Pensionet para vitit 1996, rritje me 170­-3700 lekë

Dita

Pensionet që janë caktuar para vitit 1996 do të rriten me 170 deri në 3700 lekë. Qeveria pritet që të miratojë brenda muajt Prill një vendim të ri për rritjen e pensioneve të vjetra pas propozimit të bërë nga Ministria e Mirëqenies Sociale.

Bëhet fjalë për gjashtë kategori pensionesh që do të rriten.

Kategoria e parë janë pensionet që janë caktuar nga 1 Prilli 1996 deri në 31 Dhjetor 1996, të cilët do marrin shtesë prej 3700 lekësh.

Kategoria e dytë janë pensionet e caktuara me afat 1 Tetor 1995 deri në 31 Mars 1996, që marrin shtesë deri në 2500 lekë. Kategoria e tretë janë pensionet me datë caktimi 1 Maj 1995­30 Shtator 1995 dhe shtesa mujore në pension do jetë 400­2500 lekë.

Gjithashtu do të rriten pensionet e caktuara nga 1 Tetori 1994 deri në 30 Prill 1995 dhe shtesa do të jetë nga 500­2500 lekë. Në kategorinë e pestë janë pensionet me datë 1 Janar deri në 30 Shtator 1994 ku pensioni rritet me 1600­2500 lekë. Dhe kategoria e fundit që do përfitojnë rritje të pensioni, janë ata që kanë ndërprerë punë nga 1 Tetori deri në 31 Dhjetor 1993, ku shtesa do të jetë 180­2500 lekë.Vendimi pritet që të miratohet brenda muajit Prill nga qeveria dhe menjëherë më pas të moshuarit do të marrin shtesën në pension, raporton Scan.

Ministria e Mirëqenies Sociale e argumenton rritjen si të domosdoshme për një pjesë të pensionistëve. Kjo për shkak se këto pensione kanë qënë shumë të ulta dhe përgjatë viteve ato nuk janë rritur por vetëm janë indeksuar.

Share This Article
7 Comments
  • Vetem per ne ish ushtaraket nuk ju ben zemra te rishikoni qendriminh KRIMINAL te te gjitha qeverive PD dhe PS qe kane sunduar ne Shqiperi nga viti 1991 e deri me sot!
    Nje KAPTERR i dale ne rezerve ne vitin 2000 merr pension te parakohahem sa 3 fishi im qe kam dale ne rezerve ne 1993 si oficer me 28 vjet pune dhe grade major!
    Ja kjo eshte “DREJTESIA” fashiste e shtetit KRIMINEL!

  • Ju lutem shume,na lini rehat se na terbuat me keto shifra. Mamaja ka dy ore qe nuk e ze vendi duke enderruar shifrat qe keni publikuar. Edhe nje here,ju lutem shume,beni nje tabele me kater rreshta dhe tre kolona. Perdorni dollarin ose euron se leket i beni lemsh,te reja te vjetra. O njerez,tregoni pak fare kujdes per cfare thoni se jeni GAZETE,ju lutna shume

    • Bravo gazeta DITA,qe i cmendet njerezit e shkrete duke botuar shifra stratosferike !
      Pra qeveria do te rrite pensionet aq shume sa do t’u duhet pensionisteve te punesojne nga 304 bodigarde per t’ua ngarkuar thaset me leke cdo muaj!
      Kekej e tutje pensionistet do t’i bejne pushimet 6 muaj rresht ne Karaibe,se me nje rritje pensioni,sa shpallni ju prej 5.002.500 leke ne muaj ,mua me takon te paguaj pushimet vjetore te te gjithe presidenteve te SHBA-ve se bashku familjarisht!
      Pra MURDOKU do te jete FUKARA para nje pensionisti shqiptar!
      Kjo ishte SHAKAJA me e forte ne 1 mije vjecarin e fundit ne shkalle boterore!
      Fakti qe ju keni 2-3 dite qe nuk i korigjoni shifrat,tregon se paguani ne gazete njerez kaq te pa afte sa as ato qe shkruajne vete nuk i lexojne!

  • O niqiforrrrrr, o budall,
    Por ti ne vend qe te kerkosh rritje te pensionit duke nisur nga pensioni baze i kapterit e deri tek oficeri me i larte do te jepej vetvetiu nje pension me i larte. Ju duke luftuar pensionet e kapterave, ngelet per vehte nen nivelin e kapterave. Ju mori me qafe Zydiu me llogjiken e vet, me te ulet se te nje kapteri.

    • @ shaqo ziu!
      E kuptoj se je IDIOT funksional,por te pakten ruaje veten e mos dil kaq hapur se do te zene femijet me gure nga prapa!
      Ti si duket ne jeten tende ke patur te besh vetem me budallenj dhe midis tyre te eshte dukur vetja si me i zgjuari,prandaj per vleresimin e mendimeve te te tjereve,nuk perdor argumentet apo llogjiken,por si ETALON paske BUDALLAIN!
      Me siguri qe do kesh qene kapterr ne ushtri dhe akoma me siguri maksimale -HAJDUT profesionist,si te gjithe kapterret !
      Qe ta kuptosh ti,o kapterr hajduti,une nuk e kam me kapterret si shtrese apo si grade,por me ligjet dhe vete shtetin,qe u jep pension ca DORDOLECEVE TE VESHUR SI USHTARAKE dhe qe pervec hajdutllekut nuk i ka pase lidhur asgje me ushtrine,ndersa ne ushtarakeve te karieres,me akademi ushtarake dhge qe mbajtem ushtrine ne kembe per 50 vjet,marrim vetem nje lemoshe!
      Ti,e shoh qe ke cmiren e nje njeriu te ulet,injorant,pa vlera njerezore,pa le profesionale,qe ne ushtri te eshte dukur vetja i nenshtruar para oficereve,por ti nuki ke kuptuar se kudo jeta dhe puna keshtu eshte e organizuar kudo ne bote!
      GOMARET do sherbejne gjithmone per te ngarkuar dru,ndersa i zoti do t’u hipe siper dhe do tunde kembet!
      Epo te paguash GOMARIN me shume se te zotin e gomarit,vetem se ai eshte lodhur shume se e ka mbajtur te zotin mbi shpine tere jeten,kjo nuk shkon!
      Apo jo,zoti GOMAR shaqua???

      • Me fal niqifor,se nuk kisha pire ilacet kur replikova me ty!
        Megjithate me falet se sapo dola nga spitali nr.5!

  • mos e turperoni kryeministrin rama por beni punen keto difirencime qe keni bere te lene te kuptosh se keni kerkuar ku jane miqt tuaj ose vetem ata qe kjane ankuar.te gjitha pensionet para vitit 1996 kane qene shume te ulta per ata qe kan dale ne pension pas vitit 9o.aq me teper qe ata qe kan dale ne pension ne vitin 90 te gjithe kane vdekur.mund te kete mbetur ndonje e turp te keni qe nuk ja rrisni pensionin qofte dhe atije nje te mbeturi.jeni nepunesa qe shumzoheni me zero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *