Pensioni dhe shtesat: 155 përfituesit e radhës që kanë gati pagesat

Ornela

Skemës së përfitimeve suplementare i shtohen me qindra përfitues të rinj. Në vijim të procesit të llogaritjes së shtesave dhe pensioneve suplementare, ekspertët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore kanë përfunduar llogaritjen e pagesave për 155 persona që kanë kryer punë në miniera nëntokë, industrinë e gazit dhe të naftës, si dhe në metalurgji.

Në vijim të shkrimit do të gjeni listën e plotë të shtesave të llogaritura për këta përfitues në qytetet të ndryshme të vendit. Për secilin prej tyre është detajuar edhe qendra përkatëse ku duhet të paraqiten për të marrë pensionin apo shtesën që ju takon nga zbatimi i ligjit nr. 29/2019 “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”. Ndërkohë që janë me mijëra kërkesa të tjera të paraqitura pranë organeve të sigurimeve shoqërore që do i nënshtrohen verifikimit të kushteve nëse kanë të drejtë që të përfitojnë nga ky ligj, për punët e kryera në këto profile.

Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin përkatës, pensionin për shkak të profesionit (llojit të punës) kanë të drejtë të përfitojnë katër kategori. Kategoria e parë janë të gjithë ish-punonjësit, të cilët kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë; trajtimi me përfitime përpara moshës dhe kushteve të përcaktuara në dispozitat e ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, do të vazhdojë të bëhet sipas përcaktimeve në dispozitat e ligjit nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij.

Një tjetër kategori përfituese janë edhe ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 1, “Punë, që hyjnë në kategorinë e parë”, krerët IV, pikat 2 e 3, dhe XI, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”, të ndryshuar.

Kategoria e tretë janë ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 2, “Punë, që hyjnë në kategorinë e dytë”, kreu V, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori, për efekt pensioni”, të ndryshuar, dhe personeli inxhiniero-teknik, që ka punuar në ndërmarrjet e sistemit të naftës, sipas listës së miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave,.

Kategoria e katërt janë ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në metalurgji në profesione, punë dhe ndërmarrje, sipas përcaktimeve në krerët III, VIII e XII, të pasqyrës nr. 1, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”.

Ndërsa shtesë mbi pensionin e pleqërisë dhe mbi pensionin e invaliditetit, e përfitojnë: ish-punonjësit, sipas përcaktimeve në këtë ligj, të cilët kanë përfituar pension pleqërie ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension pleqërie, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Gjithashtu shtesën mbi pension, e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesionet dhe punët e përcaktuara në këtë ligj;, si edhe personat që marrin pension sipas ligjit nr. 150/2014 “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, kur data e lindjes së të drejtës për pension është deri më 31.12.2014. “Nga specialistët e sigurimeve shoqërore po punohet me kapacitet të plotë për mbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi dhe gjithkush të marrë atë që i takon.

Përfitimi, sipas përcaktimeve në ligjin Nr. 29/2019, jepet me kërkesën e të interesuarit, i cili e ka paraqitur atë pranë agjencisë së sigurimeve shoqërore të vendbanimit të tij, ose pranë sporteleve të shërbimit në ato bashki ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit, së bashku me dokumentacionin përkatës, sipas përcaktimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave dhe rregulloreve të ISSH-së”, konfirmojnë autoritetet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *