Qeveria e Koresë së Veriut ka premtuar dje se do të intensifikojë programin nuklear përballë asaj që ata e konsiderojnë si “armiqësi” të komunitetit ndërkombëtar.
Reagimi i Penianit vjen 2 ditë pasi Asambleja e Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar Këshilli të Sigurimit, përmes një rezolute jodetyruese që Gjykata Penale Ndërkombëtare të hetojë krimet kundër njerëzimit të bëra nga regjimi koreano-verior.
“Refuzojmë tërësisht aprovimin e forcuar të kësaj rezolute të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara me objektivin që të rrëzojë sistemin tonë socialist të përqendruar në popull”, ka thënë Ministri i Jashtëm përmes një komunikate. Në të thuhet gjithashtu se “këto veprime armiqësore nga ana e Shteteve të Bashkuara detyrojnë Korenë e Veriut që të mos shmangë një provë të re nukleare”.
“Aftësia jonë ushtarake do të intensifikohet pa limit, si përgatitje përballë një ndërhyrje ushtarake dhe një sulmi të armatosur”, ka shtuar ai.
“Arsyeja përse Shtetet e Bashkuara kanë bërë këtë sulm në lidhje me të drejtat njerëzore (kundër Penianit) është, sepse po tenton të kërkojnë një pretekst për një ndërhyrje ushtarake”, ka thënë Ministri i Jashtëm.

Per ata qe i ka marre malli per Enverin, ja ku e keni kopjen e tij qe te cmalleni.
Nje ndryshim me Laverin se ai kishte kallashnikov rus,dhe ky djali ka nje tip fisheku qe e nis nga karriga e tij e pelcet tek aTaivani ne Tirane ose diku ne nje vend tjeter me me rendesi