Pentagoni dhe Australia dërgojnë raketa në Ukrainë

J L

Pentagoni nuk po i ngadalëson furnizimet me armë për Ukrainën. Pentagoni ka njoftuar se do t’i rrisë furnizimet me raketa dhe mjete të tjera ushtarake.

Dhe ndërsa G7 shpalli sanksione të reja ekonomike dhe financiare kundër Moskës, BE po bën thirrje për një embargo totale ndaj gazit dhe naftës ruse dhe 27 ambasadorët e vendeve anëtare i japin dritën jeshile paketës së pestë të sanksioneve të BE-së.

Kjo paketë epërfshin, ndër të tjera, embargo graduale të importeve të qymyrit rus (sot pritet ratifikimi zyrtar i kryeqyteteve).

Edhe Australia ka lajmëruar se do të dërgojnë edhe furnizime të reja me raketa, dronë, e automjete të blinduara.

Bashkimi Evropian do të angazhojë 500 milionë euro të tjera (543 milionë dollarë) në mbështetje ushtarake për Ukrainën, njoftoi të enjten presidenti i Komisionit Evropian, Charles Michel. Premtimi e çon ndihmën ushtarake të BE-së për Ukrainën në një total prej 1.5 miliardë euro (1.63 miliardë dollarë) që kur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt, tha ai në një postim në Twitter.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *