Pensionet e pleqërisë, të moshuarit të ekspozuar ndaj varfërisë. Si mund të reduktohet varfëria dhe përmirësohen pensionet?

entela

Zoja është një grua që sapo i ka kaluar të 60-at dhe ka dalë në pension. Asaj i duhet të përballojë shpenzimet mujore, me një pension prej më pak se 17 mijë lekë në muaj.

Ajo thotë se ka punuar për më tepër se 30 vite, por ky është pensioni që përfiton në bazë të përllogaritjeve të viteve të punës dhe sigurimeve të paguara.

Megjithatë, ajo e quan veten me fat, edhe për faktin se herë pas here atë e ndihmon financiarisht i biri, emigrant në Itali.

Në Shqipëri janë me dhjetëra e qindra të moshuarit, të cilët nuk arrijnë të përballojnë jetesën me pensionet kur shpenzimeve të zakonshme iu shtohen edhe ato për kurim.

E vërteta është se pensionet e pleqërisë janë një mjet shumë i rëndësishëm, që ndikon në nivelin ekonomik të vendit. Këtë pohon edhe Organizata Ndërkombëtare e Punës, ILO, ndërsa vëren në një studim të publikuar së fundmi, se nga programet e mbrojtjes sociale që qeveria shqiptare përdor për të mbështetur shtresat më të varfra të shoqërisë, skema e pensioneve është më efikasja.

Studimi i zhvilluar në bashkëpunim mes Ekipit të Mbështetjes Teknike për Punën e Denjë në ILO dhe Zyrës Qendrore për Europën Lindore dhe Qendrore në Budapest vë theksin në faktin se Shqipëria është një vend që po shkon me ritme të shpejta drejt rritjes së moshës së popullsisë.

“Që nga 1990, ka pasur një rënie të shpejtë dhe të fortë të nivelit të fertilitetit total nga 3.2 fëmijë për grua në 1990 në 1.6 në vitin 2010. Për më tepër, që nga mesi i 1990 ka pasur një fluks të rëndësishëm të largimit migrator i cili ka vazhduar si i tillë deri në ditët e sotme. Sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara, pjesa e të moshuarve pritet të rritet nga 14.7 përqind në 2020 në 25.5 përqind në 2050.”

ILO raportoi se në vitin 2019, në Shqipëri përfituan pension të pleqërisë 729,816 persona, por ky numër do të rritet me tej.

Nga ana tjetër masa e pensionit është shumë poshtë pagës mesatare në vend, çka e ekspozon popullsinë e vjetër në moshë ndaj fenomenit të varfërisë.

Numri i popullsisë që trajtohet me pension është më i lartë se i personave, që trajtohen me ndihmë ekonomike. Sipas të dhënave, numri i vlerësuar i anëtarëve të familjeve që marrin ndihmë ekonomike është 8.0% e popullsisë më 2019, nivel ky, shumë më i ulët se përqindja e popullsisë, që i ka të ardhurat nën 40% të mesatares kombëtare.

Por si mund të reduktohet varëfëria dhe përmirësohen pensionet?

Organizata Ndërkombëtare e Punës sheh si mjet efikas për reduktimin e varfërisë përmirësimin e pagesës së pensioneve.

Përmirësimi do të mund të arrihet përmes një serie masash, që përfshijnë një reformë në tregun e punës, sidomos në uljen e informalitetit.

Aktualisht vetëm 44.5 përqind e popullsisë me moshë 20–64 vjeç në Shqipëri kontribuojnë në Sistemin e Sigurimeve Shoqërore.

“Kur mbulimi kontributiv është në një nivel kaq të ulët, aplikimi i një parimi strikt kontributiv ndërmjet të pasurit të drejtë për përfitim dhe pagesës së kontributeve nënkupton që në afat gjatë më shumë se 55 përqind e personave të moshuar nuk do të kenë të drejtë për të pasur pensione nga kontributet.”, vërehet në studim.

“Përveç pensioneve të pleqërisë, përfitimet e tjera për mbrojtjen sociale në para, si ato kontributore ashtu edhe ato jo kontributive, tregojnë performancë të dukshme të varfër në kuptim të mbulimit të përfituesve dhe mjaftueshmërisë së përfitimit. Një arsye për këtë është që një numër i madh i punonjësve nuk kualifikohen për përfitime të sigurimeve shoqërore për shkak se ata nuk kanë paguar kontributet për periudhën e kërkuar.”,– vërehet në raport.

Një studim në formën e anketës të realizuar nga ILO ka gjetur se në tregtinë me pakicë, informaliteti arrin edhe në 80% dhe kamuflohet si punë pa pagesë në biznesin e familjes. Organizata thekson se popullsia në moshë pune duhet të nxitet të punojë dhe vendi duhet të ulë përqindjen e popullsisë joaktive, e cila po vjen në rritje pas pandemisë.

“Reforma e pensioneve e vitit 2015, e cila shtrëngoi kushtet e pranueshmërisë, kufizoi më tej aksesin në të drejtën e pensionit. Arsyet kryesore për mbulim të ulët janë: pjesëmarrje relativisht e ulët në forcën e punës dhe papunësia e lartë (në veçanti për të rinjtë dhe femrat), mungesa e rregjistrimit për shkak të informalitetit dhe raportimi më i ulët i pagës. Nëse nuk merret ndonjë veprim për të zgjeruar mbulimin, kostot e garantimit të sigurisë së të ardhurave për të moshuarit thjesht do të kalojnë nga sistemi kontributiv në pensionin social të financuar nga buxheti i Shtetit.”

Nevoja për mbrojtje sociale të zgjeruar

Aktualisht, pothuajse të gjithë personat e moshuar (duke përfshirë të gjithë popullsinë 70 vjeç e sipër) marrin pensione pleqërie.  Numri total i pensionistëve të pleqërisë e kalon numrin e popullsisë 65 vjeç e sipër dhe mbulon më shumë se 90% të popullsisë në moshë 60 vjeç e sipër. Mosha mesatare e pensioneve të futura rishtaz në 2019 ishte 65.1 vjeç për meshkujt dhe 61.0 vjeç për femrat. Për shkak të mbulimit të madh të përfituesve me pensione pleqërie, numri i përfituesve me pensione sociale ishte vetëm 2,631 në 2018 në kundërshtim me parashikimin e vlerësimit fillestar për 5,000.

“Megjithëse niveli i përfitimit është modest (shumë afër me standardet minimale), pensionet e pleqërisë dhe familjes kanë ndikimin më të rëndësishëm në reduktimin e varfërisë sidomos ndërmjet të moshuarve.”,- vërehet në raport./SI

 

e,r.dita

Share This Article
12 Comments
  • Mendoni të aderojnë në partinë e Jenishehrit të gjithë pensionistët. Automatikisht ai do të bëhej kryeministër. Fat i madh që janë të hapërdarë në 140 parti, këta pensionistët e Shqipërisë.

    • Turpi me I madh I ketyre banditeve politikane ,jane pensionet qesharake .Me gjithe ate mos u merzisni o pensioniste te mjere e te neperkembur , se Amerika I ka gjetur banditeve politiqare 20 miliard Euro neper. banks she do kemi risk te mire.qe te kemi.minimalen e.mbijeteses ne te ardhmen.

  • mend ne koke ju qe jua hiqni nga goja femijeve dhe

    vetes tuaj sot, dhe ja jepni edroges qe do tu jap per

    pension (ate mikun dmth)

    kush paguan sigurime shoqerore eshte armik i vetes

  • E ku len te perndjekurit politik lek per pensionistet.Ata jane te pangopur.Po marin miljona dhe akoma jane te pakenaqur,kur pensionisti po mere therrimet.Te perndjekurit politik,te keqinj kane qene ne monizem,akoma me te poshter jane sot ne demokraci.E ropen shtetin,e ropen kete popull.

  • Turpi me I madh I ketyre banditeve politikane ,jane pensionet qesharake .Me gjithe ate mos u merzisni o pensioniste te mjere e te neperkembur , se Amerika I ka gjetur banditeve politiqare 20 miliard Euro neper. banks she do kemi risk te mire.qe te keni .minimalen e.mbijeteses ne te ardhmen.

  • Nuk e lexova artikullin,eshte faji I pensionisteve,mos I jepni voten ketije qeni(Rames).
    Jane afersisht 650 mije pensionist,ne kete menyre fundoset. Sa do vone do te jete objekt I SPAK.

  • Edhe ne analizen e gjendjes se sigurimeve shoqerore dhe shendetesore del konkluzioni se shqiptaret nuk kane aftesi shtetformuese dhe duhet te vije nje fuqi e madhe te qeverise.

  • Mos beni propagande pro qeveritare,por shtrojeni problemin me themel!

    Nuk e kuptoj pse tallen keta zhgarravitesit e ketyre shkrimeve kur duan te zene me goje sikur iu hap barku per varferine dhe pensionet,por bejne sikur harrojne Minimumin Jetik te Njeriut ne Shqiperi,por ,si duket as vete nuk ia kane idene se per cfare sherben ky percaktim!
    Minimumi jetik i NJERIUT nga ana llogjike nenkupton te ardhurat,qe i duhen nje njeriu te vetem per te jetuar si NJERI ne dallim nga KAFSHA!
    Ne se Europa e ka te percaktuar kete minimum,pse nuk merret metologjia e tyre dhe te zbatohet ne Shqiperi?
    Pse derdellitet ne pergjithesi per VARFERI,per rroge minimale,per te ARDHURA PER FRYME 3 dollare ne muaj etj,qe jane lojra fjalesh dhe nuk zgjidhin asgje?
    Minimumi jetik i NJERIUT,ne nje shtet demokratik duhet te ishte detyra e pare qe duhet te vinte ne jete shteti!
    Se kemi 30 vjet qe degjojme sharje e shpifje nga te gjitha llojet per TALLONIN KOMUNIST,por nuk guxohet te flitet se sot shqiptaret jane me shume te SHTYPUR DHE SHFRYTEZUAR se ne socializem!
    Akoma derdellitet per bllokun e udheheqjes komuniste,pra ulurihet per UJKUN,por nuk flet njeri se CAKALLI ka bere kerdine!
    Nuk degjohen te vuajturit,por vetem te pasurit,ata qe kane perfituar nga pushtetet e ketyre 30 vjeteve!
    Derdellitet se jemi vend i varfer,por buxheti i shtetit shperdorohet ne menyren me kriminale te mundeshme nga qeveria!
    Hidhen paturpesisht 20 milione leke per restaurimin e nje shtepie te vjeter e te vetmuar fshatare ne Nivice,ku nuk kishte as uje,as drita e as rruge te shtruara!
    Ku nuk kishte as pyll,as lule e as pula qe te justifikohej ardhja e turisteve atje!
    Pse u harxhuan milionat atje kur fare mire mund te ishin ndertuar 2-3 cerdhe femijesh ne lagjet periferike te Tiranes,qe ne mijra femije nuk ka asnje cerdhe?
    Per cfare eshte bere mani kriminale TURIZMI,sikur shteti eshte i turisteve e jo i popullit?
    Del kryeministri dhe na tregon pamjet e nje vreshti ne Permet,qe eshte ngritur me paret e nje fshatari,kur keto 30 vjet u zhduken mijra ha me vreshta ullishte,pyje,uzina,kombinate,fabrika,miniera,etj,etj?
    Pse behet propagande gebelsiane,kur kryeministri Rama bredh pa asnje arsye ne Austri per te asistuar ne binjakezimin e Universitetit te Kamzes me ate te Vienes,kur per kete ceremoni ishin te mjaftueshem vetem rektori i universitetit,hajde edhe ministri i Bujqesise?
    Pse duheshin shperdoruar miliona euro per disa dhjetra zyrtare kur ato mund te perdoreshin per halle te tjera me te domosdoshme?
    Por e keqja eshte se Ramen nuk ka kush i kerkon llogari per keto shperdorime dhe kane fytyre dhe shajne socializmin,kur vete Enver Hoxha doli jashte vendit vetem 4 here gjate jetes se tij!
    Mjaft me sofizma mediatike!
    Minimumi jetik i njeriut nuk eshte nje shifer e percaktuar apriori sic e do qeveria,as tek mundesite qe paska shteti sot!
    Se po te ishte per mundesi te shtetit,atehere nuk do te ishin dhene me PPP kriminale gjithe sherbimet shteterore me kosto katastrofike,por ato duhet t’i kryente vete shteti duke rritur rrogat e punonjesve!
    Por nuk i ka lene korrupsioni qeveritaret te veprojne ndryshe,ndersa llapaqenet e medias bejne lojra fjalesh me shkrime te tilla mashtruese!
    Se qe te percaktohet Minimumi jetik,vetem fatura e ujit sot ne cdo familje eshte sa gjysma e te ardhurave te nje pensionisti mesatar,ndersa te tjerat jane PALLAVRA!
    Mos e mbuloni varferine kriminale ne Shqiperi me sofizma te tilla!
    Dilni hapur dhe perplasiani ne fytyyre qeverise se po e shtyp dhe shfrytezon nje popull te tere,se per 8 vjet nuk u rriten asnje lek pensionet etj!

  • Si mund te kete pensione me te mira kur ekonomia eshte gati e gjitha informale.Nuk po them atje ku kontrolli eshte i veshtire por po flas per vendet e punes qe nuk duan shume mund per tu formalizuar.Po marrim shkollat private:
    CDo shkolle e ka te dokumentuar numrin e nxenesve per cdo klase dhe eshte e qarte sasia e mesimdhenesve ,per te cilet duhen paguar sigurimet. Asnje pronar shkolle nuk paraqet numrin real te mesimdhenesve duke genjyer.Se dyti ne keto institucione asnje punonjesi nuk i paguhen sigurimet sipas pages por deklarohen me page sa te nje pa kualifikuar.Se treti pronaret i kercenojne punonjesit me nderprerje arbitrare te kontrates.Ata bejne kontrata te cilat nuk ua japin ne dore asnehere mesimdhenrsve. Se katerti,ne shume raste nuk u paguajne sigurimet per periudhen e pushimeve verore.Te tilla ndodhin edhe ne institucionet shendetesore private.Keto lloj institucionesh nuk kerkojne shume mund per verifikim.Nuk po flas per punent sezonale e te tjera.Keto jane detyra te Qeverise ,Ministrve,Sigurimeve shoqerore e te tjera.Po nuk u formalizua ekonomia nuk mund te marre pensionisti page me te mirre.Eshte qesharake te punosh 35-vite pune me pagen me te larte te mesuesit e te marresh pension as 35% te pages mujore,per nje cope buke thate.Keto turpe ndodhin vetem ne shtetin demotakercita te Shqiptareve.

  • Si mund te kete pensione me te mira kur ekonomia eshte gati e gjitha informale.Nuk po them atje ku kontrolli eshte i veshtire por po flas per vendet e punes qe nuk duan shume mund per tu formalizuar.Po marrim shkollat private:
    Cdo shkolle e ka te dokumentuar numrin e nxenesve per cdo klase dhe eshte e qarte sasia e mesimdhenesve ,per te cilet duhen paguar sigurimet. Asnje pronar shkolle nuk paraqet numrin real te mesimdhenesve duke genjyer.Se dyti ne keto institucione asnje punonjesi nuk i paguhen sigurimet sipas pages por deklarohen me page sa te nje pa kualifikuari.Se treti pronaret i kercenojne punonjesit me nderprerje arbitrare te kontrates.Ata bejne kontrata te cilat nuk ua japin ne dore asnehere mesimdhenesve. Se katerti,ne shume raste nuk u paguajne sigurimet per periudhen e pushimeve verore.Te tilla ndodhin edhe ne institucionet shendetesore private.Keto lloj institucionesh nuk kerkojne shume mund per verifikim.Nuk po flas per punent sezonale e te tjera.Keto jane detyra te Qeverise ,Ministrve,Sigurimeve shoqerore e te tjera.Po nuk u formalizua ekonomia nuk mund te marre pensionisti page me te mirre.Eshte qesharake te punosh 35-vite pune me pagen me te larte te mesuesit e te marresh pension as 35% te pages mujore,per nje cope buke thate.Keto turpe ndodhin vetem ne shtetin demotakercita te Shqiptareve.

  • Per ato kapele republike qe kane vene ne koke , ne rinine e tyre ,rinine qe vendoste te tilla kapele jo vetem e diskreditonin publikisht por i shkatarronin eshe te ardhemen e tyre.
    Keto pleq jane njerezit me te rrezikshem
    Kur te tjereve i shkatarronin te ardhmen,per vete e paskan enderuar, turp tu vije,sepse jane enveriste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *