Pensionet suplementare, miratohen ndryshimet në ligj

Elton Tafaruci

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar ndryshimet në ligjin për  pensionet suplementare që parashikojnë përfshirjen e rreth 100 punonjësve civilë të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes në skemën e sigurimeve shoqërore suplementare.

Efekti në buxhet për këtë shtesë pritet të jetë rreth 33 milion lekë.

Suplementi është llogaritur në masën 1% të pagës mesatare për çdo vit kontribut.

Kontributet që derdhen janë  në masën 5% të pagës referuese përbëjnë 3.400 lekë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *