Pensionet dhe shtesat / Pagesat suplementare, ja lista e 241 përfituesve të rinj

Ornela

Puna për llogaritjen e përfitimeve që ju takojnë personave që kanë kryer punë në miniera nën tokë, si dhe atyre që kanë punuar në industrinë e naftës dhe të gazit dhe në metalurgji po vijon me ritme të shpejta. Për këtë javë organet e sigurimeve shoqërore bëjnë me dije se ekspertët kanë konfirmuar përfitimin e pagesave për qindra përfitues të rinj në të gjithë vendin që tashmë bëhen pjesë e skemës suplementare.

Përgjatë ditës së djeshme, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka zbardhur listën me 241 përfituesit e rinj në qytete të ndryshme të vendit që sigurojnë pensionin dhe shtesat në bazë të zbatimit të ligjit nr.29\2019, listë të cilën e gjeni të plotë bashkangjitur shkrimit. Për secilin prej përfituesve të listës së detajuar është përcaktuar edhe qendra se ku duhet të paraqiten për të marrë pensionin apo shtesën që ju takon për punët e kryera në miniera, metalurgji, si dhe industrinë e naftës dhe të gazit.

Përfitimi, sipas përcaktimeve në ligjin Nr. 29/2019, jepet me kërkesën e të interesuarit, i cili e ka paraqitur atë pranë agjencisë së sigurimeve shoqërore të vendbanimit të tij, ose pranë sporteleve të shërbimit në ato bashki ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit, së bashku me dokumentacionin përkatës, sipas përcaktimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave dhe rregulloreve të ISSH-së.

Pension për shkak të profesionit kanë të drejtë që ta përfitojnë ish-punonjësit, të cilët kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë; trajtimi me përfitime përpara moshës dhe kushteve të përcaktuara në dispozitat e ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, do të vazhdojë të bëhet sipas përcaktimeve në dispozitat e ligjit nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Të drejtën e marrjes së këtij lloj përfitimi e gëzojnë edhe të gjithë ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 1, “Punë, që hyjnë në kategorinë e parë”.

Po ashtu kanë të drejtë që të marrin pension për shkak të profesionit edhe ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 2, “Punë, që hyjnë në kategorinë e dytë, dhe personeli inxhiniero-teknik, që ka punuar në ndërmarrjet e sistemit të naftës, sipas listës së miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Kategoria tjetër që trajtohet me pensione të kësaj kategorie janë edhe ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në metalurgji në profesione, punë dhe ndërmarrje, sipas përcaktimeve në krerët III, VIII e XII, të pasqyrës nr. 1, të vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”.

Ndërsa shtesë mbi pensionin e pleqërisë dhe mbi pensionin e invaliditetit, mund të përfitojnë: ish-punonjësit, sipas përcaktimeve në ligjin për trajtimet suplementare, të cilët kanë përfituar pension pleqërie ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension pleqërie, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Shtesën mbi pension e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesionet dhe punët e përcaktuara në këtë ligj; Gjithashtu shtesën mbi pension e përfitojnë edhe personat që marrin pension sipas ligjit nr. 150/2014 “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, kur data e lindjes së të drejtës për pension është deri më 31.12.2014.

 

KLIKO: Lista e re me emrat 

Share This Article
3 Comments
  • Mashtrinet e Edi Rames

    Pensioni duhet te jete minimumi $ 400 ,
    dhe asistenca per te papunet minimumi $300

    Ne kete menyre mund te beje nje jete dinjituze edhe pensionusti edhe i papuni ne Shqiperi

    Por kjo gje harrihet kur prishen koncesionet e Kastratit tek Ruga e Kombit dhe gjithe koncesionet e tjera

    dhe gjithe PPP. pa perjashtim

  • Rajmond, Pensionet dhe pagesa e papunesise rriten kur rritet ekonomia, dhe ne fakt investimet dhe PPPsi nje forme per te investuar, jane nje menyre per te rritur ekonomine. Keshtu ka ecur gjithe bota. Ekonomia ecen me ligje se mund ta besh shume kollaj 400 dollare po pastaj te con inflacioni kete katerqindsh ne 150.

  • O mashtrues ,Mjaf i thojne Mjaft me reklama boshe .
    Keto zagare kane bere edhe pisllek fare pa llogjike .Te dalet ne pension mbas 90 i trajtojne me mire se ajo pjesa tjeter qe ka punuar para 90 ,ku keta te dytet i trajtojne shume me keq dhe tallen ..kjo eshte kulmi .Nje kusheriri i im dentist ,ne 90 doli ne pension dhe mer gjithsejt 14000 leke pension ne muaj ???,mire o Lali Eri shume i “zgjuar” je dhe u tregove ??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *