Pentagoni jep alarmin, rriten sulmet seksuale në ushtrinë amerikane

J L

Pentagoni bëri të ditur se numri i sulmeve seksuale në ushtrinë amerikane është rritur për gati 38% në vitin 2018, krahasuar me dy vjet më parë.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se një anketë anonime në ushtri ka nxjerrë në pah se 20,500 meshkuj dhe femra kanë përjetuar një lloj të sulmit seksual vitin e kaluar, krahasuar me 14,900 në vitin 2016.

Senatorja demokrate, Kristen Gillibrand, e cila është kandidate për presidente të SHBA-së më 2020 dhe bën fushatë për përndjekjen e krimeve seksuale në ushtri, tha se anketa e fundit jep alarmin për Kongresin që të veprojë.

“Sulmet seksuale vazhdojnë të rriten në mënyrë dramatike, ndërsa numri i rasteve që shkojnë në gjyq po zvogëlohet”, tha Gillibrand.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *