Greqia dhe Italia vazhdojnë të refuzojnë përfshirjen e emigrantëve shqiptarë në skemën e pensioneve. Edhe pse ka pasur tentativa të përsëritura, në rrugë diplomatike të shtetit shqiptar, përgjigjja e vazhdueshme e marrë ka qenë vetëm refuzimi. Kjo edhe për shkak të kostove të larta, por edhe të ndikimit që ka kriza aktuale ekonomike dhe financiare në të dy vendet
Kriza ekonomike e pranishme në Europë dhe mjaft e thellë si në Itali dhe sidomos në Greqi, ka bërë që një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë të humbasin vendet e punës. Këtë e tregon fakti se, ndërsa niveli i papunësisë në Itali është aktualisht rreth 13%, niveli i papunësisë për emigrantët shqiptarë është mbi 18.8%. Më i lartë është ky nivel për gratë, në një masë prej 19.7%. Për të rinjtë në moshë 15 deri në 24 vjeç, niveli i papunësisë është tepër i lartë dhe kap shifrën prej 43%. Po kështu, niveli i papunësisë në Greqi është më i lartë se në Itali, arrin në një masë prej 27.6%, duke qenë më i larti në Europë.
Padyshim, pasojat e krizës ekonomike dhe të papunësisë, kanë një kosto jo të lehtë për emigrantët tanë. Në kushtet e një krize ekonomike në të gjithë sektorët, pa dyshim më të prekurit dhe më të rrezikuarit janë emigrantët. Pasojat e saj tek emigracioni shqiptar ndihen në disa aspekte:
Së pari, duke humbur vendet e punës, përkeqësohen së tepërmi problemet sociale të tyre, duke i përballur ata me pamundësinë e jetesës.
Së dyti, duke mos përballuar jetesën në vendet ku janë rezidentë, një nga drejtimet e mbijetesës është kthimi në Shqipëri, ku përballen me vështirësi shumë të mëdha. Në këto kushte, ku dhe në Shqipëri ndihen dukshëm efektet e krizës, tregu i punës nuk mundet të absorbojë një numër të madh force pune.
Së treti, në këtë kuadër, në vështirësi të mëdha janë dhe për fëmijët e tyre, që kanë frekuentuar shkolla në vendet ku kanë qenë, dhe nuk janë familjarizuar me sistemin tonë arsimor, ose nuk e dinë mirë gjuhën shqipe.
Së katërti, problem është strehimi, duke pasur parasysh se një pjesë e mirë e emigrantëve i kanë shitur banesat.
Së pesti, papunësia ka pasoja sociale për të sotmen dhe të nesërmen. Themi për të nesërmen, pasi duke mos qenë në marrëdhënie pune, rritet pamundësia për të plotësuar vjetërsinë e punës që kërkohet për të përfituar pension.
Problemet me sigurimet shoqërore të emigrantëve
Para së gjithash, është e nevojshme të theksojmë se mungesa e një marrëveshje të dyanshme ndërmjet dy vendeve, bën që si Italia, Greqia, dhe vendet e tjera, ashtu dhe Shqipëria, të zbatojnë legjislacionin respektiv në fushën e sigurimeve shoqërore, bazuar në kontributet e derdhura në secilin vend dhe në kërkesat respektive për përfitimin e pensionit.
Sistemi i sigurimeve shoqërore italiane përcakton se gjatë gjithë jetës të aktivitetit të punës, në cilësinë e të punësuarit dhe të të vetëpunësuarit, punonjësit derdhin kontribute për të ushqyer fondin e pensioneve publike. Me këto fonde jepen tre tipe pensionesh, pensione invaliditeti, të pleqërisë dhe pension familjar. Më të zakonshmet janë pensionet e pleqërisë. Duke qenë një emigracion i ri, imigrantët shqiptarë, e kanë të vështirë për të plotësuar kushtet për pension në vendet fqinje dhe po ashtu dhe në Shqipëri.
Le ta shpjegojmë këtë fenomen:
Bazuar në legjislacionin italian dhe grek, për të përfituar një pension, krahas vjetërsisë kontributive në punë, e cila aktualisht është në proces zgjatjeje, për përfitimin e pensionit kërkohen 20 vite vjetërsi kontributive, të cilat llogariten me javë të punuara. Por duhet të kemi parasysh se emigracioni ynë është i ri dhe janë të rralla ato raste të plotësimit të këtyre kushteve, e kështu rrjedhimisht emigrantët shqiptarë që plotësojnë moshën privohen nga përfitimi i pensionit.
Bazuar në legjislacionin shqiptar, për t’u përfshirë në kushtet e pensionit, qoftë dhe të pjesshëm, është e domosdoshme një vjetërsi kontributive jo më pak se 15 vite. Kjo vjetërsi kontributive, në shumë raste, është e paarritshme, por edhe nëse plotësohet, të ardhurat që përfitohen prej saj janë aq minimale, sa nuk mund të mendohet që pensionisti ta përballojë jetesën.
Emigracioni shqiptar është relativisht shumë më i ri se ai i vendeve të tjera jokomunitare të Europës dhe të vendeve të tjera joeuropiane. Por një pjesë e mirë e emigrantëve ka punuar në Shqipëri, duke poseduar një vjetërsi pune kontributive në ish-ndërmarrjet shtetërore apo kooperativat bujqësore, apo dhe në bizneset private. Në kushtet e këtij emigracioni, tepër të madh krahasuar me popullsinë, vjetërsia kontributive e tyre është e ndarë në dy pjesë; vjetërsi kontributive në Shqipëri dhe vjetërsi kontributive në shtetin ku janë rezidente.
Po të marrim në mënyrë hipotetike që një emigrant shqiptar në Shqipëri ka një vjetërsi pune prej 14 vitesh dhe në Itali 19 vite, pra gjithsej 33 vite, ky person nuk përfiton pension si në Shqipëri, ashtu dhe në Itali.
Duke qenë në kushtet e një shteti, ku numri i emigrantëve është shumë i madh (Itali dhe Greqi) dhe ende nuk ka një marrëveshje bilaterale për njohjen respektive të vjetërsisë kontributive në të dy vendet, emigrantët shqiptarë ndihen të diskriminuar, pasi pjesa më e madhe e tyre privohen nga përfitimi i pensioneve, duke mbetur pa mjete jetese, kur plotësojnë moshën për pension. Këtë e shpjegon fakti, se megjithëse emigracioni Itali, është në një masë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë, numri i pensionistëve është tepër i vogël, krahasuar me komunitetet e tjera. Thënë më thjesht, numri i vogël i pensioneve të komunitetit shqiptar në Itali, shpjegohet me faktin e pamundësisë së këtij komuniteti për të kompletuar vjetërsinë prej 20 vitesh, për t’u përfshirë në kushte pensioni. Kështu, nga rreth 30 mijë emigrantë shqiptarë të moshës së tretë, vetëm 1921 persona trajtohen me pensione në Itali. Në këtë kuadër, qeverive të vendeve fqinje u intereson, që të lënë pa pagesa për pension shtetasit shqiptarë, se sa të paguajnë një faturë financiare, dhe aq më tepër në kohë krize. Në këtë mënyrë zhvleftësohet djersa dhe mundi i emigrantëve dhe kontributi që kanë dhënë në ekonominë e këtyre vendeve dhe shpesh dhe në Shqipëri.
Me integrimin e Shqipërisë në BE, krahas të drejtave që do të ketë si anëtar i kësaj bashkësie, i jep të drejtën për lidhjen e marrëveshjeve dypalëshe për unifikimin e periudhave kontributive reciproke me shtetet përkatëse të BE-së. Pra në këto kushte, do të krijohej mundësia për bashkimin e periudhave të kontributeve, dhe për t’u përfshirë në kushte pensioni. Për ta shpjeguar më thjesht; një emigrant shqiptar që ka një vjetërsi kontributive në Shqipëri prej 10 vitesh, dhe në Itali apo Greqi jo më pak se 10 vite, përfshihet në kushte pensioni, si në këto vende, ashtu dhe në Shqipëri, ku secili shtet do të japë reciprokisht pjesën e tij të pensionit.
Sa më shumë të vonohet ky proces, aq më e vështirë, për të mos thënë e pamundur, do të jetë përfitimi i pensioneve për një kontingjent shumë të madh emigrantësh.
Lidhja e një marrëveshjeje të tillë me Belgjikën është një hap i mirë, mbasi u krye një praktikë e tillë me një vend të BE-së. Po kështu nisja e negociatave me Italinë është një hap në këtë drejtim, por që duhet vazhduar. Nga institucionet shtetërore, shoqërore dhe organizma të tjera, llogaritë për përfitimet nga anëtarësimi në BE, nuk duhet të bëhen vetëm për favoret dhe financimet që do të kemi, por të merren në konsideratë kushtet ekonomiko-sociale që u krijohen emigrantëve nga kohëzgjatja e anëtarësimit, duke i privuar nga e drejta për përfitimin e pensionit, pra të bazës së jetesës së tyre. Megjithatë, përderisa periudha deri në anëtarësimin në BE mund të jetë relativisht e gjatë, përpjekjet për lidhjen e marrëveshjeve bilaterale, duhen bërë nga të gjithë faktorët shtetërorë, shoqërorë e politikë, në mënyrë që dhe qytetarët shqiptarë, të trajtohen ashtu sikundër dhe qytetarët e tjerë europianë.
Dhe nuk bëhet fjalë për një numër të kufizuar qytetarësh, por për 1/3 e shtetasve shqiptarë që është jashtë vendit.
Si ka ndryshuar emigracioni shqiptar
Emigracioni shqiptar në Itali filloi në vitet ‘90 dhe përkon me fundin e sundimit të gjatë komunist gjatë të cilit ai ishte mohuar. Me shpërbërjen e ndërmarrjeve shtetërore e kooperativave bujqësore, emigracioni shërbeu si një valvul, për të amortizuar në mënyrë të ndjeshme problemet e mëdha social-ekonomike të vendit. Aktualisht, emigracioni shqiptar është sa 1/3 e popullsisë së regjistruar në regjistrin kombëtar, ku peshën kryesore e zënë Greqia dhe Italia
Edhe pas viteve 2000, ky emigracion ka vazhduar, por pa ato dyndjet e viteve të mëparshëm. Pas këtyre viteve ka ekzistuar emigracioni klandestin, por pjesa më e madhe e emigrantëve kanë shkuar si rezultat i lëvizjeve të rregullta, si bashkim familjar, punësim, përfitim shtetësie etj.
Aktualisht, në Itali, ky emigracion është i dyti ndër komunitetet e tjera emigratore. Me shtesën e numrit të bashkimeve familjare është rritur dhe procesi i stabilizimit, që e bën atë nga një emigracion të përkohshëm, në emigracion të qëndrueshëm.
Veçoritë social-demografike të komunitetit shqiptar në Itali janë:
– Shqiptarët përfaqësojnë komunitetin e dytë ndër qytetarët ekstrakomunitarë me qëndrim të rregullt në Itali.
– Emigrantët shqiptarë, duke filluar nga data 1.1.2013, janë në një numër 497.761, e barabartë me 13.2% të totalit të emigracionit nga qytetarët jokomunitarë me qëndrim të rregullt në Itali. Aktualisht ky numër i ka kaluar 500 mijë.
– 52.6% të qytetarëve me origjinë shqiptare janë burra, ndërsa prania e femrave është në 47.4%.
– Zona ku kemi një përqendrim më të madh të emigracionit shqiptar është Italia e Veriut, ku ndodhen rreth 61.8% të komunitetit, 27.2% në zonat qendrore, 9.7% në Jug të Italisë dhe 1.3% në ishuj.
– Kanë një moshë mesatare të re prej 30.5 vite që është moshë më e ulët se mesatarja e emigracionit në përgjithësi, e cila është 31.7%. Emigracioni shqiptar karakterizohet me një moshë më të lartë të minorenëve dhe të rinjve deri në moshën 29 vjeç. Kështu 27.5% e qytetarëve shqiptarë, nuk janë më shumë se 17 vjeç (mesatarja e komuniteteve të tjera me këtë moshë është në masën 24.1%), 11.5% është ndërmjet moshës 17 deri 24 vjeç (mesatarja e komuniteteve të tjerë është 9.3%) dhe 11.4% është ndërmjet moshës 25 deri 29 vjeç.
– Nxënës e studentë me origjinë shqiptare të regjistruar në vitin shkollor 2012/2013 kanë qenë 104.710.
– Familja paraqitet si motivi kryesor i prezencës në Itali; 53% e qytetarëve shqiptarë me leje qëndrimi të rregullt janë mbajtës të një leje për motive familjare. Lejet e qëndrimit për punë përfaqësojnë 43%.
– Numri i qytetarëve shqiptarë, që kanë një leje qëndrimi afatgjatë, është mbi 10% më i madh se ai i totalit të qytetarëve jokomunitarë.
Pjesëmarrja në tregun e punës
– Në Itali, popullsia me shtetësi shqiptare, me një moshë mbi 15 vjeç, pra në një moshë për punësim, është 465.075 qytetarë. Nga kjo masë popullsie janë të punësuar vetëm 50% e saj, krahasuar me 57.6% të mesatares së komuniteteve të tjera, mbi 15 vjeç. Nga këto rreth 11.5% përbëhet nga ata që janë punëkërkues, ndërsa 38.5% është një kuotë inaktive, të cilët nuk kanë zhvilluar asnjë orë pune në javë.
– Papunësia për shqiptarët ka arritur në një shifër të konsiderueshme prej 18.8%, duke e tejkaluar atë të mesatares së komuniteteve të tjerë jokomunitarë, që është në masën 14.5%.
– Fushat kryesore të punësimit për punonjësit me origjinë shqiptare janë industria 27.4%, ku ndërtimi zë 20.4%, agrikultura 23.3% dhe shërbimet 49.3%. Duhet evidentuar se janë pjesëmarrës në tregun e punës punonjës autonomë (të vetëpunësuar), ku një pjesë e tyre janë punëdhënës, të cilët kapin një numër prej 30,477 personash.
– Më shumë se gjysma e punonjësve shqiptarë merr një të ardhur mujore më të madhe se 1000 euro, vlerë më e madhe se kuota mesatare e qytetarëve të tjerë të Europës.
Shënim: Autori është përfaqësuesi i Patronatit INAS-CISL në Tiranë

Problemi qè shtrohet èshtè shqetèsues pèr tè gjithè emigrandet.pa dallim moshe mendoj unè,dikush po digjen se u kaloj mosha,dikush nuk i plotèson vitet minimale se u mungon puna,problem pèr zgjidhje nga tè dy qeverit èshtè urgjente marveshja .kur tè plotèsoj moshèn,tè mari sejcili kontributin pèr aq vite sa ka punuarè me rregulla e libèr,duke eleminuar jo 20 ,apo 15 vite….
Ky artikull eshte mashtrues. Per te punesuarit ne Itali pas 1996 nuk eshte e nevojshme te kene 20 vjet ne pune. Pensioni eshte kontributiv.
Edhe per ata te punesuar para 1996 kur t’i vije radha per pension Shqiperia do jete ne BE dhe automatikisht do t’i njihen kontributet ne te 2 vendet.
Artikuj te tille behen per te marre kontribute artikullshkruesi e per te mashtruar emigrantet.
Kjo mos perputhje ligjore buron nga qendrimi armiqsor i politikes se ndjekur nga dyshja Nano-Berisha.Kur u shtrua ne Samitin Evropjan sinje nga ceshtjet per te arthmen e emigrantve Shteti yne me Nanon u qeshnin italjanve e grekerve saqe i krahsuan me bagetit qedo kthen perseri ne tufen e dikurshme.
Gjej ne kete shkrim per here te pare nje analize te bazuar ne shifra per problemet e emigracionit shqiptar e vecanerisht per pensionistet. Problemi qe shtrohet mer nje rendesi edhe me te madhe per faktin sic pohohet ne kete shkrim, qe emigrantet perbejne 1/3 e popullsise shqiptare.
Ajo qe nuk ceket e qe per mendimin tim i ben shume te komplikuara marveshjet me shtetet europiane per pensionet e emigranteve, eshte raporti shume i diferencuar midis pensionit minimal ne Shqiperi, qofte edhe me 35 vjet kontribute, me pensionin minimal qe mund te arihet ne disa vende europiane me 15 vjet kontribute. Ky raport eshte nje me kater, pra nese nje pensionist shqiptar qe ka kontribuar edhe 35 vjet (duke shtuar ketu edhe kontributet shtojce pa punuar) mer diku aty 100 euro ne muaj, e nje pensionist qe ka kontrubuar 15 vjet ne nje vend te huaj mer me shume se 400 euro ne muaj.
Per vendet europiane te zhvilluara, do te ishte e marezishme te mendohej qe pensionisti mund ta perballonte jetesen me keto 400 euro pasi vetem qiraja e baneses eshte me e madhe se kjo shifer. Por ne te njejten kohe me llogarine e kontributeve, me ligj eshte percaktuar edhe niveli minimal i i jeteses i shprehur ne te ardhurat personale qe luhatet ne vartesi te buxhetit shteteror, ne kufirin nga 700 deri mbi njemije euro ne muaj me kompensime sociale .
Ne Shqiperi ka akoma ne shumice pensioniste me pension te plote pleqerie qe ne baze te kontributeve qe ne kohen e regjimit komunist, megjithe kompesimet sociale, mezi i arijne 100 eurot ne muaj.
Reforma e re per pensionet hedh njefare drite per nje perspektive te larget ne afrimin e pensionit mesatar me ato te vendeve te zhvilluara, por a mos ju duhet thene dhjetra mijerave pensionisteve aktuale, qe punuan kafsherisht gjithe jeten, beni cfare te doni e ndac vdisni se shteti nuk ka mundesi t’ju paguaj me shume sec keni kontribuar, kur eshte pikerisht shteti qe i solli ne kete gjendje ?
Nje emigrant ne Itali,pas 10 vjet qendrimi merr nenshtwtesine e kwsisoj konsiderohet nenshtetas italian.E kote te sqaroj me tutje.Sidoqofte shkrimi eshte mjaft I nwvojshem,bravo gazetes per krijimin e hapesires per problemet e emigranteve,flm dhe autorit.
Eshte njelloj , zoti 29Nentori , ligji per te perfituar pension minimal ne Itali , eshte i njejte si per italianet nenshtetesa , edhe per emigrantet , pra 20 vjet kontribute . Marrja e nenshtetesise pas 10 vjet rezidence , nuk te ndihmon aspak ne lidhje me pensionin . Italia nuk ka dy ligje pensioni , nje per nenshtetasit e nje per te huajt . Nje miku im , shqiptar me nenshtetesi italiane , me 14 vjet kontribute , ne moshen 65 vjeç , nuk merr asnje lloj pensioni , bile as asistence sociale , sepse e shoqia eshte ne pune dhe fiton mbi 12800 euro ne vit rroge , baras me dy fishin e standartit per person (qe eshte 6200 euro ne vit) . Per kete arsye , mikut tim 65 vjeçar , me 14 vjet kontribut , nenshtetas italian , nuk i takon asnje qindarke , eshte e detyruar me ligj ta mbaje e shoqia , qe merr rroge . Ky eshte ligji ne Itali , i njejte , per italianet dhe rezidentet e huaj mbi 10 vjet .
Fjale , fjale , e vetem fjale se …….nje dite me shprese…. se te shkretet emigrante fare pa atdhe , totalisht te braktisur, mund te kete pension Zor ta besoje njeri kete perralle . ! Deri kur edhe ne nje dite te kemi shtet,,!!!!!
Per komentin e lulimir, duke mos gjetur asnje arsye dhe perfitim per te mashtruar( qe nuk eshte ne tipin tim ), po pershkruaj dyshimin e tij, me legjislacionin aktual te marre nga INPS
2) Soggetti con primo accredito contributivo a decorrere dal 1° gennaio 1996
Dal 1° gennaio 2012, i soggetti per i quali il primo accredito contributivo decorre dal 1° gennaio 1996, possono conseguire il diritto alla pensione di vecchiaia, in presenza del requisito contributivo di 20 anni e del requisito anagrafico, al ricorrere di una delle seguenti condizioni:
Megjithate, i nderuar lulimir, nuk ta marr per keq. Te uroj mbaresi. Naim Balluku