Pensioni social: Aplikimi do bëhet online, ja ku duhen dorëzuar dokumentet

J L

Sikundër ndodh me të gjitha shërbimet e tjera të skemës së sigurimeve shoqërore, edhe aplikimet për përfitimin e pensionit social nga të gjitha kategoritë përfituese, nga ky muaj e në vijim, do të mund të bëhen vetëm online nëpërmjet portalit qeveritar “e-albania”. Në vendimet e miratuara pak ditë më parë, qeveria ka përcaktuar se si duhet të veprohet, jo vetëm në plotësimin e kërkesës për përfitimin e këtij pensioni, por edhe të dokumenteve origjinale që duhet të dorëzohen.

Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin për sigurimet shoqërore, të drejtën për të siguruar një pension social e gëzon çdo individ që ka mbushur moshën 70 vjeç, kur fakton nëpërmjet dokumenteve përkatëse qendrimin e përhershëm në Shqipëri për të paktën 5 vitet e fundit, kur nuk plotëson kushtet për asnjë pension nga skema e detyrueshme, si dhe ka të ardhura që janë më të ulëta se sa ato që mund të sigurojë nëpërmjet pensionit social.

Aplikimi për pensionin social

“Shtetasi, që plotëson kriteret për trajtimin financiar me pension social, plotëson kërkesën nëpërmjet portalit qeveritar “e-albania”, ndërsa dokumentet origjinale duhet tëdërgohen nëpërmjet shërbimit postar, pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore ku aplikuesit kanë vendbanimin”, përcaktohet në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave së fundmi.

Për të bërë plotësimin e kërkesës çdo qytetar duhet që të hyjë fillimisht në portal, në adresën www.e-albania.al, dhe pasi të bëjë identifikimin përkatës si qytetar, duhet të zgjedhë shërbimin aplikim për pension social dhe të nisë plotësimin e të dhënave të përcaktuara në formularin përkatës. Në pjesën e parë të kërkesës për këtë lloj pensoni plotësohen të dhënat personale të aplikuesit, për të vijuar me pjesën e dytë, ku shtrohet kërkesa për pension social sipas kushteve të përcaktuara në ligjin përkatës. Ndërsa, pjesa e tretë e kërkesës përmban dokumentacionin shoqërues, më tej në pjesën e katërt duhet plotësuar deklarata për gjendjen social-ekonomike, si dhe në pjesën e fundit bëhet nënshkrimi i kërkesës për përfitim.Pasi të bëjë dërgimin e tij online, aplikuesi duhet të plotësojë edhe dosjen e dokumenteve origjinale tëkërkuara, të cilën duhet që ta dorëzojë pranë Postës Shqiptare, e cila më pas e përcjell në adresë të strukturave rajonale të sigurimeve shoqërore.

Dosja e dokumenteve që kërkohen për caktimin e këtij pensioni përfshin: kopjen e dokumentit të identifikimit të aplikuesit, certifikatën familjare që mund të shkarkohet në portalin e-albania, deklaratën për gjendjen social-ekonomike e cila plotësohet nga vetë aplikuesi, vërtetimi që konfirmon qëndrimin në Shqipëri për të paktën pesë vitet e fundit që sigurohet nga strukturat e gjendjes civile, vërtetim nga organet tatimore nëse ushtron ose jo veprimtari ekonomike që lëshohet nga Drejtoria Rajonale e Tatim–Taksave, certifkata pronësie nëse disponojnë të tilla, si dhe vërtetimin për ndihmën ekonomike, nëse është përfitues i saj.

Masa e pensionit social është e barabartë me të ardhurat minimale që sigurohen nga pensioni i pjesshëm i pleqërisë me 15 vite të siguruara me pagë minimale, i llogaritur në datën 31.12.2014. Masa e pensionit social për personat që kanë të ardhura nga burime të tjera do të jetë sa diferenca e pensionit social me të ardhurat e tjera që ka përfituesi.

Për të mos rrezikuar marrjen e kësaj pagese, përfituesi duhet të konfirmojë një herë në vit deklaratën për verifikimin e gjendjes social-ekonomike. Pensioni social duhet të tërhiqet nga përfituesi çdo muaj. Pagesa e pensionit social mund të ndërpritet në rast se nuk tërhiqet në qendrat e përcaktuara të pagesës sipas afateve të përcaktuara. Ekspertët sqarojnë se pensioni social mbyllet kur konstatohet se ka të dhëna jo të vërteta, lidhur me kushtet ligjore të përfitimit. Ndërkohë që pagesa e këtij pensioni nuk ndërpritet në rastet kur përfituesi është për kurim në spital. Në rastet kur personat kanë të ardhura nga burime të tjera, masa e pensionit social do të jetë sa diferenca e pensionit social me të ardhurat e tjera që ka përfituesi.

Indeksimi i pensioneve

Pensioni social, pensionet e pleqërisë, të invaliditetit, familjare, si edhe të ardhurat nga aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale indeksohen çdo vit për të kompensuar pasojat e ndryshimit të çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve të zgjedhura për nivelin minimal të jetesës së pensionistëve. Këshilli i Ministrave cakton listën e mallrave të zgjedhura, mbi të cilën llogaritet indeksi, metodën e llogaritjes dhe datën e indeksimit.

Lidhur me të drejtën e tërheqjes së pagesave mujore që përfshin skema e sigurimeve shoqërore, përcaktohet se pensionet e njohura, por të patërhequra do të paguhen në çdo kohë, por jo më shumë se për 3 vjet. Pensionet e caktuara, por të paguara më pak, jepen në çdo kohë, por jo më shumë se për 3 vjet. E drejta për të kërkuar shumat e marra tepër gjatë një viti, ushtrohet jo më vonë se 3 vjet nga marrja e tyre, por jo më vonë se 6 muaj nga data e konstatimit dhe masa e ndalesës për çdo muaj është 20 për qind e këstit mujor të pensionit. Personi, që ka përfituar pension ose të ardhura të tjera nga sigurimet shoqërore, në mënyra e mjete në kundërshtim me ligjin, detyrohet të kthejë të gjithë shumën e marrë tepër, të cilën e shlyen duke iu mbajtur çdo muaj 50 për qind e këstit mujor të përfitimit. Gjithashtu, personi dënohet me gjobë në masën katërfish të dëmit të shkaktuar, pavarësisht nga dënimi i parashikuar në dispozitën përkatëse të Kodit Penal.

Kushtet për të përfituar një pension social;

  • Mosha 70 vjeç.
  • Qendrimi i përhershëm në Shqipëri, të paktën për 5 vitet e fundit.
  • Kur nuk plotësohen kushtet për asnjë pension nga skema e detyrueshme.
  • Kur nuk ka të ardhura ose janë më të pakta se një pension social.

Çfarë duhet të dini rreth pagesave të pensionit social;

  • Përfituesi duhet të paraqesë një herë në vit konfirmiminpër gjendjen social- ekonomike.
  • Pensioni social tërhiqet nga përfituesi çdo muaj.
  • Pagesa e pensionit social ndërpritet në rast se nuk tërhiqet, në qendrat e përcaktuara të pagesës;
  • Pensioni social mbyllet kur konstatohet se ka të dhëna jo të vërteta, lidhur me kushtet ligjore të përfitimit.
  • Pensioni social nuk ndërpritet në rastet kur përfituesi është për kurim në spital.

Dosja e dokumenteve që duhet të dorëzoni për pensionin social:

  • Fotokopje e Kartës së identitetit.
  • Certifikatë familjare që mund të sigurohet portali e-Albania.
  • Deklaratë për gjëndjen social-ekonomike që plotësohet nga vetë përfituesi.
  • Vërtetim nga zyra e gjëndjes civile, që është banor në Shqipëri për të paktën 5 vite, nga koha që paraqet kërkesën.
  • Vërtetim nga organet tatimore, nëse ushtron ose jo veprimtari ekonomike.
  • Certifikatë pronësie dhe/ose akti i marrjes në pronësi/në përdorim të tokës.
  • Vërtetim për ndihmën ekonomike që konfirmohet nga Zyra e Shërbimit Social.
  • Deklaratë nëse je aksioner apo bashkëpronar në aktivitete ekonomike/ pasuri të patundshme, që nxjerr të ardhura që sigurohet nga vetë personi.
Share This Article
2 Comments
  • Bids pa ngjallu eshte my gjoja pension social shkresurinash on line. Ne se nje emigrant nuk ka mjete kete se dhe vjen ne atdhe ,atdhe I thote prit 5 vjet pastas si te kesh vdekur urie, po te jap nje kore buke

  • Pirdh te cfryhesh. Vdis pa ngjallu. Pas 5 vjetesh Atdheu te jep nje cope koreje buke o emigrant i mbetur troke ne udhet e botes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *