze të madhe ndodheshin tre burra. Në të vërtetë ata nuk ishin si të gjithë vdekëtarët. Në mes qëndronte Zoti im dhe në të dy krahët e tij rrinin Haxhi Qamili dhe Abu Bakr Al-Baghdadi*.
Isha i emocionuar pa masë. Nuk kishin si të mos e vinin re gjendjen time, u ngritën të tre në këmbë dhe më hodhën krahët rreth qafës.
I pari e mori fjalën Zoti im, i cili tha: Hajde këtu Biri im. Në praninë e këtyre burrave engjëllorë, luftëtarë të lavdishëm të përparimit, do të të shpall sot si profetin tim në tokën shqiptare.
Këta dy engjëj do të të pastrojnë zemrën për të të mbrojtur nga mëkatet, ndërsa unë po të zbuloj të ardhmen e popullit tënd që është “Republika e Re” e cila do të realizohet nëpërmjet ngujimit në një çadër, shumë më të madhe se ajo e Timur gjakësorit. Në atë çadër do të qëndrosh dhe do të mbash fjalime të zjarrta duke bërë të njohur Fjalën Time dhe premtimin tim për popullin e shumëvuajtur shqiptar.
Të mahnitur nga fjalimet e tua, të përmbushura me premtime njimtare, në çadër do të mblidhen shumë njerëz. Republika e Vjetër do të zhbëhet dhe çdo gjë do të nisë nga e para. Shpalli armiq të gjithë jobesimtarët dhe premto zjarrëvënien si shpëtim të vendit dhe popullit.
Aty do të të vijnë në ndihmë gjithfarë ushtarësh të misionit tënd hyjnor, shkrimtarë, politikanë, artistë, humoristë, analistë dhe anarkistë, shakaxhinj dhe belaxhinj, virgjëresha dhe prostituta, mjekë dhe tregtarë të drogës. E ke në dorë t’i bindësh shqiptarët se tashmë shumica e tyre i janë bashkuar misionit tënd hyjnor. Premto paqe nëpërmjet luftës, drejtësi të kulluar si ajo që patëm vendosur dhe që të paudhët po na e gllabërojnë me kuçedrën që e quajnë “Reformë në Drejtësi”, premto ekonomi moderne si ajo e kioskave dhe firmave piramidale, zhvillim modern urbanistik si ai i viteve 1991-2013, energji elektrike dhe ujë falas, asnjë taksë nga biznesi etj.
Kur të sulmosh kundërshtarët politikë mos i kurse as mbështetësit e tyre evropianë pasi dihet se kush janë. Por, kij kujdes me të paudhët amerikanë. Atyre mos iu bjer drejtpërdrejt sepse janë ata që kanë qenë gjithnjë. Le të mbetet midis nesh: ata janë xhandar ndërkombëtar.
E pata përmendur faktin se shoku Enver ka pasur të drejtë kur i ka quajtur të tillë, mirëpo bëra gabim se ua thashë bashkëpunëtorëve të mi në një dhomë hoteli gjatë një vizite në SHBA në 1995 dhe ata na kishin përgjuar. U përpoqën të më dëmtonin. Për hakmarrje desha t’u hidhja një bombë brenda mureve të ambasadës së tyre në Tiranë në vitin 1998, por shërbëtori im nuk pranoi kryerjen e asaj detyre të shenjtë dhe prandaj po vuan tash njëzet vjet në izolim…
Pas Zotit tim e mori fjalën Al-Baghdadi i cili më shprehu besimin e plotë se me ndihmën e Allahut (Zotit) do të triumfoja mbi të gjithë mosbesimtarët dhe të paudhët, se nuk duhej të pranoja asnjë kompromis apo marrëveshje me kundërshtarët politikë, se parlamenti dhe zgjedhjet politike ishin një përrallë perëndimore dhe në pushtet duhej të vija vetëm me ngujime, me rrethim të institucioneve të pavlefshme të stilit perëndimor, me ultimatume, me përdorim të zjarrit në ndërtesat qeveritare dhe parlamentare si strofulla të djallit dhe vende të krimit, me përdorim të bombave molotov kundër policisë së shtetit etj.
Në fund të fundit,- vazhdoi ai- ju keni edhe përvojën e shtatorit 1998 që mund ta zbatoni në kushtet e reja por, përveç atyre që nuk i bashkohen fesë tënde politike, shpalli të korruptuar, të blerë edhe përfaqësuesit diplomatikë të Perëndimit.
Në mbyllje ai më tha se mënyra më e mirë për ta luftuar Perëndimin në një vend ku shumica e admiron atë është t’i premtosh atij populli me fjalime të zjarrta se mjetet më të mirë për të arritur vendet perëndimore janë sjelljet dhe veprimet plotësisht antiperëndim.
Haxhi Qamili tha se kishte vetëm një këshillë për mua: Djalë,- tha ai- për të sunduar ty të mjaftojnë demokratët e Shijakut, Kavajës dhe Mamurrasit. Po mirë do ishte t’i bësh për vete edhe nja dy lojtarë e disa tifozë të skuadrës së Futbollit të Tiranës, të cilët, si demokratë dhe perëndimorë të kulluar thërrisnin në kor: Allahu Akbar! Vdekje të kuqve!
Më erdhi radha të flisja. Tregova historinë e vërtetë dhe bëra autokritikë për gabimin e vitit 2017. Thashë se i kisha propozuar kundërshtarit tim, kriminelit Edi Rama, që ta merrnim pushtetin “një herë unë një herë ti”, në vend që t’i përmbahesha parimit të Zotit tim dhe t’i thosha kriminelit: “pushtetin një herë unë, përherë unë”.
Tani po shpalos platformën time që buron nga fryma e shenjtë që m’u transmetua në shpellën lavdiplotë të Tiranës.
Misioni ynë është një mision kombëtar e hyjnor dhe ne bëjmë betejë për njerëzit, për Shqipërinë, për të ardhmen e saj. Ne kemi hallin e njerëzve dhe nuk kërkojmë pushtet për vete. E shumta, unë kërkoj të bëhem kryeministër dhe t’iu sjell shqiptarëve ditët e lavdishme kur isha pjesë e qeverisë, kur e luftonim korrupsionin me leverdi të papara si në rastin e Rrugës së Kombit, të shpërthimit në Gërdec, kur ishim bërë tmerri i trafikantëve të drogës së Kartelit të Lazaratit, kur i shërbenim me përkushtim Shqipërisë si në rastin e Marrëveshjes së Detit me Greqinë.
Ne kujtojmë sot me mall dhe respekt organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme si ato të 1996 që e bënë Zotin tim president, të 2009 dhe 2011 kur unë u bëra kryetar i bashkisë së Tiranës dhe premtojmë se me ne në qeverisje proceset zgjedhore gjithnjë në këtë vend do të jenë të tilla, të bekuara. Shqipëria do shpëtojë nga Rilindja që e ka marrë peng bashkë me një grup oligarkësh që patën paturpësinë të na kthenin shpinën dhe të bëheshin miq e bashkëpunëtorë të hajdutit, mashtruesit dhe kryekriminelit Edi Rama.
Syplasurit thonë se kam shpirt të qulltë dhe nuk duan të shohin trupin tim të hijshëm, por shpifjet nuk do t’i ndalin dot virrmat e mia. Virrmat e mia do të vazhdojnë të dëgjohen tejembanë të shoqëruara me himnin, këngën solemne që i kushtohet atdheut. Unë nuk pranoj asnjë kompromis dhe nuk bëj asnjë hap mbrapa. Ne do të fitojmë. Ne jemi populli i Evropës megjithëse kemi vendosur të mos e dëgjojmë Evropën. Ato që ajo thotë ne i konsiderojmë “bullshit”. Ne kemi luftuar çdo ditë për hapjen e negociatave, por nuk do të ketë BE me qeverinë e Edi Ramës dhe jam i sigurt se Këshilli Evropian do të votojë për mos hapjen e negociatave.
Edi Rama e ka frikë hapjen e negociatave prandaj edhe ne po bëjmë çmos t’ia heqim këtë frikë këtij njeriu të paskrupullt dhe frikacak. Për këtë qëllim jam betuar në kishën e Laçit dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me disa parti evropiane të ekstremit të djathtë që janë kundër BE-së, si dhe me autoritetet skeptike holandeze, franceze, belge e kudo qofshin në mënyrë që ta vistojnë vetëm kur të vijmë ne në pushtet.
Ne jemi populli i lirisë dhe i demokracisë dhe besoj se ju kujtohen shumë mirë bilancet e qeverisjeve tona të përsëritura: rrahja e deputetëve kundërshtarë, burgosja, rrahja e gazetarëve dhe djegia e redaksive të gazetave, ngjarja e 21 janarit 2011. E ç’të rreshtoj tjetër?
Në leksionet e demokracisë i kemi dhënë shumë herë pavarësisht se shumica e shqiptarëve vazhdojnë të jenë mosmirënjohës ndaj nesh. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, qofshin ato monetare apo materiale. Këtë e tregojnë llogaritë tona bankare, vilat tona anekënd Shqipërisë dhe pranimi nga zori i 15 milionë eurove të buxhetit të shtetit për vjehrrin tim të nderuar.
Ne besojmë tek dinjiteti i njeriut prandaj nuk lëmë kundërshtar pa damkosur si familje dhe si fis, me ndihmën e teknologjisë, nëpërmjet “qytetarit dixhital” dhe regjistrimeve të tipit “Babale”. Ne besojmë tek familja dhe këtë e tregon qartë fakti se qysh kur dolëm ne në skenën politike divorcet janë pesëfishuar.
Për hir të rritjes së vlerave familjare kemi ngritur një departament të veçantë ku bëjnë pjesë figura të shquara të kësaj fushe si Grida Duma, Genc Pollo, Gazmend Bardhi (i cili është mendjehapur, pro martesave midis homoseksualëve) dhe si konsulent i jashtëm do të shërbejë zoti Shkëlzen Berisha. Ne besojmë pa masë edhe tek atdheu, gjë që e kemi provuar gjatë gjithë qeverisjeve tona të mëparshme dhe prandaj e kemi sakrifikuar sa herë na nevojitej marrja ose mbajtja medoemos e pushtetit. Demokracinë nuk e japim sepse ajo është e jona dhe demokracia jemi ne.
Ne premtojmë se sapo të vijmë në pushtet, dhe do të vijmë shpejt dhe me çdo mjet, do të çmontojmë gjithçka kanë bërë kundërshtarët tanë që janë djalli vetë, duke filluar me Reformën e kapur të Drejtësisë, Akademinë e Shkencave dhe çdo gjë tjetër. Ju e dini mjaft mirë sa të aftë jemi ne për shkatërrime dhe shkallmime pasi e kemi treguar gjatë viteve të demokracisë me minierat, fabrikat, sistemet kulluese, hekurudhat, rrethrrotullimin e Zogut të Zi, shëndetësinë, arsimin dhe çdo gjë tjetër që s’e kemi bërë vetë.
Për ta çuar deri në fund misionin tonë hyjnor ne kemi lidhur një Aleancë e cila është kundër parlamentit dhe zgjedhjeve. Kjo është Aleanca e Vlerave që ka kryefjalë zgjedhjet e lira, gjithmonë pa Edi Ramën kryeministër dhe gjithmonë të drejtuara vetëm prej nesh. Kjo është Aleanca Antikrim.
Në këtë aleancë bëjnë pjesë figura të shquara e të virtytshme të së kaluarës dhe të sotmes. Aleaten tonë kryesore, LSI-në, ne vërtetë e kemi quajtur në 2017 “organizatë kriminale që blen votat”, por tani ajo ka ndërruar rrënjësisht moral dhe sjellje pasi nuk drejtohet më nga burri, por nga gruaja. Këtë parti aleate, së bashku me PDIU-në i patëm quajtur shushunja në 2017, por tani ne kemi kuptuar se edhe shushunjat janë të vlefshme pasi thithin gjakun e keq dhe skifterët i bëjnë pëllumba. Tani pëllumbat nuk lindin nga vezët, por nga larvat gjakpirëse. Në këtë aleancë për zgjedhje të lira bën pjesë edhe xheneriku, famëshumi Nard Ndoka i cili qe ankuar kundër nesh disa vite më parë se i kishim vjedhur votat në qarkun e Shkodrës mirëpo ai ka ndërruar mendim sepse, siç thonë andej nga Shkodra “vetëm i marri rri gjithmonë me një palë mend”.
Aleancës tonë antikrim i bën nder pjesëmarrja e zotit Duka, të cilin dikur Zoti im e quante “Duka i krimit”, mirëpo fjala e tim Zoti i riedukon njerëzit dhe, me kalimin e viteve, bëhen armiq të krimit dhe luftëtarë të spikatur kundër tij. Nuk mund të lë këtu pa përmendur aleatin tonë të përhershëm z. Mediu, arkitektin e Gërdecit dhe qejfliun e furrave të gëlqeres kur ishte Ministër Mjedisi, lejet e të cilave i jepte për bamirësi dhe në shërbim të pastrimit mjedisor.
Në përpjekjet për drejtësi dhe atdhetarizëm nuk mund të mungonin edhe vëllezërit e idealit, zoti Dule që ka qenë përkrahësi më i madh i Marrëveshjes tonë historike për Detin me Greqinë dhe z. Shpëtim Idrizi si heroi i luftës për Çamërinë, sidomos kur i jepet ndonjë post aty tek patentat për të mbledhur para pa hesap që i përdor për zgjidhjen e çështjes çame.
Si gjithmonë, në fund më duhet të përmend ëmbëlsirën, zotin Dash Shehi, si figurë emblematike e parimësisë dhe oratorisë politike, si kontribues i vlefshëm i ekonomisë së kioskave dhe firmave piramidale gjatë sundimit tonë të parë dhe luftëtar i spikatur për krijimin e drejtësisë së lavdishme të viteve ’90. Kur shqiptarët e shohin këtë grup udhëheqësish legjendarë të betuar rreth meje për “luftë për jetë ose vdekje” nuk kanë si të mos gazmohen dhe frymëzohen.
Prandaj unë ju betohem sot në Kishën e Laçit dhe në Xhaminë e Ethem Beut se misionin tim hyjnor do ta çoj deri në fund, me hir ose pa hir dhe do t’i dërgoj në burg të gjithë jobesimtarët e fesë time politike, duke filluar me hajdutin Rama e, madje, edhe bukuroshen Balluku dhe krejt Rilindjen.
Ne jemi shpëtimi dhe e ardhmja, megjithëse kemi qenë disa herë zhgënjimi dhe e shkuara. Nëse ju duket se bëj gabime apo faje mos ma merrni për të madhe. Unë nuk kam faj pasi unë jam peng dhe pengjet janë gjithmonë të detyruar të bëjnë çfarë ua kërkon pengmarrësi. Unë jam peng i Zotit tim dhe i etjes time për pushtet. Prandaj, pas çdo proteste demokratike dhe paqësore me flakë e molotov, do më këndohet himni i pengmarrjes, që fillon: Unë jam Lulzim Basha/ Punët e këqija e fjalët e trasha/ Zotit tim s’i bije hasha/ Si është dora, është dhe masha.
* Al – Baghdadi – Udhëheqësi i Shtetit Islamik ( ISIS ).

Lulash Maskarai tè pret BURGU !!! Lulash i ZI KRIMINELI tè pret BURGU ! Lalash Batakçiu tè pret BURGU ! Lulash KRYEHAJDUTI tè pret BURGU !!! Lulash BANDITI dhe TRADHTARI që SHITE DETIN JON tè pret BURGU !!! USA dhe DASH ju sos Durimi me LUL KRIMINELIN dhe i kanè dhènè URDHÈR Urgjentisht PROKURORISÈ sè SHQIPÈRISÈ qè tè ARRESTOHET Lulash Zvarraniku bashkè me Krerèt mè tè Lartè tè PARTISÈ KRIMINALO-TERRORISTE (Demokratike) .
Përgëzime z. Malaj, e përkryer !
Besoj se radhën e ka Meta para Zotit e më pas Rama para Zotit. Jam kurioz të di se kush do të jenë Zotët e tyre.
Glaukias ——–
Dhe duke denuar keta u zgjidh
problemi i shqiptarve ?
jo glaukias …….
Duhet ”’ DENUAR ”’ sistemi qe prodhon Nihilizem .
Islam bedriun ju te gazetes vazhdoni ta mbani si monument te paprekshem te katundarit anadollak -komunist,qe i ndaloni me fanatizem lexuesit,qe tja zbuloje sadopak percen,ketij fosili muzeu mesjetar.
tung or tung!
bosh surratqimantishqiptari
duhet me e cu-e rrela ke noj exocist mi qit nga batha
ate qi i ka rras Mullahi salih !
pendryshe ka me u shndru ne nji exploziv qe rrethon trupin e rinise ,
duke i hedh ne ere
ne emer te Mullah salehut
Bukur! Duket si një rrëfim i gjatë e i lodhshëm, por nuk është dhe aq ashtu! Historia biblike e Zotit dhe profetëve të tij, është vetë historia e njerëzimut, që si e tillë është e shkruar në mijra vëllime, dhe ende shkruhet. Ç’janë dy faqe rrëfim për veprën e Zotit tonë, për Tokën e bekueme prej tij, që ia ka besue të dërguarit të tij, si shpëtimtar i Vdekatarëve të saj, që nëpërmjet sakrificës së Birit, më në fund do të shpërblehet, me krijimin e Parajsës në tokën e bekueme, të Republikës së Tij të Re, sado e gjatë dhe e lodhshme që të jetë kjo rrugë. Besim, Shpresë dhe Durim. Amin!
POSHTE TERRORISTAT ISLAMIKE
PERSE NUK I ARRESTON PROKURORIA
PERSE E LE AKOMA TE LIR KTE BATHQ!R$
Peng ? apo jetim pa te ardhme ?
mbas 1990 kemi arritur ne nje pike
ku te gjithe nuk jemi te lumtur .
edhe DEPRSIONI ka nderuar forme
Kur jetonim ne shoqerine e disiplines ,
ku ishin ligje qe te ndalonin , dhe rregulla per tu zbatuar ,
DEpresioni ishte organizuar mbi ndjenjen e fajit
ku akoma mund te gjenden te shkrojtura
ne manualet e psikiatrise ……
Sot depresioni eshte i organizuar duke mos qene
adekuat me kohen ,
sepse une qe punoje me mire
do ta mbaje vendin e punes , ti qe punon me pak rri pa pune ,
pra Konkurence ndermjet te varferve
te Farver kundra te varferve [ konkurent ]
ç’do vit te japin objektiva per ti arritur ,
dhe po nuk i arrite dote ta ngrene STEKEN ,
duke mos na konsideruar individe por Funksionar ,
kur mbyllet ndermarja shko ne shtepi te thone ,
por duke qendruar ne shtepi si mund te jetosh ?
te gjithe nuk jemi te lumtur me kete SISTEM ,
sidomos kur shikojme femijet tane , duke mos folur
per niperit ,[ duhen mbyllur syte ]
A eshte populli PENG i kesaj politike
Turbo kapitaliste ?
Globalizem —– do te thote
individe pa atdhe , pa historine gjuhen dhe traditat ,,,,,,,,,,,
njelloje si ato pulat ne kafazet e pularive .
FLM V.MALAJ.NE KTE DITE ME SHI E LAJME JO TE MIRA PER TERMETET NE ZONEN E KORÇES QE E DUA SHUME,JAME I DRTYRUARE TE QESH E TE QAJ ME LOTE GEZIMI E HIRDHERIMI.
-PER KTO LOT DO SHPREHEM HERE TJETER,PASI SOT MENDJA PO ME SHKON TE PROTESTA E 8 QERSHORIT SE KU DO TE PERFUBDOI KM RAMA,KY BURR I GJAT 198 CM,I CILI NUK DEGJON NGA VESHET TI DORZOJ PUSHTETIN SALIUT E KY LULIT ME POROSI TE ARGITES E KJO PER TI BERE QEJFIN DIK MARTINIT E KARLA-DEL-PONTES PER NGJARJET E SAJUARA NGA LULI KUR PAGUHEJ NE UMNIK-KOSOVE,KUCSHTEPIA E VERDHE NE BURREL U BE Q.ZJARRI PER TE “MBROJTUR” USHTARET E S.MOLLOSHEVIÇIT..!
-E TE GJITHA KTO FIJE I DREJTON I NJEJTI NJERI SI DIKUR ME 1992 KUR U BE PRESIDENT PER SE DYTI HERE NE SHTET-RRETHIM.
Po mire ia bejne o Ethem
Se nuk i mbajti premtimet qe dha per ndeshkim, por vazhdoi ne rrugen e korrulsionit.
Tani t korruptuarit e pandeshkuar e kane vene perpara dhe ai na kerkon prape ta votojme se po na kercenohet stabiliteti.
Po c faj kane votusit qe Rama genjeu o Etem?
Sa here duhet t genjehet populli nga ata qe ngjiten ne krye te PS, fitojne zgjedhjet duke share Saliun e pastaj i futen ne krevat t Sllobodankes?
ketu kane pergjegjesi disa politikane kryesore europiane,si doull,kryetari i ppe.ne disa rastedeputete te parlamenteve te jermanise,hollandes kane mbeshtetur dhe nxitur pd ne rrugen pa krye.si eshte e mundur qe forca simoter e pd nuk distancohen edhe sot nga veprimet kriminale e korruptive,te vertetuara,te s.berishes l.bashes.si mundet qe ppe dhe simotrat e pd nuk denojne aktet terroriste te pd,nuk distancohen prere,nuk e perjashtojne nga ppe.dje plagosen 10 police dhe lul bashen e presin ne cdu?a do te pranohej per dialog nje parti terroriste ne gjermani?aq me teper qe e quajne akoma opozite,kur vete ne menyre te ndergjegjeshme kane djegur mandatet?praktikisht sipas ligjit jane zevendesuar.pra dialogu mund te behet vetem me ata qe sot jane legjitime.jane lideret jashte parlamentit?partite po te duan riorganizohen,rizgjdhin,ndeshkojne fajtoret.nuk e bejne se jane parti klanesh familiare?atehere nukjane perdemokraci,nuk duhet te jene as ne ppe.nuk besoj se ppe ka ne thelb principe te tilla demokratike.nuk besoj se europa demokratike do te jet e tille,europe e partive te klaneve familiare.ndryshe duhet te therrasim njezeri “lavdi leninit me percaktimin qe i ben europes tek shkrimi “mbi parullen e shteteve te bashkuara te europes””””
PD KRIMI , LSI GRABITJA , PDIU HAJDUTÈRIA dhe Fatmir HALE Mediu , NUK vijne KURRÈ mè nè PUSHTET , por do shkojnë nê BURG , sa të filloj punë SPAK dhe BKH
Pengu me i madh ne Shqiperi eshte Edi Rama. Eshte Pend i Mafies te ciles i ka falur Ekonomine me koncesion. Dhe Mafia e mban Peng ne zyren e kryeministrit. Rezultati i kesaj Pengmarrje eshte Varferia e shtuar nga kjo Ekonomi e rrenuar koncesionesh mafioze.
Te ishte zot Berisha hajde de. Po’ ai eshte per vete lulash tek padronet e dosjeve qe fillojne nga Parisi, Beogradi e deri pertej oqeanit.
Kur permend Paridhin, gjeja e pare qe te shkon ndermend eshte qyteti me te cilin lidhet fati dhe kariera politike e pothuajse tere eunukeve qe kane sunduar me hir dhe me pahir shqiptaret. Cudi e mesme kjo gjimono.