“Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare në gjashtëmujorin e parë tregon një total asetesh neto prej 754.83 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 125.68 milionë lekë (19.98%) krahasuar me fundin e vitit 2014. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 5.38 milionë euro”, bën të ditur Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2015, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.06.2015 ishte 10,791 anëtarë duke shënuar rritje prej 27.09% krahasuar me fundin e vitit 2014. Asetet e fondeve të pensioneve janë investuar në obligacione të thesarit të Republikës së Shqipërisë. Totali i investimeve rreth 600 milionë lekë, duke shënuar një rritje me 31.40% krahasuar me fundin e vitit 2013
