Pep Guardiola: Luajtëm keq, pres kritika

redaktor

Trajneri i Bayern Munchen, Pep Guardiola, ka marrë mbi vete të gjithë përgjegjësinë e humbjes së thellë 0-4 ndaj Real Madrid duke deklaruar pas ndeshjes se nuk ke se çfarë thua pas një disfate të tillë.

Ndeshja – Urime Madridit, e merituan, sidomos për pjesën e parë. Është një mbrëmje e vështirë për ne. Jam krenar për ekipin tim. Humbja nuk erdhi për shkak të zotërimit të topit nga ana jonë. Nuk luajtëm mirë me njëri-tjetrin, ashtu siç bëmë në Madrid. Gabova dhe faji bie mbi mua.

Rezultati
– Kur humbet 0-4, nuk ke çfarë thua pasi çdo gjë që mund të thuash nuk të jep të drejtë. Mua më pëlqen të luaj me topin, ndërsa kundërshtari u mbronte dhe nisej në kundërsulme.

Lojtarët
– Gabova unë. Lojtarët gjithmonë vrapojnë dhe japin maksimumin. Gjithmonë flas me ta dhe kërkojmë të përmirësojmë lojën në mesfushë. Humbëm pasi nuk shfrytëzuam cilësitë tona.

Sezon i dështuar – E kam thënë edhe herë tjetër që pas “Tripletës”, më e mira që mund të bënim ishte të barazonim atë që u arrit një sezon më parë. Nuk e bëmë dot. Tani duhet të përmirësohemi si skuadër. Mendoj se pjesa e parë na dëmtoi shumë pasi lamë boshllëqe në mesfushë, që sipas meje është zona më e rëndësishme në futboll.

Share This Article
2 Comments
  • o Pep, lere fare shoku se e ke dhi sportin komplet. As Bayerni me grope i para disa viteve nuk luante kaq dobet.
    Kam pershtypjen se llojit te futbollit qe ti solle para disa vitesh, ja kane gjetur ilacin ekipet, edhe ti mbetesh vetem t’i pish lengun. Ndoshta jo cdo skeme i pershtatet cdo skuadre. bayerni i vjetshem kishte gjetur nje ekuiliber shume te mire mes dinamizmit dhe teknikes, kurse ky versioni yt me 800 pasa ne 10 metra katror eshte i lodhshem per t’u pare po kam pershtypjen edhe i merzitshem per t’u luajtur nga lojtaret…
    hajt kismet vitin tjeter…

  • Tregojne se kur Perfaqesuesja jone, pas barazimit 0-0 me RFGjermane, ne ndeshjen e kthimit u mund 6-0, u be analiza e ndeshjes. Z. Alla, i pergjigjet per humbjen “te deleguarit” dhe i thote se : ” miell mistri me dhate buke misri ju bera, pse si kujtoni se me miell mistri behet qahije”.
    E kunderta ka ndodhur me Guardiolen. Ai kishte ne dispozicion miell gruri e pas nje viti po na ben buke misri.
    E shkaterroj nje ekip te madh me mendim, disipline, force e vrull gjerman, ne nje ekip me futboll xhuxhmaxhuxhesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *