Peniani bëhet gati: Është koha për betejën finale

anazapta

Koreja e Veriut e konsideron nul armëpushimin e vitit 1953 me Korenë e Jugut duke filluar që sot. Lajmi publikohet në gazetën “Rodong Sinmun”, e përditshme e partisë së punëtorëve koreanoveriorë, e cila është shprehur se “ka ardhur koha për betejën finale”. Koreja e Jugut dhe SHBA kanë nisur sot manovrat e përbashkëta ushtarake “Key Resolve”, në mes të tensioneve në gadishullin korean, pak kohë pasi marrëdhëniet u acaruan për shkak të testeve bërthamore të Penianit. Koreja e veriut i ka cilësuar manovrat si provokim dhe plan për një invazion të vërtetë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *