Njohja e periudhave kontributive është një ndër problematikat më shqetësuese, e cila përbën edhe burimin kryesor të “konfliktit” mes ISSH-së dhe qytetarëve. Origjina e kësaj problematike, sipas drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, lidhet me mënyrat jonormale të mbajtjes së dokumenteve gjatë periudhës komuniste.
“Kemi probleme me gjeneralitetet, shkurtim emrash etj., kemi po ashtu ndërmarrje të djegura. për të cilat ne nuk kemi asnjë dokumentacion për të provuar nëse kanë punuar apo jo.
Për shkak të periudhës së tranzicionit që kaloi Shqipëria në 1997-n, kemi dokumente të falsifikuara, të korrigjuara etj., që s’mund t’u referohemi pa bërë më parë verifikimet përkatëse. Për këtë janë ndërmarrë disa masa konkrete për zgjidhjen e këtyre problemeve në rrugë administrative. Në 2017-n kemi reduktuar numrin e gjyqeve dhe këtë synojmë ta bëjmë edhe në vitet në vijim. Qëllimi është të mos i sorollatim njerëzit nëpër gjyqe, për këtë kemi vendosur të mos i apelojmë vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë”, shprehet Hado.
Në intervistën, dhënë për emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në TVSH, kreu i ISSH-së ndalet edhe në kriteret që kërkohen për këtë vit, skemën e pensioneve për emigrantët si edhe plotësimin e periudhës së sigurimeve përmes derdhjes së kontributeve vullnetare.
Cilat janë kriteret bazë për të aplikuar për pension pleqërie?
Kriteri bazë është mosha, përkatësisht 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç e 8 muaj për gratë, të cilat vitin tjetër dalin në pension 60 vjeç e 10 muaj, pasi skema e re parashikon rritje të moshës me 2 muaj çdo vit për këtë kategori. Kriteri tjetër është periudha kontributive, duhet të kesh të paktën 15 vite punë të siguruar.
Me 15 vite vjetërsi pune, merr minimumin e pensionit?
Nuk mund të themi merr minimumin e pensionit pasi shifra është produkt i viteve të punës, por edhe i pagës. Kështu, një person që ka 15 vite dhe ka punuar me pagë minimale do të marrë 7 mijë lekë të reja, sa është edhe pensioni social. Ndërsa një tjetër që ka po 15 vite, por ka pasur një pagë dyfish më të lartë, atëherë rrjedhimisht do të përfitojë më shumë, pasi me reformën, që ka nisur zbatimin në janar të 2015-s, pensioni është produkt i viteve të punës dhe pagës.
Cilat janë aktualisht skemat e pensioneve që aplikohen?
Skema e sigurimeve shoqërore në Shqipëri ofron tre lloj përfitimesh, që janë: pensioni i pleqërisë, pensioni i invaliditetit dhe ai familjar. Pensioni i invaliditetit ofrohet për ata persona, të cilët humbasin aftësinë për punë, ndërsa pensioni familjar iu jepet në përgjithësi fëmijëve jetimë ose bashkëshortes/it të ve. Gratë e marrin në moshën 55 vjeç nëse janë të papuna, ndërsa burrat në moshën 60 vjeç.
Sa i takon skemës së sigurimeve vullnetare, ç’mund të thoni, cila është situata?
Skema e sigurimeve shoqërore në të gjithë botën është e detyrueshme, por gjatë ciklit të jetës së një individi mund të kemi edhe momente të caktuara, ku për arsye të ndryshme nuk punojmë. Në këto raste është mundësia e mbulimit të këtyre periudhave përmes kontributeve vullnetare. Kjo do të thotë që çdo njeri, i cili nuk është në marrëdhënie pune, mund t’i blejë periudhat e sigurimit në mënyrë vullnetare.
Sa u takon emigrantëve, a ka një bashkëpunim me vendet ku ata jetojnë për njohjen e periudhave kontributive për efekt pensioni? Me cilat vende është arritur marrëveshja?
Për njohjen e periudhave kontributive duhet patjetër të ketë një marrëveshje bilaterale, pasi kemi të bëjmë me parimin e trajtimit në mënyrë të barabartë.
Cenohet ky proces nga fakti, që Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Europian?
Patjetër që e cenon, pasi vendet anëtare të BE-së nuk kanë marrëveshje, por kanë një rregullore, e cila aplikohet dhe koordinon të gjitha sistemet shoqërore të 27 vendeve. Duke qenë se ne nuk jemi ende pjesë e familjes evropiane, duhet patjetër të lidhim marrëveshje me çdo shtet. Ne kemi aktualisht 10 marrëveshje, nga të cilat 7 janë duke u implementuar, ndërsa 3 të tjera ende nuk kanë hyrë në fuqi. Problem mbetet mosfillimi i negociatave me Greqinë dhe Italinë. Në 1 dhjetor filloi të implementohet marrëveshja me Gjermaninë dhe ka një fluks shumë të madh kërkesash nga qytetarët shqiptarë që jetojnë atje.
Për ta qartësuar, mungesa e një marrëveshje me Italinë dhe Greqinë bën që të mos njihen vitet kontributive që emigrantët kanë këtu. Edhe nëse kthehen vitet e punës, atje sërish nuk njihen…
Po, sepse sigurimet shoqërore funksionojnë mbi bazën e kontributeve të paguara. Në këto kushte, ne duhet të marrin në konsideratë të gjitha periudhat e sigurimeve të realizuara në Shqipëri. Por në rast se ekziston një marrëveshje, të gjitha periudhat e sigurimit të realizuara në Shqipëri apo e kundërta, do të njihen për plotësimin e pragut të viteve që kërkohen. Sakaq, llogaritja e pensionit është në përgjegjësinë e shtetit që ka marrë lekët si kontribut. P.sh., nëse një qytetar shqiptar ka 13 vite pune punë këtu dhe 15 vite në Gjermani, kur i llogaritet pensioni nuk i llogaritet për 28 vite, por për 13. Pra, nuk kemi të bëjmë me transferim të lekëve mes dy vendeve. Por edhe vitet e punës në Gjermani nuk shkojnë dëm, pasi qytetarit i lind e drejta për të përfituar dy pensione.
Ka një paragjykim, që pensionet janë më të ulëta nga ajo që kemi paguar për vite me radhë. Si qëndron e vërteta?
Kjo vlen për ata që kanë paga të larta, mbi 1 milion lekë të vjetra. Kjo kategori nuk i merr lekët mbrapsht. Ndërsa po të flasim për fermerët, të vetëpunësuarit në qytete si edhe ata me pagë deri në 500 mijë lekë, këto kategori i marrin paratë që kanë paguar. Kjo lidhet edhe me rritjen e jetëgjatësisë. Tani pensioni gëzohet 16 deri në 17 vite, e cila po të llogaritet, është 150% e parave që janë derdhur gjatë 35 viteve në formën e kontributeve. Mos harrojmë edhe një gjë tjetër, që ne ofrojmë edhe pensione familjare dhe pensione invaliditeti. Mund të na ndodhë një sëmundje, një aksident, që na humbet mundësinë për punë.
Pra, është një lloj takse për sigurimin e jetës?
Kontributi i sigurimeve shoqërore nuk është taksë. Kontributet për sigurime shoqërore nuk janë aq publike, janë publike për ata që kontribuojnë, por jo për pjesën tjetër.
Statistikat flasin për një barazim të numrit të pensionistëve me atë të fuqisë punëtore, kjo do të çonte në kolaps ekonomik.
Situata është alarmante përsa i përket lindshmërisë, përsa i përket problemeve demografike që ndodhin në Shqipëri, që do të thotë se po bie frikshëm lindshmëria, më pak po lindin dhe, e dyta, jetëgjatësia është rritur. Skema e pensioneve është një nga ato që e pëson direkt nga ky disnivel demografik. Sepse do rritet numri i pensionistëve që do përfitojnë dhe do reduktohet numri i kontribuuesve, atyre që do punojnë. Dhe skema shqiptare funksionon mbi bazën e parimit të solidaritetit. Ne që jemi në moshë aktive në punë paguajmë, për të financuar pensionin e prindërve. Dhe kur të dalim ne në pension, do jenë fëmijët tanë që do financojnë. Në rast se do kemi më pak lindje dhe do kemi shtim të jetëgjatësisë, do vijë një moment që do na duhen më shumë para për të mbuluar. Që do të thotë, ose do kemi shumë deficit dhe do paguajnë shumë taksa brezat e ardhshëm, ose do ketë një problem financiar. Ndoshta është momenti që ne si shtet të ndërmarrim disa politika të tjera për nxitjen e lindshmërisë.
Për t’u kthyer tek institucioni juaj, janë të shumta gjyqet që zhvillohen. Cilat janë ankesat kryesore dhe a është bërë diçka për të zgjidhur këto mosmarrëveshje në rrugë joligjore?
Skema e pensioneve nuk është shkak, por pasojë. Një person që del sot në pension ka një përvojë pune 20 apo 30-vjeçare. Kjo do të thotë që ne marrim në shqyrtim dokumente, që i takojnë këtyre periudhave dhe çdo problematikë, që ato mund të kenë automatikisht do të reflektohet në pension. Shumica e konflikteve që ne kemi, ka të bëjë me njohjen e periudhave të sigurimit. Ky është një problem shqetësues, pasi ka pasur mënyra jonormale të mbajtjes së dokumentacionit në kohën e komunizmit. Në këto kushte, kemi probleme me gjeneralitetet, shkurtim emrash etj..
Kemi po ashtu ndërmarrje të djegura, për të cilat ne nuk kemi asnjë dokumentacion për të provuar nëse kanë punuar apo jo. Për shkak të periudhës së tranzicionit që kaloi Shqipëria në 1997-n, kemi dokumente të falsifikuara, të korrigjuara etj., që s’mund t’u referohemi pa bërë më parë verifikimet përkatëse. Për këtë janë ndërmarrë disa masa për zgjidhjen e këtyre problemeve në rrugë administrative. Në 2017-n kemi reduktuar numrin e gjyqeve dhe këtë synojmë ta bëjmë edhe në vitet në vijim. Qëllimi është të mos i sorollatim njerëzit nëpër gjyqe, për këtë kemi vendosur të mos i apelojmë vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe po ashtu iu njohim të drejtën e përfitimit të pensionit, që nga momenti kur mbushet mosha.
a.s/dita

o dita nuk na sqarove asgje si te veprojme per te gjetur vitet e punes para 90-es
Zoti Hado ka insistuar disa here se ne periudhen e komunizmit duk eshte mbajtur dokumentacion i sakte! Do ti lutesha qe mos te spekulloje me kete se o ka pase dokumentacion te sakte atehere, o s’ka kurre sot. Vendimet e gjykatave qe behen sot jane fallco, ndersa ata qe kane punuar ne te vertete me vendim emrimi dhe bordero pagase qofte dhe ne institucione, nuk u egzistojne dokumenta! Assitenca sociale pas humbjes se punes, qe ishte nje vit, egziston ne librezen e punes e firmosur dhe vulosur dhe nuk egziston ne zyrat qe e kane dhene. Ne kohen e komunizmit nuk kishte assistence sociale. Kjo i perket viteve pas 1990-es. Pse nuk gjendet? Dhe nuk ta llogarisin si vit pune ne pension, pavaresisht se eshte ne libreze dhe nuk eshte e vitit 1997 por e vitit 1993. E pra, kur humbasin vitet sot, ç’pyet me per 1997-en. Ana tjeter: nje pension qe personi ka pase rrogen shume here me te larte del shume i ulet dhe nje pension qe personi ka pase rroge shume te ulet del me i larte dhe hajde gjeje te verteten. Po lere, thuaj se s’ka zgjidhje kjo pune me. Merr ate qe te japin e mos u ndiej se do ta heqin e s’oyet njeri me.
ALPINI.
Zoti Hodo. Nuk dua te beje debat me ty ne distance.Kur ti nuk indinjon te presesh hallexhinjet ne zyren tende.Me pare mundet te takosh edhe nje nga shefat tuaj se sa ty.Personelin qe ke ne digaster i ke te pa afte dhe qe eshte me e keqia se edhe ty ta mashtrojne.Perkete kam dokumenta.Po qe se e ke me gjithe mendend punen .me lere nje takim.Nr tel 0697263641.
Gjithmone ju Z Hodo ,i prishni pune konkretisht refugjateve ,por e keqja eshte se i beni me koshjence ,dhe jo nga paaftesia e juaj .Konkretisht ,une njoh shume refugjate hallexhinj , qe do dalin ose kane dale ne pension ,pra jashte shqiperise ,dhe me keto marevashje qe po beni ju ,po i prishni pune ,por ta keni te Qarte zoti Hodo ,ata po ti pyesesh do te ju japin kete pergjigje ,ne shtesat 8 (diferencat ) pa diskutim do ja falim perendimit thone te gjithe ,bile te prere ne mendim . ,dhe kurre shtetit shqiptar ,nuk do ja falim qofte edhe nje grosh .(diferencat ) .Ju jeni shkaktare ,te ketyre lidhjeve te djallezuara te juajave , por do deshtoni .Perendimoret jane indiferente per keto probleme ,kurre nuk e kane pasur problem per ti ngritur keto probleme. ,vetem prishni pune ,ku jane me mijera persona shqiptare ,turp per ju .. Prandaj z Hodo ,,mos pini uje me pirua ,por me gota ,Gjithmone ngelet te djallezuar ,por njerezit sot ,kane gjak ,dhe nuk jane budallenj .Dhe gjithe kete imvestim te djallezuar qe po beni do ju shkoje dem ,nuk do perfitoni as edhe nje qindarke ne arken tuaj, vetem do prishni pune ,dhe po ti bini lapsit ,ju do dilni me humbje si shtet ,do ju bjeri forca blerese ,kete e kupton edhe bufi ??? Pa ju permendur ,pensionet qesharake ,qe u ipni pensionisteve ,jane shifra per tu tallur . Te rroje PPSH e jote e djallezuar ,por pa rendiment Z Hodo . Hiqni dore kunder popullit tuaj ,per ti prishur pune ,zoti do ju denoje ,dhe sdo ju ndihmoje ,.Mbaje mend nga une ,do apo sdo z Hodo , do dalin fjalet e mia .Po ja u perseris ::.Pini uje me gote dhe jo me pirua z Hodo .Koha do ju hedhi ne koshe te plehrave .Mos germoni kot ,qenin e ngordhur do gjeni Z Hodo.
Ju lutem gazeta e nderuar Dita,jepeni komentin tim ,duhet ta lexoje Hodo..
Ore drejtor po e sistemin e kaluar pagkuheshin kontributet per cdo person se i mbante shteti direkt dhe pasqyroheshin edhe ne bordero apo nuk ke punuar atehere ti. Shteti te pajiste me libreze ku pasqyrohej periudha e punes i vetmi dukument qe kishte i punesuari. Per asistencen e mbas viteve ’90 qe ishte nje vjecare perse num e llogarisni kur dihet qe qytetari ne asistence eshte paguar dhe shteti duhej te paguante edhe siguracionet per kete periudhe, mbas asistences rastis qe re jete marreleje lindje dhe kjo duhet llogaritur se ndrtshe nje qytetari i hiqen padrejtesisht afer dy vjet vjetersi. Po oer djegien a dokumentacionit si thoni ju ne vitin 97 pse duhet te penalizohet qytetari kur katrahuren e beri shteti? Nese ka abuzime dhe nuk i vertetoni dot, kjo eshte paaftesia e juaj. Nuk duhet te penalizohen qytetaret. Eshte padrejtesi shume e madhe qe oer nhe person qe ka mbi 40 vite pune, per faj te 97 te marre pension jo te plote qe e meriton. Pensionisti ka vetem librezen e punes si te vetmin dokument qe mund te vertetoj vitet e punes, te tjerat i ka shteti. Nese ka fallsifikime le t’i vertetoj institucioni dhe jo te penalizohet cdo kush qe nuk i dalin vitet e punes te siguruara tek depot e Lundres. Kjo eshte padrejtesi shume e madhe dhe nje tejlodhje fizike e shpirterore per kete moshe.
Eshte skeme piramidale, kaq mjafton
u dhjefsha skemen e kapitalizmit qe puna shperblehet kur ju barazuat 15 vjet me 0 vjet vetem per votat….fare e keqe politikan hajdut…..